Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në pritje të tatimit “luks”

Shtëpia më e shtrenjtë në Sofje (me mbindërtimin metalik) shitet për 6,5 milionë euro.
Foto: BGNES
Tatimi “luks” nga i cili priten të ardhura suplementare në buxhet në kuadrin e 35 milionë leva, do të hyjë në fuqi që nga data 1 korrik. Ai është një pjesë nga paketa e masave të qeverisë ku pronarët e pronave me një vlerësim tatimor mbi 300 mijë leva (150 mijë euro) dhe automobilat mbi 70 mijë leva /35 mijë euro/ do të paguajnë tatim të dyfishtë, kurse pronarët e jahteve, të avionëve dhe të helikopterëve për nevoja personale do të paguajnë tre herë më shumë nga nivelet e tanishme. Qeveria shpreson ta mbledh këtë shumë, sepse në bazë të të dhënave të fundit të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pronarët e makinave të luksit, të jahteve, të klubeve të futbollit kanë fshehur 26 milionë leva taksash.

“Nuk ka vend, i cili të ketë zgjidhur problemin e rëndë fiskal me tatimin mbi luksin”, tha për Radio Bullgarinë analizatori ekonomik Llëçezar Bogdanov, duke i quajtur këto lloje taksash “ekzotike dhe ekstravagante”. Sipas disa ekspertëve tatimi “luks” do të prekë në një plan negativ biznesin dhe investuesit e huaj, me qenë se përmes tij në praktikë do të realizohet një tatim i dytë. Brokerit e pronave të patundshme frikësohen se, tatimi i ri do të ngushtojë edhe më shumë segmentin e luksit në tregun e tyre. Ai që ka vendosur të blejë shtëpi për disa qindra mijë euro, mbase nuk do të jetë shumë i çuditur nga tatimi suplementar, i cili është sa paratë e xhepit për një ditë, u kundra vihen të tjerët.

“Efekti nga kjo masë nuk mund të jetë e rëndësishme, me fjalë të tjera, mbase nuk do të ketë një rëndësi vendimtare sa i përket vëllimit në buxhet-komenton për Radio Bullgarinë Rusllan Stefanov nga Qendra për studimin e demokracisë. Çdo një masë tatimore duhet të mendohet me vëmendje, kurse në këtë rast bëhet fjalë për një veprim relativisht të përshpejtuar. Mbase një pjesë nga njerëzit do ta paguajnë këtë tatim, një pjesë tjetër do të mundohen ta shmangin, duke pakësuar vlerën tatimore të pronave të veta ose u a hedhin fëmijëve dhe nipërve. E njëjta gjë është dhe me automobilat e luksit. Ata mund t’i regjistrojnë automobilat e veta në Greqi, t’i nxjerrin aktivet e veta jashtë shtetit, të regjistrojnë firmë në një shtet tjetër, me fjalë të tjera mundësitë janë të shumta. Nga kjo pikëpamje imponimi i një tatimi të tillë është larg nga vendimi optimal dhe mbase nuk është e domosdoshme në këtë moment. Në fund të fundit pranimi i tij ndryshon të gjithë politikën tatimore të qeverisë bullgare nga dhjetëvjeçari i fundit.”

Sipas analizatorëve ekonomikë imponohet mendimi se tatimi i “luksit” ka një karakter populist dhe vështirë mund të mbledh shumat e pritura. Sepse 40% nga jahtet për shembull nuk janë pronë e firmave bullgare ose janë të regjistruar në vendet fqinje, argumentohen ata. Ato të cilat prapë së prapi lundrojnë me flamurin bullgar, zyrtarisht janë regjistruar si mjete për një veprimtari transporti. E njëjta gjë është dhe me avionët dhe helikopterët. Ata janë regjistruar zyrtarisht si mjete bazë të firmave, të cilat merren me një veprimtari transporti. Prognozat e analizatorëve tregojnë se tatimi “luks” tek automobilat më të fuqishëm do të mblidhet, por për llogari të kësaj blerjet e makinave të shtrenjta tek ne do të pakësohen.

Pjesa më e madhe e pronave me një vlerësim tatimor mbi 300 mijë leva janë me sipërfaqe midis 170 dhe 250 metra katrore. Ekzistenca e tyre fare nuk është dëshmi për pasuri, pohojnë ekspertët, sepse një pjesë e madhe nga apartamentet e gjerë të vjetër në qendër të kryeqytetit janë të trashëguar. Ata janë të vjetër, të amortizuar, kurse pronarët e tyre nuk kanë para tu paguajnë taksat. Del pyetja se si taksa marrësit do t’i kërkojnë banesat, që të mund ti venë tatimin e “luksit”, pasi në Bullgari nuk ka një regjistër mbi këtë tregues.

Pavarësisht nga skepticizmi dhe nga argumentet e shumta kundra tatimit të ri “të luksit”, një pjesë nga peizazhi modern bullgar sikurse në mënyrë kategorike i hedh poshtë. Dëshmitari në vende të tilla fiton ndjenjën e pjesëmarrësit në “Orinxh kaunti” me fjalë të tjera “Lagja e të pasurve”. Sepse aty shtëpitë e luksit dhe vilat me oborre angleze, shatërvanë dhe peshq të artë, prej kohe e kanë kapërcyer barrierën psikologjike prej mbi 1 milionë euro. Me pamje të tilla të cilat të ndalojnë frymëmarrjen janë të përmbushura lagjet e Sofjes “Bojana”, “Dragalevci” dhe “Simeonovo”. Mes dëshmitë e padiskutueshme për ekzistencën e luksit në realitetin vendas është dhe fakti se, shtëpia më e shtrenjtë në Sofje kërkon pronarin e vet të ri, i cili është dakord të paguar 6,5 milionë euro.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD