Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gojëdhëna popullore për qytetet bullgare

Banuesit e çdo një qyteti ruajnë legjenda të vjetra për këtë se si ka lindur ai, që ku vjen emri i tij. Këto tregime nganjëherë tingëllojnë në mënyrë tepër përrallore dhe jo gjithmonë përkojnë me faktet historike ose me fakte të tjera shkencore. Por gojëdhënat zbulojnë dhe se si njerëzit vendas e kuptojnë të kaluarën e vet.

Një legjendë të vet tregojnë banuesit e qytetit Gabrovo, në veri nga Ballkani, i konsideruar për një qendër gjeografike të Bullgarisë. Qyteti lind në një vend strategjik - në bregun e lumit Jantra, në afërsi me grykën e lashtë malore. Vendi i ka pëlqyer një farkëtari me emrin Raço. Që aty kanë kaluar karvanë tregtarë dhe shumë udhëtarë. Farkëtari u ka vënë patkonj kuajve dhe gjithmonë ka pasur shumë punë. Shumë shpejt kanë filluar të vijnë dhe njerëz të tjerë dhe të vendosen në atë vend si dhe zanatçinj të tjerë - disa kanë qepur rroba për udhëtarët, kurse të tjerë iu kanë ndrequr karrocat, të tretë u kanë dhënë strehë dhe ushqim në pijetoret e tyre. Kurse emri i qytezës së re Gabrovo ka ardhur nga një dru i madh - gabër (shkozë), i cili është ngritur mbi vatrën e Raço-farkëtarit dhe është vënë re nga larg. Një statujë e themeluesit të qytetit nga legjenda ngrihet sot në qendër të qytetit, por mes shtratit të lumit Jantra. Thonë se, banorët e kësaj krahine të cilët janë shumë kursimtarë e kanë ngritur aty monumentin, që të mund të kursejnë vend në rrugën e dikurshme qendrore tregtare.

Në jug në Traki, rajoni i qytetit Pazarxhik ka një fshat me emrin Govedare. Banuesit tregojnë një histori misterioze se si ka lindur “në fushën boshë”. Asnjë nuk ka guxuar të shkojë në këtë fushë. Është folur se aty dhe natën është shfaqur një dem i vogël me brirë të mprehtë dhe shpon kë të takoj. Por njëherë një bari nga fshati i afërt ka humbur lopën e vet. E ka kërkuar gjatë dhe shumë vonë gjatë natës ka vajtur në fushën e tmerrshme. Kur demi i çmendur është paraqitur në errësirë, bariu ka menduar se kjo është lopa e tij dhe e ka kapur nga brirët. Kafsha është përpëlitur dhe është munduar të shpojë me brirët, por djali trim ka luftuar ta mbaj gjatë gjithë natës. Kur ka filluar të lind dita, demi sikur është tretur në ajër. Kurse djali ka parë se mban në duart e vet dorezat e një kazani të madh. Ka parë brenda. Kazani ka qenë plot me verdhushka. Dikur ka ekzistuar një besim, se çdo një pasuri e groposur gjatë natës, “gjallëron” në pamjen e një kafshe të çmendur. Me këtë pasuri të fituar papritmas, bariu i ri ka ngritur shtëpi dhe ka formuar një ekonomi në fushë. Shpejt rreth çifligut të tij kanë filluar të vijnë dhe njerëz të tjerë. Kurse për shkak të bariut të ri e kanë quajtur fshatin Govedare.

Një gojëdhënë e ngjashme tregohen dhe për qytetin Kotell të vendosur në rrëzat e malit, në jug nga kodra e malit. Dikur kuajt e një njeriu të pasur nga fshati i afërt Noveçka janë humbur derisa kanë kullotur nëpër luadhet malore. Janë nisur hyzmeqarët e të pasurit të kërkojnë kuajt. Një javë të tërë kanë shkuar nëpër mal dhe në fund i kanë gjetur kuajt në fushën e pyllit. Vendi kaq shumë u ka pëlqyer njerëzve, se kanë vendosur të transferojnë fshatin e vet në këtë vend. Përreth ka pasur vetëm pyje dhe ardhësit kanë pasur shumë material për ndërtimin e shtëpive të veta të reja. Disa bile kanë ruajtur pemë të tëra, siç janë në rrënjë, vetëm kanë prerë degët dhe kanë formuar shtëpitë e veta. Në këtë mënyrë është formuar qyteti i ri të cilin e kanë quajtur Kotell.

Qyteti i njohur sot balneologjik Hisarja ka një të kaluar mijëvjeçare - akoma nga transferimi i parë parahistorik, pas kësaj dhe si qytezë e trakëve të lashtë, kurse perandori romak Dioklecian i jep statutin e një qyteti romak dhe e emërton me emrin e vet. Por legjenda popullore e lidh emrin e qytetit të vet me trashëgimtarët e Filip Makedonskit. Ai e ka dhënë si trashëgimi qytetin i cili gjatë asaj kohe ka mbajtur emrin e tij - Filipopoll (Plovdivi i sotëm) djalit të tij, kurse bijës së tij Hesa-qyteti i sotëm Hisarja. Vëllai dhe motra kanë hyrë në polemikë se ku gjendet kufiri midis pronave të tyre. Prandaj kanë menduar një mënyrë dinake të mund të zgjidhin mosmarrëveshjen. Janë marrë vesh se menjëherë pasi të fillojnë të këndojnë gjelat në mëngjesin e ardhshëm, secili të niset nga qyteti i vet dhe aty ku do të takohen, aty do të jetë kufiri. Por motra i ka dhënë për të pirë verë gjelit të saj dhe ai ka filluar të këndojë shumë më shpejt. Kështu ajo ka mundur ta kaloi vëllanë e saj dhe janë takuar fare afër deri tek qyteti i tij Plovdiv. Vëllai ka qenë i detyruar të pohoj përpara motrës së tij një territor më të madh për sundim, por e ka mallkuar që qyteti i saj të pakësohet me kalimin e kohës, kurse qyteti i tij të lulëzoi. Prandaj sot Hisarja është shumë më i vogël se Plovdivi, por tërheq mijëra miq me ujërat e veta minerale.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rumjana Panajotova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" po viziton Burgasin

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..

botuar më 24-07-03 6.10.PD
Foto: Shoqata e Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit

Ansamblet folklorike bullgare jashtë vendit janë bërthama e komunikimit social dhe kulturor

Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..

botuar më 24-06-30 8.05.PD

Ditën e Enjos, barishtet dhe uji fitojnë fuqi magjike

Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..

botuar më 24-06-24 6.30.PD