Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sfidat përpara sistemit të pensionimit në Bullgari

Deri në vitin 2025 një e pesta nga popullsia bullgare do të jetë në moshë mbi 65 vjeç.
Foto: BGNES
Gjatë vitit 2000 u vu fillimi i reformës në sistemin bullgar të pensionimit. Ai filloi me rritjen e moshës së pensionimit dhe futjen e një sistemi të ri me pika gjatë pensionimit si një përmbledhje nga stazhi i figuracionit dhe mosha. U krijuan fondet private të pensionimit - shtylla e tretë e sistemit të pensionimit. Ata u dhanë mundësi punonjësve të fusin vullnetarisht mjete për pension suplementar, përveç atij që u takon sipas ligjit nga shteti pas një moshe të caktuar. Ata të cilët kanë lindur pas vitit 1959 filluan të sigurohen detyrimisht dhe në fondin shtesë suplementar të pensionit - me fjalë të tjera shtyllë e dytë e sistemit sigurues.

Sot, 10 vjet më vonë, sistemi i pensionimit në Bullgari përsëri është i drejtuar përpara një sfide serioze - të zgjatet me ngut reforma, me qenë se sistemi mezi po merr frymë nga mangësia e mjeteve, për shkak të plakjes së popullsisë dhe të një sërë vendimeve jo adekuate të disa qeverive. Deficiti në Institutin Kombëtar të Sigurimeve i tejkalon 600 milionë levat (300 milionë euro). Ai është grumbulluar gjatë viteve si rezultat të vendimeve të gabuara të drejtimit. Ministri social Totju Mlladenov i tregoi në debatin e organizuar nga Qendra për një zhvillim ekonomik dhe Instituti ballkanik mbi punën dhe politikën sociale në Sofje.

“Një nga gabimet më të mëdha sipas meje qe, se nuk kishte një monitorim të vazhdueshëm të asaj që ishte menduar dhe futur në legjislacionin bullgar sa i përket reformës së pensionit. Ulja e vazhdueshme e kuotës siguruese, dis-proporcione të tjera brenda në sigurimin e pensionimit, tolerimi i pensionimit të shpejtë, shtimi i madh i pensioneve të invalidëve - këto janë vetëm një pjesë nga elementet, të cilat krijuan tension në sistemin e pabarazisë midis brezave, si dhe midis vet pensionistëve dhe midis vet pjesëmarrësve në sistemin e pensionimit.”

E gjithë kjo çojë deri në situatën që 43% nga buxheti i vendit të shkojnë për të paguar pensionet, kurse vetëm 40% nga mjetet për to vijnë nga kuotat siguruese të punonjësve. 60% të tjerat e ngarkojnë buxhetin. Pakësimi i mëtejshëm i kuotave siguruese me qëllim krijimin e kushteve të favorshme ekonomike për investuesit është në dëm të sistemit, paralajmëruan pjesëmarrësit në debat. Situata e tanishme kërkon të krijohen kushte që njerëzit të mbeten më gjatë në tregun e punës.

Ekziston dhe një kazus tjetër, mbi të cilin duhet të mendohet, paralajmëroi ministri social Mlladenov. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Sigurimeve 200 mijë bullgarë pensionistë punojnë me kontratë pune. Njëkohësisht po kaq të rinj janë jashtë tregut të punës. Po mendohet dhe variant për zgjedhje në të ardhme - pension ose punë mbi një kontratë pune. Një përfaqësues i Bankës Botërore në Sofje Florian Fihtëll paralajmëroi se, Bullgaria duhet me ngut të vazhdojë reformat e veta në sistemin e pensionimit, sepse është e drejtuar përpara pakësimit më dramatik të popullsisë në krahasim me shtetet e tjera evropiane. Kurse kjo fsheh rreziqe serioze për sistemin e sigurimit.

“Faktet flasin - tha Fihtëll se, në periudhën 2000-2025 popullsia bullgare do të pakësohet me akoma 1,5 milionë veta. Përveç kësaj deri në vitin 2025 një e pesta nga popullsia bullgare do të jetë në moshë mbi 65 vjeç e më shumë, që është pjesa më e madhe e popullsisë plakës në krahasim me shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Në praktikë kjo do të thotë, se do të ketë investues më të pakët në sistemin e pensionimit në Bullgari, për shkak të pjesës më të pakët të popullsisë punuese. Janë të nevojshme reforma suplementare në sistem, tha Fihtëll, që të mund bullgarët të marrin pensione adekuate, pa rrezikuar stabilitetin makroekonomik dhe treguesit për rritje. “Në fakt për hallin e pensionistëve bullgarë flasin faktet, e parashtruara në debatin nga ish drejtuesi i Institutit Kombëtar të Sigurimit Jordan Hristiskov. Dhe pikërisht - në Bullgari midis 17 dhe 20% nga njerëzit në moshë pensioni jetojnë nën pragun e varfërisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD
Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD