Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sfidat bashkëkohore para sigurisë së informacionit

Sipas analizatorit Evelin Stoev faktorët që do të ndihmojnë më shumë për përhapjen e produkteve për sigurinë e informacionit do të jenë fondet strukturore të BE-së dhe forcimi i projekteve të teknologjive të informacionit në administratën shtetërore.
Foto: computerworld.bg
Kompanitë në Evropën Qendrore dhe Lindore kanë frikë nga zbulimi i informacionit për klientët, viruset dhe sabotazhi i brendshëm dhe më pak nga spam-i, humbja e të dhënave dhe sulmet përmes chat-it. Këtë e tregoi një studim i IDC që u prezantua nga analizatori i degës bullgare të IDC Evelin Stoev në forumin e përvitshëm ndërkombëtar të kompanisë për sigurinë e informacionit. Sipas zotit Stoev faktorët që do të ndihmojnë më shumë për përhapjen e produkteve për sigurinë e informacionit do të jenë fondet strukturore të BE-së dhe forcimi i projekteve të teknologjive të informacionit në administratën shtetërore. Pengesat kanë të bëjnë me kufizimin e buxheteve të firmave për shkak të krizës. Klienti i madh i këtij tregu – administrata shtetërore, ngadalësohet me përdorimin e këtij lloji produktesh, kurse sektori privat ende nuk është gati të përvetësojë mjetet evropiane, mendon analizatori. Studimi i IDC në Evropën Lindore tregoi se 57% të firmave në sektorin energjetik, 53% të firmave që ofrojnë shërbime financiare dhe 51% të kompanive të telekomunikacioneve do të investojnë në forcimin e sigurisë së informacionit në të ardhmen e afërt.

“Në Bullgari ende nuk kemi ndonjë skandal të madh, siç kishte në Evropën Perëndimore dhe në SHBA – tha Evelin Stoev. – Domethënë ndonjë haker të vjedhë të dhënat e një milionë vetave, por mund të jeni të sigurt se kjo do të ndodhë, po të mos merren masa.”
Menaxherja e degës bullgare të IDC Neli Vaçeva tha se vendi ynë mbetet prapa me aplikimin e noviteteve në sigurinë e informacionit, me përjashtim të kompanive të telekomunikacioneve dhe institucioneve financiare.

“Në industritë e tjera këto vendime mbeten prapa dhe problemet zgjidhen me mjete të thjeshta si programe antivirus dhe antispam – shpjegoi ajo. – Kërcënimet më të mëdha për sigurinë në Bullgari janë lidhur me vjedhjen dhe ndërrimin e identitetit që më tej çon në vjedhje të llogarive ose mashtrime të tjera.”

Kalin Panev, drejtor i certifikimit në Byro Veritas, me një përvojë të madhe në fushën e sigurisë së informacionit, shpjegon: “Siguria e informacionit është një çështje që ka të bëjë me biznesin dhe politikën që e përcakton. Biznesi kërkon rentabilitet në vendimet për sigurinë. Në se nuk i tregoni rentabilitet, nuk mund ta bindni të investojë. Organizatat e ndryshme kanë nevoja të ndryshme në fushën e sigurisë së informacionit dhe çdo një organizatë duhet të përcaktojë se çfarë kërkon – fshehtësi, tërësi ose akses të shpejtë të informacionit. Për shembull për shërbimet noteriale ka nevojë për fshehtësi të informacionit, si edhe për tërësi të të dhënave. Por për një organizatë që merret me prognoza financiare nuk ka nevojë për tërësi, sepse ajo punon me tendenca, prognoza, thashetheme, pra me rëndësi është aksesi i informacionit. Pra, për llojet ndryshme të biznesit ka prioritete të ndryshme dhe nuk ka një vendim universal.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD