Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

Në fotografinë (nga e majta në të djathtë): ministrat e punëve të jashtme të Bosnjë e Hercegovinës Sven Alakalaj dhe të Spanjës Migel Anhel Moratinos dhe komisionari për zgjerim të BE-së Shtefan Fjule gjatë kohës së takimin “BE – Ballkani Perëndimor”.
Foto: BGNES
Në takimin “BE – Ballkani Perëndimor”, që u zhvillua në Sarajevë, shoqëria ndërkombëtare ripohoi përkrahjen për integrimin evropian të rajonit. Përpjekjet e kryesisë spanjolle, që përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës të ulin në një tryezë u kurorëzuan me sukses. Një sukses ishte edhe fakti, se në sfondin e krizës ekonomike dhe skepticizmit të disa vendeve anëtare të BE-së ndaj zgjerimit të tij të mëtejshëm, udhëheqësit e bashkisë nuk dyshuan të deklarojnë haptazi, se integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane vazhdon të jetë një nga sfidat para formimit të Evropës demokratike dhe të bashkuar. Ministri bullgar i punëve të jashtme Nikollaj Mlladenov adresoi diskutimin e vet ndaj dy palëve në procesin e zgjerimit.

Zoti Mlladenov deklaroi, se Ballkani Perëndimor dhe BE-ja duhet të riafirmojnë dëshirën për bashkëpunim: vendet në perëndim nga Bullgaria – nëpërmjet reformave, ndërsa vet bashkimi – nëpërmjet angazhimit me të ardhmen evropiane të këtyre shteteve. Ministri bullgar u bëri apel qeverive të Ballkanit Perëndimor të punojnë ashtu, që në vitin 2014 vendet e tyre të marrin statusin e kandidat anëtareve të BE-së. Sipas diplomatit të parë bullgar në këtë mënyrë do t’i jepet fund një shekulli të përgjakshëm për Evropë, që filloi në vitin 1914 pikërisht në Sarajevë me Luftën e Parë Botërore.

Megjithëqë në kuadrin e takimit u ripohua perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, takimi në Sarajevë provokoi edhe disa mendime shqetësuese. Forumi përfundoi me një deklaratë hartuar vetëm nga kryesia spanjolle e BE-së. Nuk u arrit të miratohet një deklaratë e përbashkët zyrtare, sepse Serbia refuzoi të nënshkruajë një dokument firmosur nga Kosova. Deri më sot Kosova nuk është e njohur edhe nga vendi, i cili organizoi takimin në Sarajevë, në funksionin e vet të kryetarit të BE-së – Spanja. Akoma është e hapur çështja për emrin, me të cilin Maqedonia mund të hyjë në BE-në. Nuk është e zgjidhur edhe problemi me Bosnjë e Hercegovinën, e cila vazhdon të jetë protektorat ndërkombëtar, të ndarë sipas parimit etnik. Ministri i jashtëm spanjoll Migel Anhel Moratinos deklaroi kategorikisht, se që të ketë përparim në integrimin evropian të rajonit problemet midis bashkive etnike në Bosnjë e Hercegovinë, midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të zgjidhen. Mirëpo, sot mezi ka ndonjëri, i cili të jetë në gjendje të tregojë kur do të bëhet kjo.

Që këtu del konkluzioni, se megjithëqë në Sarajevë u konfirmua perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, akoma nuk mund të caktohet periudha, në të cilën kjo mund të ndodhë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gratë bullgare jetojnë 7.4 vjet më shumë se burrat

Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave me rastin e 1 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. 1 731 039..

botuar më 24-10-01 12.04.MD

"Toka e trëndafilave" - një film për shpresën se ne mund të jemi më të mirë dhe më të hapur ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara

Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara . Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të..

botuar më 24-09-30 7.30.PD

SOS për Kënetën Bojana - a do t'i mbijetojë ekosistemi unik pranë Sofjes bastisjeve të biznesit?

Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë ujore, amfibëve dhe zvarranikëve. Ky fenomen natyror ndodhet në 670 m mbi nivelin e detit midis disa..

botuar më 24-09-29 8.25.PD