Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Studentët me oferta për ndryshime në arsimin e lartë

Petër Çaushev - kryetar i Përfaqësisë Kombëtare të Këshillave të Studentëve
Foto: www.npss.bg
Studentët nga të gjitha universitetet në vend u shpallën për një reformë të tërësishme në arsimin e lartë. “Ai duhet të trajtohet si një produkt, në të cilin çdo i ri mund të investojë si përpjekje, dituri, energji, ashtu dhe mjete financiare”, tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Petër Çaushev, kryetar i Përfaqësisë Kombëtare të Këshillave të Studentëve. Në Organizatën studentore kanë përgatitur një listë të gjerë me oferta konkrete për ndryshime në arsimin e lartë. I kanë dërguar ofertat Kuvendit Popullor dhe Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Shkencës, të cilët aktualisht janë duke punuar mbi përpunimin e një ligji të ri për arsimin e lartë. Më shumë stazhe studentore, mundësi për zgjedhje nga vetë studentët të 30 për qind prej disiplinave në universitet, testet si sistem i vetëm vlerësimi – këto janë disa prej ofertave të të rinjve. Më shumë hollësi për idetë e tyre për reformë në universitete mund të mësoni nga Petër Çaushevi:

“Ideja jonë është se universitetet duhet të funksionojnë sipas parimit të konkurrencës, duhet të ketë sistem të rejtingut të specialiteteve, i cili të tregojë deri në çfarë shkalle njerëzit e rinj mund të realizohen gjatë disa viteve të para pas mbarimit të arsimit të tyre. Kemi oferta gjithashtu për krijimin dhe zhvillimin e qendrave të karrierës, të cilat tashmë ekzistojnë në disa universitete. Këto qendra duhet të jenë lidhja midis universitetit dhe biznesit. Në qoftë se për shembull në vend ka nevojë për 1000 mjekë, kjo duhet të dihet dhe jo të mbarojnë 30 000 ekonomistë në tërë vendin dhe pastaj të mbeten pa punë. Një ide tjetër është se subvencioni shtetëror për studentin duhet të jetë i lëvizshëm, domethënë në qoftë se studenti mëson në universitetin X dhe do që të transferohet në universitetin Y, ai duhet ta bëjë këtë dhe mjetet e investuara nga shteti për të, duhet të mos mbeten në universitetin e parë, siç është tani. Kemi oferta edhe për aplikimin e bibliotekave elektronike dhe të një dosjeje elektronike të studentit. Shumë pak njerëz tashmë i vizitojnë bibliotekat, është më e rehatshme të punosh me kompjuter. Nga ana tjetër aplikimi i shërbimit elektronik do ta lehtësojë administratën, kurse studentët do të mund të shohin dosjen e tyre, notat dhe të orientohen se çfarë shanse kanë për të kandiduar për bursë bullgare ose evropiane.”

Firma private të paguajnë studimin e studentëve, në qoftë se lidhet kontratë për punë në to për tre vjet pas diplomimit të studentit. Këtë e parashikon një ofertë e Komisionit të arsimit në Kuvendin Popullor për ndryshimin e ligjit për arsimin e lartë. Sipas deputetëve aktualisht biznesi ka frikë t’i kreditojë të rinjtë, sepse shumë prej tyre pasi e mbarojnë arsimin e lartë nisen jashtë. Projekti parashikon që firmat të paguajnë jo vetëm taksat, por edhe të gjitha shpenzimet e studentëve, përfshi këtu qiratë dhe shpenzimet për ushqim. Çfarë është mendimi i të rinjve për një ofertë të tillë?

“Kjo është një ide shumë e bukur – është kategorik Petër Çaushev. – Ka nevojë për një lidhje më të ngushtë midis biznesit dhe studentëve, midis biznesit dhe specialistëve të rinj, sepse kjo është rruga drejt realizimit. Për fat të keq aktualisht universitetet japin më tepër përgatitje teorike, sesa praktike. Prandaj Përfaqësia Kombëtare e Këshillave të Studentëve punon për rritjen e numrit të stazheve të studentëve në firma të ndryshme. Kolegët tanë në vendet evropiane janë shumë më përpara nga ne në këtë drejtim.”

Sipas të rinjve duhet të përmirësohen kushtet e jetesës në konviktet studentore. Të rinjtë ofrojnë gjithashtu ndryshim të tërësishëm edhe në sportin në universitet. Sipas tyre që prej shumë vitesh nuk organizohen gara, nuk ka universiada. Prandaj ata kanë ide për krijimin e klubeve sportive pranë çdo universiteti, të cilat të marrin pjesë në një Asociacion sportiv kombëtar, i cili nga ana e vet të angazhohet me organizimin e një kalendari sportiv. Sipas fjalëve të kryetarit të Organizatës studentore tani për tani të rinjtë marrin përkrahjen e ministrit të edukimit fizik dhe sportit docenti Svilen Nejkov. Për përpunim të tërësishëm të programeve dhe planeve arsimore, si dhe për më shumë pedagogë të rinj u shpallën studentët.

“Pedagogët meritojnë respekt në çdo një universitet, por ka domosdoshmëri për më shumë specialistë të rinj – thotë Petër Çaushev. – Aktualisht të rinjtë në një shkallë të madhe janë më të informuar sesa disa pedagogë. Sistemi i mësimdhënies së një ligjërate të pandryshuar nga përpara dhjetë vitesh tashmë nuk punon dhe këtë studentët e shohin. Ne propozuam të bëhet një eksperiment – në dy auditorë fqinjë të japin një ligjëratë një specialist i ri nga biznesi dhe një profesor me përvojë. Në shumicën e rasteve studentët duan të dëgjojnë ligjëratën më moderne. Duhet të them gjithashtu se pedagogët nuk janë stimuluar të shkruajnë manuale dhe punë të reja shkencore, kurse të rinjtë, kryesisht për shkaqe financiare, nuk duan të merren me punë shkencore, të jenë asistentë dhe të zhvillohen në rrethet akademike. Kjo, që Përfaqësia Kombëtare e Këshillave të Studentëve arriti të bëjë, është rritje e tavanit maksimal të bursave, si për studentët, ashtu dhe për doktorantët. Doktorantët më parë merrnin 250 leva (125 euro). Tani bursa e tyre mujore është 450 leva (225 euro) dhe pasi e mbrojnë doktoratën e tyre do të marrin 1000 leva (500 euro), gjë që është stimul për çdo një njeri të ri.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD