Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtëpia e Bukës në qytetin Gabrovo

Foto: arkiv personal

Buka e shijshme bëhet me dashuri. Si të brumosim vet bukën, si t’i flasim përderisa përgatitemi dhe më në fund si ta bekojmë. Pse jo të mos zbukurojmë kështu që të dallohet nga bukët e tjera, dhe kjo të jetë marka e mbrojtur e atij, i cili e ka brumosur dhe e ka pjekur. Të gjitha këtyre pyetjeve gjejnë përgjigjen e vet në Shtëpinë e Bukës në qytetin Gabrovo. Ideja e krijimit i përket 26-vjeçares Nadezhda Savova, doktorant e antropologjisë kulturore dhe sociale në Universitetin e Prinstënit të SHBA-së. Për nismën e vet ajo tregon:

“Bëra një pelegrinazh në Vitleem. Atëherë mësova, se Vitleem do të thotë “qytet i bukës”. Kjo më bëri përshtypje të fortë dhe provokoi te unë idenë për krijimin e një shtëpie të bukës. Koncepti im ishte, që kjo shtëpi të jetë një vatër shpirtërore, sociale dhe kulturore për njerëzit e të gjitha moshave. Zgjodha qytetin e stërgjyshërve të mia – Gabrovo. Restaurova shtëpinë e vjetër të gjyshes sime, në të cilën ndërtova dhe një furrë. Formova një këndë special dhe komod për takime dhe bisedime mbi tema të ndryshme. Shpresat e mia, që me këtë ide të entuziazmoj shoqërinë, u justifikuan. Shumë banorë të qytetit jo vetëm që më përkrahën, por ndihmuan me punë dhe me mjete.”

Kështu në sajë të përpjekjeve të përbashkëta gjatë dimrit të vitit 2009 Shtëpia e Bukës në qytetin Gabrovo u bë realitet dhe dita ditës fiton gjithnjë e më shumë admirues. Aroma e bukës sapo të pjekur tërheq si të vegjlit, ashtu edhe të moshuarit, ndërsa bisedat miqësore rreth trapezës së përbashkët është një shkak, që njerëzit prapë të rikthehen. Këtu ata kërkojnë miqësi të reja dhe komunikojnë sy më sy me njeri-tjetrin, jo me ekranin e kompjuterit. Brumosja e bukës këtu është një argëtim i këndshëm si për fëmijët, ashtu edhe për gjyshat e tyre. Disa edhe thonë se përgatitja e bukës është një terapi e mrekullueshme kundër stresit dhe tronditjeve shpirtërore.

© Foto: arkiv personal

Së bashku në Shtëpinë e bukës në qytetin Gabrovo

“Dëshira ime kryesore, kur realizova idenë për Shtëpinë e Bukës, ishte që në të, të mblidhen njerëz nga të gjitha moshat – shpjegon Nadezhda Savova. E kam të qartë, se njerëzit rrallë mblidhen që të komunikojnë me njeri-tjetrin, megjithëqë secili ka nevojë për këtë. Në Shtëpinë e Bukës takimet janë plotë hare, gëzim, dëfrim, qeshje... Njerëzit shkëmbejnë përvojën e tyre jetike, dëgjojnë mendime të ndryshme mbi çështjet për të cilat interesohen. Dhe një hallkë bashkuese midis të gjithëve është buka. Interesi ndaj punimit të vulave për bukë është tepër i madh. Ato punohen prej druri ose prej balte. Në të kaluarën çdo familje dispononte vulën e vet dhe e vinte mbi bukën e përgatitur brumosur në shtëpi. Mirëpo, pak janë ata, që ruajnë vulat e vjetra farefisnore. Ideja është, që çdo familje në qytetin Gabrovo të krijojë një vulë të tillë.”

Gjatë udhëtimeve të shumta në mbarë botën Nadezhda popullarizon idenë e vet dhe frymëzon njerëzit të krijojnë shtëpi të veta të bukës. Për një nga udhëtimet e veta të fundit ajo tregon:

“Për festat e Pashkëve isha në Jerusalem të Izraelit. Atje vendosa lidhje me një qendër kulturore të të krishterëve ortodoksë arabë. Në këtë vatër zhvillohen zanate dhe arte të ndryshme. Ata e mirëpritën idenë për shtëpinë e bukës. Vendosëm të hartojmë një projekt të përbashkët, me të cilin të shtrojmë kandidaturën tonë për financim. Bëhet fjalë për bashkëpunim midis dy qendrave dhe për krijimin e një filmi dokumentar për traditat e ndryshme në brumosjen dhe pjekjen e bukës, për ritet e lidhura me përgatitjen e bukës për praktikat kishtare dhe fetare të arabëve ortodoks dhe të bullgarëve ortodoksë. Kështu që rrjeti i Shtëpive të Bukës zgjerohet dalëngadalë. Bashkëpunojmë edhe me një qendër në Amsterdam, ku dëshirojnë të krijojnë një shtëpi të bukës. Shtëpia aty do të bashkojë të gjitha kulturat. Ndër të tjerët në Amsterdam jetojnë më se 120 grupe etnike. Kështu që kjo shtëpi do të shndërrohet në një qendër multikulturore, ku do të përgatiten lloje të ndryshme bukës.”

Nga përvoja e vet personale Nadezhda Savova është e bindur, se buka bashkon njerëzit në mbarë botën. Ajo tregon, se në Vietnam dhe në Kore për festat fetare brumoset bukë prej orizi. Një bukë e tillë prej mielli të orizit Nadezhda përgatiti në një kishë ortodokse në Kore. Në Meksikë brumosi bukë prej mielli të misri, ndërsa në Peru – prej mielli të patateve. Ajo është e bindur, se kudo që të bëhet buka ajo është shumë e shijshme. Këtë fakt Nadezhda e shpjegon ashtu:

“Gjërat e bukura dhe të vërteta gjithnjë janë të zakonshme dhe të thjeshta. Vet unë, kurrë gjatë jetës sime nuk kisha brumosur bukë. Në familjen time kjo traditë nuk ekzistonte. Mirëpo, një ditë mora miell, uji dhe tharmë e i brumosa, pa proporcione. Megjithatë buka u bë shumë e shijshme. E deri më sot kur përgatit bukën nuk shfrytëzoj proporcione dhe gjithnjë buka bëhet shumë e ëmbël. Disa thonë, se pjekja është procesi më i rëndësishëm. Personalisht unë mendoj, se kryesoja është dëshira dhe dashuria. Dhe më interesante është, se çdo herë shija e bukës është e ndryshme...”

Shtëpia e Bukës në qytetin Gabrovo u njoh si një model unik nga Organizata Botërore e Ushqimit të Ngadalshëm, ideja kryesore e së cilës është që ushqimi duhet të gatuhet ngadalë, me dashuri dhe të konsumohet me kënaqësi në një kompani miqësore. Vet Nadezhda ka dëshirë, që aroma e bukës së ngrohtë të ndjehet në më shumë shtëpi. Krahas kësaj ajo dëshiron, që njerëzit të zbulojnë të vërtetën e thjeshtë, se në se kanë strehë, bukë në trapezën dhe besim, atëherë kanë nevojë vetëm për njerëz të dashur dhe imagjinatë krijuese. Kështu ata do të ndjejnë veten të lumtur.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pallati Kombëtar i Kulturës

Një qendër teknologjike kozmopolite dhe një nga qytetet më të gjallëruara evropiane – edhe Vogue vlerësoi hijeshitë e Sofjes

Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..

botuar më 24-09-17 7.05.PD
Foto: Facebook / IV Festa e Balonave - Bellogradçik 2024

Bellogradçik ju fton në një Festë Balonash nga 20 shtatori

Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..

botuar më 24-09-14 3.25.MD
Shtëpia e Spas Balevskit në Trojan, ku do të strehohet kompleksi historik

Trojan me një kuriozitet të ri për dashamirët e historisë

Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..

botuar më 24-09-14 8.05.PD