Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria duhet të zhvillojë ndërtim ekologjik

Ministri i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit Trajço Trajkov paraqiti strategjinë e re energjetike të Bullgarisë.
Foto: Tanja Harizanova
93 për qind prej kohës së vet njeriu e kalon në godina. 82 për qind prej ajrit që kalon përmes mëlçisë sonë të bardhë është nga dhoma të mbyllura. Këto studime të shkencëtarëve danezë dhe amerikanë u paraqitën nga arkitekti Georgi Kollarov – president i Këshillit bullgar për zhvillim të qëndrueshëm, gjatë një tryeze të rrumbullakët, kushtuar ndërtimit të qëndrueshëm në Bullgari dhe në Evropë. Forumi është pjesë e fushatës “Energji e qëndrueshme për Evropën” me iniciativë të Komisionit Evropian dhe interes ndaj tij shfaqën ministra, deputetë, diplomatë, biznesmenë, ekspertë.

Sipas të dhënave të Eurostatit nga muaji mars i këtij viti Bullgaria është në vend të fundit sa i përket efikasitetit energjetik, kurse familjet dhe fondi i ndërtesave janë konsumatorët më të mëdhenj të energjisë. Këto të dhëna e bëjnë zhvillimin e ndërtimit të qëndrueshëm si prioritet kryesor, sidomos gjatë krizës. Ministri i zhvillimit regjional Rosen Plevenliev rikujtoi euforinë në industrinë ndërtimore nga disa vitet e fundit, kur Bullgaria ishte në gjendje të prodhonte një sasi të madhe banesash për një periudhë të shkurtër kohe.

“Ka ardhur koha ta ndryshojmë metodën – në vend që të zhvillojmë ndërtim, ta udhëheqim ndërtimin. Mund të bëjmë dhe një hap tjetër. Të krijojmë një vizion për ndërtimin, çfarë duhet të jetë ai gjatë vitit 2010 – tha ministri Plevenliev gjatë forumit. – Sepse kjo, që na pret, nuk është e lehtë. Ne po përjetojmë një krizë, por do të ketë dhe kriza të tjera dhe ne duhet t’i analizojmë dhe të mund të përballojmë sfidat e tyre. A jemi të qartë se 80 shtete në botë tashmë nuk kanë ujë? A jemi të qartë se njerëzit tashmë mund të jetojnë deri në moshën 100 vjeç dhe në këtë krizë të popullsisë së moshuar nuk do të ketë njerëz, të cilët të punojnë. Pas 30 vitesh njerëzit do të kalojnë një të tretën prej jetës së tyre në pension. Kush do të paguajë? Duhet të përmendim dhe krizën e ndryshimeve klimatike. Të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm. Në Bullgari po pritet një debat për standardet bullgare për ndërtim të qëndrueshëm.”

“Për herë të parë nga historia e njerëzimit rritja ekonomike dhe ruajtja e natyrës nuk janë në kundërshtim” – komentoi ministri i ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov. Sipas fjalëve të tij ndërtimi i qëndrueshëm i gjelbër tashmë zë një vend shumë të rëndësishëm në kompleksin e ideve dhe të praktikave, që po inkurajohen nga Ministria e Ekonomisë.

“Ne kemi pesë prioritete strategjike, të cilat janë pjesë e strategjisë energjetike, që po përgatitet – saktëson ministri Trajço Trajkov. – Këto janë: përmirësimi i sigurimit energjetik, zvogëlim i emisioneve të gazeve të dëmshme të serrës, rritje e përqindjes së burimeve ripërtëritëse energjetike në konsumimin përfundimtar energjetik, rritje e efikasitetit energjetik, krijimi i një tregu të pavarur energjetik. Për “gjelbërimin” e ekonomisë në Bullgari është i rëndësishëm edhe rehabilitimi i godinave prej paneli. Në qoftë se sanohen 75 mijë godina për përmirësim të efikasitetit energjetik, do të na kursejnë domosdoshmërinë për 3 mijë megavate të reja. Këto janë tre reaktorë të rinj atomikë. Çmimi i tyre do të jetë katër herë më i lartë, në rast se ata ndërtohen. Këtej e tutje ndërtimi duhet të jetë i qëndrueshëm.”

Evdokia Maneva – zëvendësministre e mjedisit rrethues, komentoi strategjinë e BE-së, ku theks kryesor ka formula e njohur 20:20:20. Kjo është ulja e emisioneve të gazeve të serrës, rritja e përqindjes së burimeve ripërtëritëse energjetike dhe rritja e efikasitetit energjetik.

“Aktualisht është duke u diskutuar një angazhim shumë ambicioz për vendet evropiane – formula 30:30:30, kështu qe para nesh ka një sfidë të madhe dhe ne duhet të kemi një koncept të qartë, që t’i zbatojmë angazhimet. Ndërtimi ekologjik dhe me efikasitet energjetik duhet të garantohet në tërë procesin – nga prodhimi i materialeve deri në riciklimin e mbeturinave. BE-ja parashikon që deri më 20 qershor të vitit 2011 të gjitha vendet anëtare të kenë Plane kombëtare për godina ekologjike, kurse deri në vitin 2017 godinat duhet t’u përgjigjen standardeve të reja për efikasitet energjetik.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dhurata e Rrëshajëve është jetë e bollshme

Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë - zbret në tokë për t'iu shfaqur dymbëdhjetë apostujve,..

botuar më 24-06-23 6.10.PD

Ditët e jogës mbledhin adhurues të praktikave shpirtërore në Bullgari

Për të dhjetën vit radhazi në ditët rreth 21 qershorit, shumë vende të botës festojnë festivalin e jogës. Në Bullgari, nga 15 deri më 23 qershor, 44 vendbanime, duke përfshirë qytetet më të mëdha - Sofje, Plovdiv, Stara Zagora, Burgas, Varna, Ruse,..

botuar më 24-06-22 9.10.PD
Bashkautore e një prej 16 artikujve me pjesëmarrjen e INSAIT është nxënësja e klasës së njëmbëdhjetë Reni Paskaleva

Instituti bullgar INSAIT del përpara Kembrixhit në një forum historik të inteligjencës artificiale

Instituti i Universitetit të Sofjes për Shkencën Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjinë (INSAIT) ka më shumë punime në Computer Vision and Pattern Recognition Conference (CVPR’24) sesa universitetet më të njohura perëndimore...

botuar më 24-06-21 5.22.MD