Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kriza dhe familjet bullgare

Sipas të dhënave vetëm 6 për qind nga familjet, që të shlyejnë kreditë ndaj bankave, ndërmarrin hapin më të fundit – shesin pronën e patundshme
Foto: BGNES
Gjatë kohës së krizës njerëzit ndryshojnë sjelljen e tyre financiare. Bullgarët gjithashtu vendosën kufizime në buxhetet familjare dhe pothuajse hoqën dorë nga rreziqet. Dhe në se deri para disa muajve njerëzit tek ne nuk menduan mjaftë të marrin kredi bankare, apo jo, tani ata shfrytëzojnë këtë variant vetëm në rast domosdoshmërie të jashtëzakonshme. Një studim i Institutit të Sociologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave për sjelljen financiare të bullgarit gjatë kohës së krizës tregon, se ai është tepër serioz dhe i arsyeshëm ndaj financave. Tablonë e vizaton sociologia Emilija Çengellova:

“Shihet, se gjatë periudhës qershor të vitit 2008 deri në qershor të vitit 2009, bullgari ishte më i prirë të marrë përsipër rreziqe dhe të përfitojë nga politikat e kreditimit të bankave. Tani duke marrë parasysh ngecjen ekonomike dhe keqësimin e situatës jo vetëm në vend, por në përmasë botërore, bullgari bëhet më restriktiv në sjelljen e vet dhe është më i prirë të kursejë.”

Gjatë muajit korrik të vitit 2009 një e treta e familjeve bullgare kishin borxhe ndaj bankave. Vetëm katër muaji më vonë afro 55 për qind nga njerëzit shprehin mendim, se në asnjë kusht nuk do të marrin kredi, pavarësisht nga përqindja e interesit. Si rezultat i mbylljes së një sërë prodhimesh dhe firmash tek ne si rrjedhoje e krizës, shumë njerëz mbetën pa punë dhe kështu u bënë të paaftë të shlyejnë kreditë ndaj bankave. Lidhur me këtë Emilja Çengellova shpjegon:

“Gjatë periudhës së muajve korrik-gusht të vitit 2009 afro 15-16 për qind nga njerëzit ishin me kredi të pashlyera. 3 për qind prej tyre nuk ishin në gjendje të paguajnë kuotat e këtyre borxheve, domethënë kishin detyrime të pashlyera që prej 3 muajsh. 12 për qind shlyheshin kreditë në mënyrë tepër të rrezikshme për familjet. Në çdo moment ata ishin në situatë të marrin hua dhe kredi suplementare, kështu që të jenë korrektë ndaj bankave.”

Sipas analizës së sociologëve të Akademisë Bullgare të Shkencave, bazuara mbi të dhënat e Bankës Popullore Bullgare, gjatë muajit korrik të vitit 2008 kreditë e pashlyeshme ishin në përmasë 96 milion leva, ose 48 milion euro. Vetëm një vit më vonë shuma rriti deri në 2.5 miliard leva, afro 1 miliard 300 milion euro. Më e madhe është përqindja e kredive të pashlyera nga firmat. Sipas të dhënave vetëm 6 për qind nga familjet, që të shlyejnë kreditë ndaj bankave, ndërmarrin hapin më të fundit – shesin pronën e patundshme. Më shpesh borxhlinjtë kufizojnë shpenzimet dhe fillojnë të kursejnë. Sipas parashikimeve të sociologëve gjatë 2-3 viteve të ardhshme, bullgarët do të presin përmirësimin global të situatës, që të lirohen në sjelljen e vet financiare. Deri atëherë ata do të preferojnë sigurinë para rrezikut.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD
Foto: Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve

Një lajm i mirë – pelikani i parë i sezonit u çel pranë Tutrakanit

Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..

botuar më 25-02-15 7.25.PD

Radiot anembanë botës flasin për klimën

Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga Marrëveshja e Parisit si çelësi nëse njerëzimi do të përmbushë qëllimin e tij afatgjatë për të kufizuar..

botuar më 25-02-13 7.30.PD