Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në krye të organizatës më të madhe profesionale të turizmit evropian

Irena Georgieva – kryetarja e Asociacionit të Operatorëve dhe Agjencive Turistike Bullgare
Foto: BGNES
Për dy vjet Bullgaria merr udhëheqjen e organizatës më të madhe profesionale të turizmit evropian – Komiteti Evropian i Asociacioneve të Operatorëve dhe Agjencive Turistike. Ky komitet u krijua në vitin 1961 dhe sot në të bashkohen asociacionet kombëtare turistike të të gjitha shteteve evropiane – anëtarë dhe kandidatë anëtarë të BE-së. vendi prezantohet në këtë organizatë prestigjioze nga Asociacioni i Operatorëve dhe Agjencive Turistike Bullgare. Kryetarja e tij Irena Georgieva do të qëndrojë në postin presidencial të organizatës evropiane për periudhën e viteve 2010-2012. Ajo do të mbajë përgjegjësinë për mbrojtjen e interesave të më se 80 mijë kompanive nga 30 shtete, anëtare të asociacionit. Ndër prioritetet kryesore të kryesisë bullgare do të jenë garantimi i të drejtave të konsumatorëve të udhëtimeve turistike dhe të udhëtarëve, që shfrytëzojnë vijat ajrore me buxhete të ulëta. Mendohet një variant, te i cili vonesa e madhe e fluturimit do të trajtohet si fluturim i anuluar dhe atëherë udhëtarët do të kenë të drejtën e kompensimeve më të larta financiare. Në qendrën e vëmendjes do të jetë krijimi i suazave të reja të politikës evropiane në fushën e turizmit. Në thelbin do të jetë ideja, që evropiani të stimulohet të udhëtojë dhe të pushojë në vendet evropiane. Për arritjen e këtij qëllimi parashikohet zgjatja e stinës turistike. Turistët do të ndahen në katër grupe konsumatorësh – të rinj, njerëz nga mosha e tretë, turistë me nevoja speciale dhe familje me të ardhura të ulëta. Parashikohet që në sektorin turistik të aplikohen teknologji të reja. Si kryesia bullgare e kësaj organizate prestigjioze do të ndikojë mbi turizmin bullgar, shpjegon Irena Georgieva.

“Pozita e Bullgarisë si kryetare e Komitetit Evropian të Asociacioneve të Operatorëve dhe Agjencive Turistike do të garantojë mundësi për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në politikën turistike evropiane. Do të disponojmë një informacion të hollësishëm dhe do të kemi mundësi të sinkronizojmë legjislacionin turistik bullgar me të evropian. Revizioni i direktivës së pakove të udhëtimit koincidon me hartimin e ligjit të ri për turizmin në Bullgari. Agjencitë dhe operatorët turistikë bullgarë do të kenë mundësi për kontakte më aktive me kolegët e tyre evropianë. Krahas kësaj do të kemi mundësi për nisma në përkrahje të turizmit bullgar. Kështu shpresojmë të kontribuojmë për afirmimin e Bullgarisë si një destinacion turistik. Të gjitha ato qëllime mund të arrihen nëpërmjet bashkimit të përpjekjeve të të gjitha subjekteve, që veprojnë në tregun turistik bullgar.”

Parashikimet evropiane për sezonin e ri turistik janë kryesisht negative. Pritet një tërheqje e turistëve me 15 për qind. Në Bullgari administrata shtetërore dhe përfaqësuesit e biznesit turistik japin parashikime të ndryshme. Sipas zëvendës ministrit të ekonomisë, energjetikës dhe turizmit Ivo Marinov në vend do të ketë një rritje me 5 për qind të rrymës turistike. Nga ana e vet përfaqësuesit e biznesit turistik presin një rrënje nga 5 deri në 10 për qind.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD