Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presioni i pushtetit mbi krimin e organizuar po vazhdon

Foto: BGNES
Dhe gjatë kësaj jave vazhduan aksionet e policisë “për vënie në dijeni dhe profilaktikë” të kontingjentit kriminel dhe për zbulimin e kanaleve të kontrabandës në një ose tjetër fushë.

Që nga dhjetori i kaluar e këtej aksionet e policisë me arrestimet e elementeve kriminele të njohura me nofkat e tyre në shtyp nuk ndalojnë. Tani për tani rrallë arrihet deri në çështje gjyqësore që përfundon me dënim, por të paktën qetësia e kësaj bote gjysmë legale tanimë është shkelur. Të shpresojmë se jo për një kohë të gjatë. Kësaj jave “në shënjestrën” qe kontrabanda me cigare, vjedhësit e automobilave, tregtia me patenta dhe me diplomat universitare.

Por që të mund ta bindim Evropën se Bullgaria është një shtet ligjor, do të jetë e nevojshme shumë më tepër, e pikërisht figura të rëndësishme të dënuara nga kjo botë dhe politikanët e lidhur me ta. E rikujtoi gjatë këtyre ditëve në Sofje Thierri Kreten, shef i drejtorisë “Hetime dhe operacione” në agjencinë evropiane OLAF. Qeveria e re e djathtë centriste e partisë GERB është e para, e cila haptazi pohoi lidhjen e pushtetit politik me botën nëntokësore, përfshi dhe depërtimin e njerëzve të lidhur me kriminalitetin në polici dhe në sistemin gjyqësor. Premton asnjëfarë kompromisi sa i përket personave të tillë nga partia drejtuese. Do të presim ta shikojmë.

Në takim me punëdhënësve dhe industrialëve prokurori i përgjithshëm Boris Vellçev deklaroi se, Bullgaria ka një “problem strukturor me krimin e organizuar dhe korrupsionin”, i cili i ka rrënjët në lidhjen e politikës dhe të pushtetit ekonomik me paratë e krimit të organizuar gjatë të ashtuquajturit kalim nga një rend social dhe ekonomik drejt një tjetri. “Paratë e pista dhe zërat e blera më to formojnë sfidën politike, e cila të luftojë me krimin dhe korrupsionin” - formulon ai paradoksin e kalimit, i cili e bën detyrën e drejtësisë, mision pothuajse të pamundur. “Tranzicioni në Bullgari do të përfundojë atëherë, kur të largohen nga jeta shoqërore emrat e njohur të botës kriminele dhe drejtohen para gjyqit”, deklaroi ai. Problemi i madh i drejtësisë tonë sipas tij është në “traditën e lidhjes 20 vjeçare të botës kriminele me shtetin”, në ato “lidhje nganjëherë të pamenduara dhe nganjëherë të rrezikshme me dhënien e drejtësisë, me policinë, me partitë politike”. Prokurori i përgjithshëm shikon prapë së prapi dy baza për optimizëm në luftën me demonët e kalimit. “Historia tanimë nuk është në anë të tyre dhe shoqëria po kështu nuk është më në anë të tyre. “Vendosmëria e treguar, dhe të shpresojmë jo vetëm e treguar e qeverisë së re të zhvillojë betejë me të keqen në realitet imponon forcë dhe kthen gjendjet shoqërore. E fundit është shumë e rëndësishme dhe mund të dalë se është një aleat vendimtar për ndryshim.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria bëri ekzaminime parandaluese për bullgarët në fshatin shqiptar Pustec

Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë, Shqipëri, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe të..

botuar më 24-10-21 3.48.MD

Një shoqatë e re, një shpresë e re për njerëzit e rajonit të Gollobordës

Data 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar” . Ajo u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në qytetin e Tiranës me drejtues Besim Muça.    Besimi ka lindur në fshatin Orzhanovë..

botuar më 24-10-21 3.10.MD

Me një “Festë e dinozaurëve për fëmijë ” mbledhin fonde për Qendrën e Shpëtimit të Breshkave

Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli. Kodi i veshjes..

botuar më 24-10-20 9.10.PD