Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konsumatori gjithmonë ka të drejtë!

Sipas të dhënave të Asociacionit “Konsumatorë aktivë”, shkelja më e shpeshtë e të drejtave të konsumatorit tek ne është mosrespektimi i së drejtës së reklamimit të mallrave.
Foto: Diana Hristakieva
15 marsi – Dita botërore e konsumatorit
“Konsumatori gjithmonë ka të drejtë!” – shpesh herë na bindin me buzëqeshje tregtarë mallrash dhe shërbimesh. Mirëpo në praktikë nuk është ashtu. Kultura e konsumit, e cila përfshin njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit, është në proces krijimi në Bullgari. “Bullgari nuk ka zakon të verifikojë, të krahasojë, të kërkojë informatë – thotë Bogomil Nikolov, drejtor ekzekutiv i Asociacionit kombëtar bullgar “Konsumatorë aktivë”. – Më bën përshtypje se në tërë Evropën Lindore është ashtu. Njerëzit ishin edukuar në një sistem tjetër, në të cilin nuk kishte zgjedhje. Kishte vetëm një lloj qumështi, një lloj kosi, një lloj sallami... Bullgarët nuk janë mësuar të zgjedhin ashtu, siç konsumatori perëndimor është mësuar prej brezash. Dhe kjo tashmë shihet si një diferencë midis brezave tek ne. Për më të moshuarit është më e vështirë të mësohen të bëjnë zgjedhje, të krahasojnë oferta. Për brezin e ri është më e lehtë, sepse ata rriten në një mjedis me konkurrencë.” Asociacioni “Konsumatorë aktivë” punon për informimin më të mirë të qytetarëve, për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe për aplikimin e ndryshimeve legjislative në përputhje me interesat e konsumatorëve. Që sivjet boton revistën “Konsumatori”, e cila përmban informacion të hollësishëm për mallrat dhe shërbimet që ofrohen në tregun bullgar, si edhe testime krahasuese të produkteve.

“Bullgari ka një kulturë konsumatori, por më të ulët se ajo e qytetarëve në BE – tha Bogomil Nikolov. – Është mirë se bëhemi më të informuar dhe më kureshtarë për të drejtat tona, por procesi është më i ngadaltë sesa dëshirojmë. Rritja e nivelit të kulturës së konsumatorit në Bullgari varet nga të gjithë ne. Askush nuk mund të detyrohet me forcë të mësojë të drejtat e tij. Duhet të kuptojmë se kemi interes të mësojmë të drejtat tona dhe pastaj t’i mbrojmë. Ky është një proces i vazhdueshëm të shikosh, të ndjekësh, të interesohesh se çfarë blen dhe çfarë përdor. Tregu është i shumëllojshëm dhe nuk ka garanci për cilësi. Në ekonominë e tregut mallrat janë të ndryshme dhe konsumatori ka interes të zgjedhë më të mirat për çmimin më të mirë.”

Sipas të dhënave të Asociacionit “Konsumatorë aktivë”, shkelja më e shpeshtë e të drejtave të konsumatorit tek ne është mosrespektimi i së drejtës së reklamimit të mallrave, që më shpesh ka të bëjë me orenditë shtëpiake. Kohët e fundit ka shumë ankesa lidhur me shërbimet e ndryshme bankare – kredi, lizing etj. Në shumë raste ka informatë dredharake që është në kufirin e ligjit. Njerëzit ankohen se disa klauzola në marrëveshjet për kredi për shembull janë shkruar me shkronja shumë të vogla, të tjera janë në faqen e fundit dhe njerëzit nuk i lexojnë.

“Nuk mund të kërkohet faji vetëm te konsumatorët, sepse jo të gjithë jemi juristë – tha Bogomil Nikolov. – Shpesh herë fjala është për tekste të ndërlikuara. Përveç kësaj çdo tregtar është i detyruar t’ia sqarojë konsumatorit kushtet më të rëndësishme. Shumë shpesh marrëveshjet lidhen në qendra të zhurmshme për klientë, nën presionin e shumë njerëzve që presin, ku njeriu nuk mund të lexojë me vëmendje dokumentet që firmos. Ligji në këto raste i mbron konsumatorët. Fakti se diçka nuk na është shpjeguar mirë mjafton që t’i drejtohemi Komisionit për mbrojtje të konsumatorëve dhe tregtari të sanksionohet.”

Në nivel legjislativ të drejtat tona janë rregulluar, siç është dhe në Evropë. Kemi të drejtën të kthejmë prapa një produkt me defekt. Kur tregtari nuk e pranon, varianti i parë është t’i drejtohemi Komisionit për mbrojtje të konsumatorëve. Instanca e fundit mbetet gjyqi. Mirëpo zakonisht bëhet fjalë për çmime jo të larta dhe njerëzit nuk nisin procese gjyqësore, sepse mendojnë se kjo nuk është e favorshme për ta. Përveç kësaj sistemi gjyqësor i dekurajon me procedura shumë të ngadalta.

“Fatkeqësisht problemi është se kur konsumatori ka provuar të gjitha mundësitë – bisedime me tregtarin, bashkëveprim nga ana e ndonjë organizate të konsumatorëve ose nga ana e organit kontrollues shtetëror, dhe kur më në fund arrin deri në gjyq, ai tërhiqet. Mendoj se duhet të ndryshohet ligji ose praktika gjyqësore kështu që konsumatori të mund të marrë kompensim në raste të tilla, sepse ai ka përjetuar stres, ka humbur kohë. Këto dëme jo materiale duhet të kompensohen në ndonjë mënyrë. Kur proceset gjyqësore në dobi të konsumatorëve bëhen të suksesshme, jam i sigurt se kompanitë do të fillojnë t’i respektojnë më shumë konsumatorët. Shënimi i 15 marsit, Ditës botërore të konsumatorëve, është një premisë për rritjen e kulturës së konsumatorit tek ne. Që nga anëtarësimi i Bullgarisë në BE marrim pjesë në shumë studime të KE-së, përfshi disa që kanë të bëjnë me të drejtat e konsumatorëve. Kështu mund të shohim nivelin tonë në krahasim me vendet e tjera. Është e nevojshme një ndjeshmëri më e madhe për këto probleme. Në fund të fundit, ne votojmë me portofolin tonë çdo ditë”, ishte kategorik Bogomil Nikolov.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD