Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Revolucioni energjetik – cilën anë të barrikadës ta zgjedhim

“Kriza më serioze ekonomike pas Luftës së dytë botërore tregon se duhet të rimendojmë qëndrimin tonë ndaj resurseve në botë – tha gjatë konferencës kryetarja e Kuvendit Popullor Cecka Caçeva (djathtas).
Foto: Tanja Harizahova
Vartësia e Bashkimit Evropian nga importi i energjisë elektrike tek viti 2030 do të shtohet nga 50% deri në 65%. Në të njëjtën kohë nevoja e importit të gazit për BE do të shtohet nga 84% deri në 93%. Ky fakt imponon një politikë të re në sektorin energjetik dhe rritje të kuotës së burimeve përtëritëse energjetike në miksin energjetik të Bashkimit Evropian. Aktualisht KE diskuton edhe çështjen për pakësimin më serioz të emisioneve të dëmshme karbonike. Tema do të diskutohet nga Këshilli i ministrave të ekologjisë së BE më 11 qershor të këtij viti.

“Revolucioni energjetik – cilën anë të barrikadës ta zgjedhim” ishte motoja e konferencës në Parlamentin bullgar, e cila u zhvillua në kuadrin e javës së gjelbër evropiane. Ajo shënohet nga 1 deri më 4 qershor në tërë BE dhe të gjitha shtetet anëtare janë thirrur të përfshihen në iniciativat ekologjike.

“Kriza më serioze ekonomike pas Luftës së dytë botërore tregon se duhet të rimendojmë qëndrimin tonë ndaj resurseve në botë – tha gjatë forumit kryetarja e parlamentit Cecka Caçeva. – Ekonomia vështirë mund të zhvillohet në bazën e energjisë elektrike tradicionale. Në të njëjtën kohë gazet e serës çojnë në ndryshime të klimës. Për të ndaluar këtë, në vend të parë është e nevojshme që të rimendojmë qëndrimin tonë ndaj mjedisit, në të cilin jetojmë. Si shtet, gjithashtu edhe si anëtare e BE Bullgaria është pjesë prej këtij ndryshimi të mendjes. Zhvillimi i ardhshëm energjetik i vendit nuk është vetëm sfidë, por edhe mundësi për ne. Ndërtimi i ekonomisë me përmbajtjen e ulët të karbonit do të thotë si teknologji moderne, ashtu dhe vende pune të reja.”

Efekti ekonomik nga pakësimi i emisioneve të dëmshme në BE deri në 30% do të kushtojë 81 mlrd. euro për një vit, d.m.th vetëm 11 mlrd. euro më shumë sesa janë parashikuar deri tani, komentoi Meglena Kuneva, ish komisarja evropiane e Bullgarisë, aktualisht këshilltare politike e zëvendëskryetarit të Komisionit Evropian Siim Kallas. Ajo shprehu shqetësimin e vet, a do të tregojë Evropa se është lidere në këtë qëllim strategjik. Sot investitori më i madh i energjisë së pastër është Kina, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa BE është në vendin e tretë. Për të arritur qëllimet e Bashkimit Evropian për rritjen e burimeve përtëritëse energjetike në prodhimin energjetik, duhet të investohet në ashtuquajturat “rrjete inteligjente”, të cilat do të japin mundësi që tepricat e energjisë së prodhuar nga burimet alternative të transferohen në vendet e tjera. Evropa e përdor kartën e rrugës për ndryshimet klimatike deri në vitin 2050, e cila thekson energjinë diellore dhe të erës, biomasën dhe burimet përtëritëse energjetike.

“Nëse Evropa shkon në këtë rrugë, deri në vitin 2050 ne do të kemi nevojë për 5 mijë metra katrorë panelesh diellore, që përbën një të mijtën prej territorit të Evropës, për afro 100 turbina të erës, të cilat duhet të instalohen gjatë 40 vjetëve të ardhshëm, gjithashtu dhe për 200 mln. makina elektrike dhe për një transmision shumë të pasur ndërrajonal të rrymës elektrike. Kjo rrymë elektrike duhet të instalohet deri në vitin 2050, në saje të së cilës shtetet do të kenë mundësi të sheshin energjinë e vet. Nëse deri në vitin 2050 Evropa ka 40% prej burimeve përtëritëse energjetike, duhet të ndërtohen 100 centrale të reja bërthamore – përgjithësoi perspektivat para Bashkimit Evropian Meglena Kuneva. – Si do të duket karta gjeografike e Evropës nga pikëpamja e energjetikës? Spanja dhe Italia do të jenë “Solaria”, Britania e Madhe dhe Irlanda do të bëhen ishull të erës, Ballkani do të shndërrohet në “Biomasburgu”-n, Skandinavia do të bëhet “Hidronia veriore”, ndërsa në perëndim do të jenë depot për energji dhe kapje të dyoksidit karbonik. Janë të nevojshëm politika dinamike, sigurimi i importit dhe parrezikshmëria e plotë për përdoruesin evropian dhe ekonominë evropiane”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD

Adhurues të thurjes bashkohen në një komunitet për të ruajtur zanatin tradicional

Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..

botuar më 24-12-21 6.15.PD

Në nivel personal, 60% e bullgarëve janë të kënaqur me vitin 2024, optimistë për vitin 2025 janë 47%

Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..

botuar më 24-12-20 11.48.PD