Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konsumimi i energjisë ekologjike në Bullgari

Konsumimi i energjisë elektrike, prodhuar nga burime ripërtëritëse energjetike arriti afro 10 për qind nga konsumimi i përgjithshëm i rrymës elektrike në vend. Pjesa më e madhe zërë rryma elektrike prodhuar nga centrale ujore, të ndjekur nga impiantet e erës dhe fotovoltaike. Ky është konkluzioni bërë nga ministri ekonomik Trajço Trajkov në raportin për plotësimin e angazhimeve të Bullgarisë ndaj BE-së. Një nga klauzolat e marrëveshjes së aderimit të Bullgarisë me BE-në është që gjatë vitit 2010, 11 për qind nga konsumimi i përgjithshëm i energjisë elektrike në vend të sigurohet nga burime përtëritëse energjetike, si biomasa, uji, dielli, burimet gjeotermale, era. Deri në vitin 2020 ky tregues duhet të arrijë 16 për qind.

Gjatë vitit 2009 u ndërtuan kapacitete për prodhimin e 221 megavate energji elektrike nga era. Në fund të vitit 2009 në shfrytëzim u vu edhe parku më i madh i erës në vend “Shën Nikolla”. Kapacitetet e impianteve fotovoltaike u rrit nga 0.03 deri në 5.7 megavate në periudhën e viteve 2007-2009. Në shfrytëzim janë dy centrale të kombinuara të bogazit, që prodhojnë 1.9 gigavatorë energji elektrike. Vështirësitë kryesore për realizimin e projekteve rrjedhin nga mungesa e vlerësimit strategjik ekologjik për zhvillimin e burimeve përtëritëse energjetike, për statusin e tokave bujqësore nën impiantet e burimeve ripërtëritëse energjetike dhe nga ndërtimi i ngadaltë i kapaciteteve të reja pranë rrjetit elektrik.

Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës deklaroi, se përkrah të gjitha projektet investuese për zhvillimin e burimeve ripërtëritëse energjetike dhe të energjisë së gjelbër. Nga data 1 prill i vitit 2010 çmimi i energjisë së burimeve ripërtëritëse energjetike u rrit me 2 për qind. Vetëm çmimi i energjisë diellore do të ulë me më se 3 për qind. Prodhuesit e energjisë ekologjike reaguan negativisht pasi dëgjuan këtë informacion. Ata përkrahën pozitën, se çmimet preferenciale të energjisë së gjelbër do të stimulojnë zhvillimin e kësaj dege ekonomike, ndërsa pezullimi dhe rritja e çmimeve do të ndikojë negativisht mbi zhvillimin e sektorit. Dhoma Tregtare Amerikane në Bullgari llogariti, se për arritjen e qëllimit kombëtar për sigurimin e 16 për qind të energjisë nga burime ripërtëritëse energjetike gjatë vitit 2020, janë të domosdoshme investime në përmasë nga 4 deri në 6 miliard euro. Sipas ekspertëve urdhëresa e re për çmimet e energjisë së burimeve ripërtëritëse energjetike është një sinjal i keq për investitorët. Ulja e çmimeve preferenciale të energjisë së siguruar nga centralet fotovoltaike shton rrezikun e kreditimit të projekteve të tilla. Kjo është një pengesë për ata, që dëshirojnë të investojnë në këtë fushë.

Prodhimi i energjisë nga biomasa dhe era do të zhvendosë ujin nga vendi kryesor ndër burimet ripërtëritëse energjetike në Bullgari. Këtë e tregon analiza e Institutit Ekonomik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave lidhur me perspektivat e prodhimit të energjisë nga burime ripërtëritëse energjetike tek ne. Aktualisht centralet ujore janë lidere në prodhimin e energjisë ekologjike në vend. Por ekziston rrezik real nga sosja e rezervave ujore. Në vend të dytë radhitet prodhimi i energjisë elektrike nga biomasa dhe nga plehra, të ndjekur nga centralet elektrike të erës. Prodhimi i energjisë diellore mbetet në një pozitë më të prapme, sepse për kushtet në Bullgari ky është një investim i shtrenjtë. Për prodhimin e kësaj energjie lëndët e para importohen nga jashtë. Investimet e mëdha për burimet përtëritëse energjetike janë një sfidë para ekonomisë bullgare. problemi kryesor është si Bullgaria do të arrijë qëllimin, që deri në vitin 2020, energjia e prodhuar nga burime ripërtëritës energjetike të arrijë 16 për qind.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi Kadiev

Georgi Kadiev nga e “Majta”: “Më mirë pres që të hyjmë në Eurozonë në vitin 2027”

Derisa të ardhurat mesatare të popullsisë të arrijnë 80% të mesatares evropiane, nuk duhet të hyjmë në Eurozonë. Së bashku me të shkon edhe inflacioni dhe duhet të ketë një rezervë. Këtë e deklaroi para BNR, Georgi Kadiev, ish-zëvendësministër i..

botuar më 24-06-27 2.48.MD

Bullgaria ende nuk i plotëson kriteret për eurozonën

Bullgaria plotëson 3 nga kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në eurozonë, por ende nuk i përmbush objektivat e stabilitetit të çmimeve dhe inflacionit, sipas një raporti të Komisionit Evropian, transmeton BTA. Bullgaria nuk i plotëson ende..

botuar më 24-06-26 2.57.MD

Marrim 65.2 milionë euro nga BE-ja për të forcuar rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike

Bullgaria do të marrë 65.2 milionë euro nga BE për një projekt për forcimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në mbështetje të integrimit të energjisë së rinovueshme, sipas një deklarate nga Komisioni Evropian. Paratë janë pjesë e një..

botuar më 24-06-24 2.19.MD