Në fund të majit pedagogët nga Universiteti i Korçës “Fan S. Noli” prof. dr. Ali Jashari dhe prof. dr. Dhimitri Bello e vizituan Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” për të nënshkruar një marrëveshje në lidhje me studime të doktoraturës. Ky program doktorature ka për qëllim t’iu ofrojë studentëve nga të gjitha vendet e Ballkanit studime në fushën e gjuhësisë krahasuese dhe të gjuhësisë ballkanike. Në program është parashikuar që pedagogë nga Universiteti i Sofjes të japin mësime në Korçë. Vizita e profesorëve Ali Jashari dhe Dhimitri Bello në universitet ishte lidhur edhe me një cikël leksionesh me studentët e specialitetit Ballkanistika. Ata bënë një prezantim kaq të hollësishëm në lidhje me prejardhjen e gjuhës shqipe dhe veçoritë e tij gjuhësore. Prof. dr. Ali Jashari ka botuar shumë libra në fushën e leksikologjisë dhe frazeologjisë, është zëvendësrektori i Universitetit të Korçës “Fan S. Noli” dhe pedagog në gjuhësinë dhe letërsinë shqipe.
Po të klikoni AUDIO do të dëgjoni intervistat me prof. dr. Ali Jashari dhe me prof. dr. Dhimitri Bello në lidhje me bashkëpunimin e ri midis Universitetit të Sofjes dhe Universitetit të Korçës, si edhe për afritë gjuhësore midis shqipes dhe bullgarishtes.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë suksesesh dhe vazhdon ta pozicionojë Bullgarinë në hartën globale të teknologjisë. Disa..
Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja. Do të ekspozohen midis 700 dhe..
Mundësitë për arsim të lartë cilësor në frëngjisht në Bullgari do të prezantohen gjatë një ekspozite arsimore në Shkup. Ngjarja është pjesë e fushatës “Continuons en français” – le të studiojmë në frëngjisht në universitetet bullgare” dhe do të..