Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja do të ketë një uzinë për përpunim dhe përdorim, dhe jo për djegie të mbeturinave

Në fund të marsit Bullgaria i dërgon për miratim Komisionit Evropian një projekt për ndërtim të një sistemi të integruar për përpunim dhe përdorim të mbeturinave të kryeqytetit. Investimi i përgjithshëm është 183 milionë euro, prej të cilave Programi operativ për mjedisin i KE-së do të japë 111 milionë euro. Mjetet e tjera Bashkia e Sofjes do t’i marrë si hua nga Banka Evropiane e Investimeve – 50 milionë euro, dhe nja 20 milionë si bashkëfinancim nga buxheti i shtetit.

Kështu do të përfundojë kriza dhjetëvjeçare me plehrat e Sofjes, pasi në fillim të shekullit e vetmja depo në Suhodol u bë plot e përplot dhe plehrat e kryeqytetit transportoheshin në plehërishta të tjera të vendit. Zgjatja e këtij problemi ka dhe një anë të mirë. Ndërkohë BE miratoi direktiva për drejtim të plehrave të qyteteve, të cilat inkurajojnë metoda të tjera trajtimi përveç djegies, e cila i shkakton dëme mjedisit. Kështu Sofja hoqi dorë nga ndërtimi i uzinës për djegie të plehrave dhe u orientua drejt teknologjive më racionale për përdorimin e tyre. Çfarë është vendimi përfundimtar i Bashkisë së kryeqytetit, për Radio Bullgarinë sqaroi Petër Trajkov, drejtor i departamentit “Mjedisi” pranë Bashkisë së Sofjes:

“Vendimi përfundimtar parashikon ndërtimi i një instilacioni për trajtim mekanik dhe biologjik të plehrave, me prodhim të lëndës djegëse biologjike dhe deponim të mbeturinave të papërdorueshme. Në një shesh tjetër do të ndërtohet dhe një instilacion për mbeturina biologjike. Produkti i fundit do të jetë një kompost shumë i mirë që mund të përdoret në bujqësi.”

Banorët e kryeqytetit hedhin çdo ditë afro 500 tonë plehra, një pjesë e madhe prej të cilave është biomasë, më tepër mbeturina nga kuzhina. Kjo i detyrohet faktit se në Bullgari ushqimi gatuhet më shumë në shtëpi dhe përdorimi i ushqimeve të gatshme është më i vogël se sa në kryeqytetet e tjera evropiane. Atje biomasa është nën 10%, kurse problemi kryesor është grumbullimi i madh i paketimeve. Në Sofje situata është e kundërta dhe kjo paracakton rëndësinë e teknologjive të përpunimit të biomasës.

“Pjesa e saktë e biomasës është rreth 60% - thotë zoti Trajkov. – 20-25% prej tyre janë me potencial për një përpunim të mëtejshëm për një kompst me cilësi të larta. Këto janë mbeturinat e gjelbra të lagjeve periferike, si edhe mbeturinat bimore të parqeve të Sofjes. Por ka dhe një pjesë të biomasës, e cila nuk mund të përfshihet në këtë sistem për përpunim, sepse prej saj do të prodhohet një kompost me cilësi të ulët. Një pjesë prej saj do të deponohet, kurse një pjesë tjetër do të përdoret për rekultivim të terreneve shumë të dëmtuara.”

Projekti parashikon dhe ndërtimin e një depoje për mbeturina të parrezikshme, sipas standardeve evropiane në këtë fushë. “Realizimi i projektit është lidhur me krijimin e një sistemi për mbledhje të ndarë të plehrave dhe me vëmendje të posaçme do të mblidhen paketimet e pajisjeve elektrike dhe elektronike, bateri dhe sende të tjera të ngjashme.”

Për shkak të krizës së gjatë me mbeturinat e Sofjes, në fund të vitit 2007 KE nisi një procedurë ndëshkuese kundër Bullgarisë. Zgjidhja e shpejtë e kësaj çështjeje është prioritet si i administratës së kryeqytetit, ashtu edhe i qeverisë. Për këtë shkak, qysh para miratimit të projektit, Bashkia e Sofjes filloi me mjete të veta ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për objektet – rrugë, ujësjellës, stacione pastrimi. Kështu do të kursehet kohë derisa do të zgjaten procedurat e ngadalta të miratimit të projektit nga KE-ja. Pritet që ndërtimi i vetë instalacioneve të përpunimit të fillojë në fund të vitit 2010 dhe ato të hapen për eksploatim gjatë vitit 2012.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD