Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A ka rrezik që modeli i krizës ekonomike në Greqi të përsëritet dhe në Bullgari

“Nuk duhet të lejojmë dobësim të disiplinës buxhetore dhe harxhime pa pasur para në buxhet.” – deklaroi analizatori ekonomik Georgi Angelov nga Instituti “Shoqëria e hapur”.
Foto: BGNES
Ekonomistë perëndimorë paralajmërojnë se recesioni në Evropë dhe kriza ekonomike në Greqi fshehin rreziqe dhe për ekonominë bullgare. “Këto do të jenë sfidat kryesore që Bullgaria do të përballojë në një plan afatshkurtër”, thuhet në një raport të edicionit britanik “Econimist”. Qeveria bullgare bllokoi një seri reformash të rëndësishme ekonomike, gjë që do të çojë në rimëkëmbje më të ngadaltë, megjithëse financat publike bullgare konsiderohen më stabile në Evropën Lindore dhe është pak e mundur që në Bullgari të ketë një krizë si ajo në Greqi, shkruan agjencia Reuters.

Analizatorët ekonomikë bullgarë dhe politikanët e djathtë paralajmërojnë se në qoftë se qeveria bullgare nuk ndërmerr masa urgjente dhe radikale antikrizë, në ekonominë bullgare do të shfaqet një valë e re e krizës. Mund të arrihet deri në një krizë financiare dhe vendi ynë të marrë rrugën e Greqisë. Duhet të ndërpritet presioni mbi shpenzimet e buxhetit, siç kërkojnë organizatat profesionale. Analizatorët ekonomikë nënvizojnë se deficiti i buxhetit po thellohet gjatë të dy muajve të parë të këtij viti dhe të ardhurat e shtetit po pakësohen. Analizat e ekspertëve tregojnë se të ardhurat vetëm nga tatimet indirekte gjatë muajit janar të këtij viti janë pakësuar me 500 milionë leva (250 milionë euro), kurse 40% të biznesit ka kaluar në sektorin ilegal.

Pozita e qeverisë: “Nuk do të ketë situata të tilla të rënda ekonomike dhe sociale siç në Greqi”, komentoi ministri i financave Simeon Djankov, duke shtuar se deri në mesin e dytë të vitit ekonomia jonë do të dalë nga kriza. Por deri atëherë, paralajmëroi ministri, të gjitha shpenzimet suplementare duhet të kompensohen me burime të reja të të ardhurash, ndryshe deficiti do të rritet dhe do të ndodhë kjo që ndodhi në Greqi.

Çfarë tregojnë të dhënat ekonomike për Bullgarinë: Bullgaria është në vendin e dytë për nga rritja industriale në BE dhe me treguesit më të mirë për sa i përket politikës fiskale, por është në vendin e fundit për nga prodhueshmëria e punës, tregon një raport i Business Europe, i cili do të prezantohet në Bruksel muajin mars të këtij viti. Sipas ekspertëve vendi ynë tregon një qëndrueshmëri të madhe gjatë krizës dhe është në një nivel me Francën dhe Hungarinë. Treguesi “barra tatimore” na jep pozitën e 10-të ndër 29 shtete në Evropë.

Një koment mbi temën posaçërisht për Radio Bullgarinë bëri analizatori ekonomik Georgi Angelov nga Instituti “Shoqëria e hapur”.

Çfarë masa janë të domosdoshme që të mos përsëritim skenarin grek?

“Nuk duhet të lejojmë dobësim të disiplinës buxhetore dhe harxhime pa pasur para në buxhet. Nuk duhet të shtyjmë reformat, sepse efektet pozitive të reformave do të ndikojnë në mjedisin e biznesit dhe në klimën e investimeve dhe kështu do të ndihmojnë rimëkëmbjen nga kriza.”

Cilat janë shkaqet për pakësimin e të ardhurave shtetërore?

“Ka disa shkaqe. Te sigurimet për shembull shkaku është se ka një papunësi më të madhe, domethënë më pak njerëz punojnë dhe më pak paguajnë. Te tatimi mbi fitimin ulja drastike i detyrohet faktit se të ardhurat e firmave janë pakësuar. Shkaku i tretë është se recesioni ndikon në import dhe në konsum dhe si pasojë ka një ndikim negativ në të ardhurat tatimore. Ekonomia hije gjithashtu ka ndikim, sepse stimulon fshehjen e të ardhurave. Këta stimuj do të ndikojnë dhe më shumë, në qoftë se qeveria rrit sigurimet shëndetësore dhe i ngarkon më shumë tatimpaguesit. Unë do të doja to shoh një program për pakësim gradual të barrës së tatimeve dhe sigurimeve, sepse kjo do të ndihmojë për hapjen e vendeve të reja të punës dhe për pakësimin e stimujve të fshihen të ardhura.”

Ku fshihen rreziqet në këtë situatë?

“Javët dhe muajt e fundit vërejmë një tendencë pozitive si në sektorin industrial, ashtu edhe në eksport. Por kjo rimëkëmbje mund të ndalet lehtësisht, në qoftë se qeveria ndërmerr rritje të shpenzimeve dhe të barrës së tatimeve dhe sigurimeve. Dhe në vend që të shfrytëzojmë përmirësimin e situatës në tërë BE, ne mund të ndalim rimëkëmbjen dhe të mbetemi një nga pak vendet, të cilat, bashkë me Greqinë, vazhdojnë të zhyten.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tania Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD