Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shën dëshmor Gjergji Fitimtar

Foto: arkiv
Më 6 maji Kisha Ortodokse Bullgare respekton kujtesën e Shën martirit Gjergji Ngadhënjimtar. Ushtari sypatrembur i Krishtit është shenjtori më i respektuar jo vetëm tek ne, por edhe në mbarë botën.

Gjergji ishte fëmijë, kur humbi të atin. Ai vdiq në tortura mizore për të mbrojtur fenë e krishtere. Pas vdekjes së të atit, Gjergji me nënën e vet, braktisën Kapadokinë. Ata u vendosën për banim në Palestinë, nga ku ishte nëna e tij. Gjergji rriti një djalë i bukur, plot joshje dhe shumë i guximshëm. Ai u regjistrua në legjionet romake gjatë sundimit të perandorit Diokletian. Gjergji i ri u lavdërua për trimërinë e lartë dhe burrërinë e vet. Mezi 20 vjeçar u bë komandant i një legjioni. Trimëria e tij e paparë, guximi i madh, burrëria dhe heroizmi i tij u vlerësuan tepër lartë nga vet perandori, i cili e bëri anëtar i Këshillit të Shtetit. Mirëpo, Diokletiani ishte ndjekës dhe armik i egër i të krishterëve. Atij nuk shkonte mendja, se ushtari i ri predikon pikërisht fenë e Krishtere. Orakulli i Apolonit i inspiroi perandorit, se të krishterët u pengonin profecive të hyjnisë pagane. Prandaj në vitin 303 ai botoi ligje të rrepta kundër tyre. Ai dha urdhër për djegien e librave të krishtere, për shkatërrimin e tempujve dhe për burgimin dhe torturimin e secilit, që predikonte fenë e krishtere. Gjergji i ri gjithashtu ishte i detyruar të persekutojë të krishterët. Mirëpo, ai liroi shërbyesit e vet, u shpërndau të varfërve pronën e vet dhe nga Palestina nisi për në Nikodimi, në bregun e Detit Mermer. Atje perandori mblidhte administratorët e provincave lindore, që t’u japë atyre urdhrat si të persekutojnë të krishterët. Pa asnjë hije të frikës dhe të shqetësimit, Gjergji doli përball ushtarëve të tjerë dhe me zë të lartë iu drejtua shumicës: “Përderisa do të persekutoni dhe do të sfilitni njerëzit e pafajshëm dhe të ndërgjegjshëm, të cilët nuk e kanë ofenduar asnjeri dhe të gjithëve u japin një shembull të mirë për jetë të devotshme? Ju jetoni në një mashtrim të madhe, sepse idhujt juaj janë gënjeshtar, ata nuk janë zotërinj. Jisu Krishti është Zoti i vërtetë. Zbuloni të vërtetën dhe mësohuni të jetoni në mirësi dhe dashuri. Ndërpritni më në fund të shqetësoni me çmendurinë e vet njerëzit e pafajshëm.”

Me mendje të humbur nga tërbimi dhe zemërimi perandori dha urdhër të hedhin në burg ushtarin sypatrembur të Krishtit. Ndaj tij ushtruan tortura të egra dhe mizore, por me ndihmën e Zotit Gjergji përballonte çdo dhunë trupore dhe me etje edhe më të madh mbronte fenë e krishtere. Një engjëll mjekonte plagët e tij para syve të romakëve të hutuar. Prandaj shumë njerëz besuan në vërtetësinë e fesë së krishtere dhe e pranuan. Vet perandoresha Aleksandra u bind në çiltërinë e fesë së krishtere. Por Diokletiani mbeti i patundshëm dhe nuk ndryshoi qëndrimin e vet. Ai e pyeste Gjergji çfarë janë ato magji, me të cilat ai arrin të përballojë të gjitha mundimet trupore. Mirëpo ushtari i ri me mirësi i thoshte Diokletianit: “O, Perandori, kisha shpresë, se pas të gjithë që ndodhi, nuk do të kesh guximin të përgojosh dhe të thuash fjalë të keqe dhe shprehje fyese për Zotin të Gjithëfuqishëm, për të cilin gjithçka është e mundshme, dhe i cili në mënyrë të mrekullueshme shpëton të gjithë ata, që i besojnë dhe kanë shpresë te ai. Ti jetosh në shtrembërim të madh, pasi mrekullitë e bëra prej Zoti para syve tuaj, ti e quan magji.”

Pasi u bind, se nuk mund të thyejë besimin e Gjergjit, Dieokletiani kërkoi prej tij të ringjallë një njeri të vdekur para tre ditësh që nga tre ditë. Para syve të shastisura të të gjithëve Shën Gjergji i drejtoi lutje të zjarrta Zotit dhe i vdekuri u ngjall. Pasi e panë këtë mrekulli, shumë njerëz pranuan fenë e krishtere, ndërsa perandori u nxeh dhe u zemërua edhe më dhe e hodhi Gjergjin prapë në burg. Përderisa ishte i burgosur shumë njerëz vinin te ai të dëgjojnë fjalën e Zotit ose të kërkojnë mjekim për sëmundjet dhe dhembjet. Një herë erdhi një pendar i varfër, kau i të cilit vdiq. Ai i drejtoi lutje shenjtorit të ngjall kafshën, sepse nuk kishte me çfarë të lërojë tokën. Shën Gjergji e këshilloi të kthehet në shtëpi, ku prapë do të gjente kaun e vet gjallë dhe shëndosh. Që atëherë populli e pranoi dhe filloi ta respektojë Shenjtorin si mbrojtës i kopeve dhe i barinjve.

Para se të transferohet në mbretërinë qiellore, Shën Gjergji shikoi vet Shpëtuesin, i cili i premtoi atij gëzim të përjetshëm në qiell. Kur Diokletiani herën e fundit u orvat ta detyrojë Gjergjin të prapësojë fenë e krishtere, Shenjtori i propozoi atij të shkojnë në tempullin e Apolonit. Atje ai demaskoi idhujt paganë, të cilët nuk arritën t’i bëjnë ballë forcës së lutjes së tij drejt Zotit dhe u shembën. Atëherë perandoresha Aleksandra doli para të gjithëve dhe shpalli haptazi besimin e vet te Krishti. Perandori u nxeh, u zemërua dhe dha urdhër të prenë kokën jo vetëm të Shën Gjergjit, por edhe të perandoreshës Aleksandra.

E varrosën Shën Gjergjin në Bejrutin e sotëm. Pikërisht atje ndodhi një nga mrekullitë më të pabesueshme të shenjtorit. Në liqenin e afër jetonte një dragua shumëkokësh. Çdo ditë ai merrte nga një vajzë, të cilën të parët e vendbanimit i dhënin për zbutjen. Erdhi radha e së bijës së pushtetarit vendor. Para se dragua të merr vashën, Shën Gjergji i hipur në kalin e tij të bardhë e vrau me shtizën e vet. Prandaj në të gjitha ikonat shenjtori rikrijohet i hipur në një kalë të bardhë me shtizë në dorën e majtë, ndërsa në këmbët e tij është dragua e qëlluar prej tij.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD
Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD