Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndërmjetësi shëndetësor

\r\nNdërmjetësi shëndetësor prezanton dhe përhap programet shëndetësore ndër pakicat, viziton njerëzit në shtëpi dhe jep këshilla për kërkimin e kujdesit të nevojshëm shëndetësor.
Foto: Diana Hristakieva
Zllatka është nëna e 5 fëmijëve. Fëmijën e parë ajo e lindi kur ishte mezi 14 vjeçare. Pranon, se asaj i mungon informacionin e domosdoshëm shëndetësor. Zllatka është rome dhe është nga pakicat në Bullgari. Shpesh herë ata njerëz jetojnë në bashki të izoluara në provincë ose në rajone të largëta të vendit, ku sigurimi shëndetësor është tepër i vështirësuar. Shpesh herë në ato bashki ekzistojnë edhe paragjykime ndaj mjekëve dhe ndihmës shëndetësore. Edhe në gjendje të shëndetit të keqësuar, ata njerëz janë më të prirë t’u shpresojnë magjistarëve dhe xherahëve. Ngandonjëherë ato metoda ndihmojnë, por herë të tjera shtyrja e konsultimit me mjekun specialist bëhet fatale. Për shkak të kulturës së ulët shëndetësore, shpesh herë nënat shtyjnë ose nuk bëjnë vaksinimet e detyrueshme falas të fëmijëve. Pasojat shprehen në rikthimin e epidemive të sëmundjeve tashmë të harruara. Në këtë sfond mund të thuhet, se ka një fije shprese për ndryshim pozitiv. Ajo iu detyrohet njerëzve, që zgjodhën profesionin e ndërmjetësit shëndetësor. Ata prezantojnë dhe përhapin programet shëndetësore ndër pakicat, vizitojnë njerëzit në shtëpi dhe vendosin lidhje midis tyre dhe mjekëve, japin këshilla për kërkimin e kujdesit të nevojshëm shëndetësor. Për herë të parë për profesionin e ndërmjetësit shëndetësor tek ne filloi të flitet në vitin 2003. Në kuadrin e programit “Far 2001” Ministria e Shëndetësisë trajnoi 51 ndërmjetësit e parë shëndetësorë. Më vonë u krijua edhe rrjeti kombëtar i ndërmjetësve shëndetësorë. Aktualisht në të anëtarësojnë më se 120 njerëz – ndërmjetës shëndetësorë, mjekë dhe infermiere. Shumë nga ndërmjetësit shëndetësorë janë nga pakicat. Përparësitë janë të dukshme. Përveçse flasin gjuhën e pakicës, ata dinë shumë mirë problemet shëndetësore të njerëzve në të. Për shumicën e grave të pakicave dhe familjet e tyre shëndeti seksual është një temë “tabu”. Situata ndërlikohet kur bëhet fjalë për kontrollime gjinekologjike profilaktike. Kur Teodora Dondukova për herë të parë vizitoi lagjen e romëve në qytetin Slliven, ajo mendonte se do ta pranojnë si njeri i huaj. Vet Teodora nuk fsheh se është me prejardhje rome. Mirëpo ajo është e veshur mirë, është e arsimuar, flet gjuhën bullgare shumë mirë dhe punon rregullisht:

“Është tepër e vështirë njeriu të punojë në një mjedis të tillë, me njerëz të tillë. Mirëpo unë jam pjesë prej këtyre njerëzve. E ndjej veten të prirë t’u ndihmojë romëve. Pasi e pranova sfidën të bëhen mediatore shëndetësore, bëj gjithçka të mundshme për përmirësimin e dialogut të njerëzve të bashkisë me administratën në të gjitha nivelet. Bashkë me problemet shëndetësore dalin edhe çështje të tjera jetike, në shumicën e rasteve lidhura me mënyrën e jetesës. Është fakt, se kushtet higjienike të jetesës lidhen ngushtë me shëndetin e njerëzve.”

Sot Teodora nuk shqetësohet si do të jetë pranuar nga romët. Dhe besimi i vendosur midis saj dhe ciganëve të tjerë pothuajse u zhduk, kur ajo nisi ta inspirojë idenë, se nuk është e domosdoshme gratë të bëhen shtatzënë çdo 9 muaji. Shtëpi më shtëpi ajo shkonte, që të bisedojë me gratë. Ajo u shpjegonte grave si të mbrohen nga barra. Disa e pranuan me besim, mirëpo të tjerë silleshin me rezerva. Dhe kombinimi midis analfabetizmit dhe konservatizmit është pengesa më e madhe në punën e ndërmjetësit shëndetësor.

Në fillim fushata për kontrollimin e natalitetit kishte sukses vetëm në rajonin turk të lagjes. Ato janë disa radhët e para të shtëpive, ku banojnë myslimanë, që flasin turqishten. Ata udhëtojnë dhe bëjnë tregti, dhe janë më të pasur nga të tjerët. Pastaj janë shtëpitë e romëve të krishterë. Ndër ta suksesi erdhi më vonë. Më shumë vështirësi Teodora kishte me romët e paarsimuar dhe të pakujdesshëm ndaj vetes. Ata lindin fëmijë, që të marrin shtesat fëmijësh. Këta njerëz nuk kanë të ardhura të tjera.

Probleme të ngjashme në punën e vet si ndërmjetëse shëndetësore ka edhe Nargis Sandova. Ajo punon në qytetin Loveç. Edhe më sot ajo mban mend rastin e vetëm, në të cilin romët nuk e pranuan mirë. Së bashku me një kolege ajo shkoi të shikojë kushtet, në të cilët jetonte një fëmijë dyvjeçare me zemër të operuar. Fëmija shpesh herë sëmurte nga pneumonia. Atëherë Nargis vendosi të kontrollojë si prindërit kujdesen për fëmijën. Dhe dyshimi i saj, se ata nuk u japin ilaçet e domosdoshme u vërtetua. Si rezultat i vizitës doli, se recetat e ilaçeve janë të humbura, pakot e medikamenteve janë të ngatërruara dhe fëmija nuk mjekohet. Ajo kërkoi të gjitha dokumentet që të shkojë te mjekët që të konsultohet për hapat e ardhshëm. Sot ajo pranon, se ky ishte një gabim. Të afërmit e fëmijës vendosën, se Nargis dëshironte të dërgojë fëmijën në jetimore. Atëherë ata e rrethuan që ta kërcënojnë. Ajo nuk kishte rrugëdalje tjetër veç të ikë. Në praktikën e vet të mëvonshme, Nargis nuk ka asnjë rast tjetër të tillë. Sot ajo u ndihmon romëve, jo vetëm në marrëdhëniet me mjekët, por edhe me shtetin dhe bashkitë. Në praktikë Nargis Sandova kujdeset për tri lagjet e romëve në Lloveç. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në bashkinë Lloveç, romët janë më se 1400 veta. Pjesa dërmuese prej tyre ka kërkuar ndihmën e Nargisit. Sot jo vetëm ajo shkon te romët në shtëpitë e tyre, por edhe ata kërkojnë ndihmën e saj. Për punën e vet Nargis tregon:

“Në rast domosdoshmërie e shoqëroj romët në institucionet e ndryshme. Ndër ta ka njerëz të cilët nuk mund as të lexojnë, as të shkruajnë. Të tjerë nuk mund të paraqesin drejtë kërkesat e tyre dhe nuk mund të shpjegojnë shqetësimet. Dhe roli im është të heqë pengesën ekzistuese. Puna ime është më tepër arsimore. Më pëlqen punën time, sepse më sjell kënaqësi t’u ndihmojë njerëzve. Dhe në se njeriu nuk ka dëshirë atëherë nuk mund të punojë si ndërmjetës.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD