Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sistemi informativ do të nxjerrë në “dritë” firmat-debitorë në Internet

Detyrimet midis firmave prej kohe është një problem serioz për Bullgarinë. Sipas të dhënave të biznes organizatave ajo i tejkalon 200 milionë levat (rreth 100 milionë euro). Borxhet e papaguara, më në veçanti në kushtet e krizës,në mënyrë suplementare e ndërlikojnë punën e biznesit. Mundësi të ndryshohen gjërat dhe të paguhet ajo që duhet firmave partnere propozon sistemi i ri online informativ DebtNet, i cili nxjerr “në dritë” borxhlinjtë në internet. Ky presion shoqëror mund t’i detyrojë mjaft subjekte ekonomike të jenë pagues më të rregullt në biznes marrëdhëniet.

Tani firmat luftojnë me marrjet me afate të kaluara nga partnerët jo korrekt në mënyrë të ndryshme - përmes kujtimeve të shumta - me shkrim dhe me gojë, që të mund të arrihet në pjesën më të madhe të rasteve deri në një procedurë gjyqësore. Në Bullgari ekzistojnë firma të cilat merren me rregullimin e marrjeve të tilla me afat të kaluar. Sistemi i ri informativ DebtNet jep akoma mundësi të tjera për zgjidhjen e këtij problemi, përpara se të arrihet deri në sallën gjyqësore. Në fakt çështja për marrjet me afate të kaluara ka përveç karakterit financiar dhe moral. Sepse lojaliteti dhe korrektësia në biznes mund të tërheq partnerë të rinj, kurse mungesa e tyre mund t’i detyrojë të deritanishmet të largohen, gjë e cila në të gjitha rastet reflekton mbi të ardhmen e një biznesi të caktuar.

Vlladimir Gjeorgjiev, drejtor ekzekutiv i sistemit DebtNet sqaron: “DebtNet është një online sistem informativ, i cili përbën një instrument të ri në luftën me marrjet me afat të shkuar midis firmave. Ai i tregon përpara publikut të gjerë në internet, pa asnjëfarë kufizimesh. Regjistrat e tjera, për shembull ky i Bankës Popullore Bullgare, nga njëra anë, përfshin vetëm këtë pjesë nga borxhet, të cilat janë ndaj institucioneve bankare, kurse nga ana tjetër nuk është i pranueshëm për të gjithë, që në fakt është problem. Ne e informojmë publikun e gjerë për ekzistencën e detyrimeve me afate të kaluara të një firme të dhënë. Partneri informativ i firmës mund menjëherë të marrë një vendim adekuat kundrejt saj.”

Një prioritet tjetër i sistemit, përveç pranimit të tij të gjerë, është aktualiteti i tij. Pavarësisht se DebtNet vepron mezi prej 1 muaji e gjysmë, në të tanimë është futur informatë për rreth 1000 borxhlinjë, të cilët detyrohen me 100 milionë leva (rreth 50 milionë euro) partnerëve. Firma-kreditore fut një informatë të plotë për veten e vet në sistem, që garanton korrektësi. Futet dhe një informacion minimalit të domosdoshëm për borxhliun. Në qoftë se ndonjë do që të marrë informatë për korrektesën e partnerit tregtar, thjesht fut emrin e firmës në Internet kërkuesin. Sistemi aktualizohet rregullisht - në qoftë se borxhliu ka rregulluar marrjen me afat të kaluar, emri i tij fshihet.

Konsultues i DebtNet është Jorn Hollgard nga një të ngjashëm kreditimi në Danimarkë. Byro të ngjashme tanimë ekzistojnë në shumë nga shtetet në Evropën Veriore. Ata jo vetëm që i regjistrojnë borxhlinjtë, por japin dhe vlerësime për rrezikun e kreditimit të firmave, që është gjë shumë e dobishme për investuesit, të cilët interesohen nga një partner shpresëdhënës, sqaron Hollgard. Informacioni pakëson mundësitë për shfaqjet e marrjeve të këqija. “Komoditeti i këtij sistemi, të byrosë së kreditimit është se mbledh në një vend të gjitha të dhënat nga burimet e ndryshme, përkatësisht e ofron këtë informatë në një pamje përgjithësuese - sqaron Jorn Hollgard. Kjo do të thotë se, agjenti përkatëse ekonomik, qoftë ai firmë ose bankë, mund menjëherë të hyjë në sistem dhe mbi bazën e këtij informacioni të marrë një vlerësim të përgjithshëm kreditimi. Diçka më shumë - në varësi nga ky vlerësim banka përkatëse ose firma mund të vendosin të lëshojnë ose jo kredi në varësi nga rregullat e politikës personale të kreditimit.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD