Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të shfrytëzojë Eurotransplant

Organizata Eurotransplant do t’i bashkëveprojë Bullgarisë me transplantime, të cilat deri tani nuk janë bërë në Bullgari.
Foto: BGNES
Eurotransplant do ta ndihmojë Bullgarinë në raste urgjente. Ky vendim u mor në takimin e 27-të të Organizatës evropiane për shkëmbim të organeve, i cili u mbajt tani vonë. Tani për tani vendi ynë ende nuk është anëtar i Eurotransplant-it, por ka shtruar kërkesë për aderim në organizatë. Në Eurotransplant anëtarësojnë shtatë vende evropiane – Austria, Belgjika, Kroacia, Gjermania, Luksemburgu, Holanda dhe Sllovenia. Një nga kërkesat për aderim është që të rrisim numrin e donatorëve. Për sa i përket bazës normative, standardeve mjekësore dhe strukturave spitalore, vendi ynë është në përputhje me kriteret. Organizata do t’i bashkëveprojë Bullgarisë më tepër në transplantimet e zorrëve të holla, mushkërive, pankreasit dhe poliorganeve, të cilat deri tani nuk janë bërë në Bullgari. Do të mund të përdorim shërbimet e specialistëve nga organizata, të cilët do të vijnë tek ne posaçërisht për operacionet e rënda. Në raste më speciale, kur transplantimet nuk mund të bëhen tek ne, pacientët do të mund të dërgohen jashtë shtetit. Përveç kësaj specialistë tanë në fushën e transplantimeve do të mund të kualifikohen në klinika të specializuara në Gjermani. Nga organizata janë të mendimit se kualifikimi i specialistëve, sigurimi financiar i qendrave dhe popullarizimi i dhurimit të organeve janë rrugët kryesore për zhvillimin e transplantimeve.

Aktualisht tek ne ka 757 veta, të cilët presin për transplantim të veshkës, 36 – për transplantim të mëlçisë dhe 28 – për një zemër të re. Këto janë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë. Nga fillimi i këtij viti tek ne donatorët truporë janë tre, gjatë vitit të kaluar numri i tyre ishte 11. Sipas specialistëve Bullgaria mbetet prapa për sa i përket dhurimit të organeve në krahasim me vendet e tjera evropiane.

“Dhurimi i organeve është një akt human dhe shumë fisnik, i cili duhet të reklamohet në shoqëri” – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë d-r Ljubomir Spasov, drejtori i Spitalit Universitar “Lozenec”. “Duhet të shpjegohen dobitë e këtij dhurimi në pikëpamje morale që të mund në të vërtetë në rast vdekjeje të përdoren organet për transplantim dhe të ndihmohen njerëzit që kanë nevojë – shtoi d-r Spasov. – Prandaj ndihma e Eurotransplant-it dhe specializimi i mjekëve është vetëm njëra anë. Shoqëria duhet të jetë e bindur në dobinë e kësaj veprimtarie. Aspekti moral është shumë i rëndësishëm. Ne shpesh herë e japim si shembull Spanjën, ku madje Kisha përfshihet aktivisht, duke popullarizuar idenë se organet e të vdekurit nuk i janë të nevojshme në qiell. Ato mund të jenë të dobishme këtu, në tokë, që të mund dikush tjetër të jetojë. Ky është një aspekt i rëndësishëm. Ne si mjekë do t’i bëjmë transplantimet. Problemi është se ka pak donatorë. Tani ne marrim organe të donatorëve të gjallë. Nga ana teknike kjo është shumë e vështirë, sepse duke i bërë operacion një njeriu të gjallë, kapërcen një barrierë psikologjike. Tani për shembull në Spitalin Universitar “Lozenec” gjysma e transplantimeve të veshkave dhe mëlçive janë nga donatorë të gjallë. Kështu ne i ndihmojmë njerëzit që kanë nevojë, por shoqëria duhet të ndihmojë që dhurimi i organeve të popullarizohet.”

Sipas statistikës së Ministrisë së Shëndetësisë, në BE pacientët me vdekje trunore që janë të përshtatshëm për donatorë janë 10 për 1 milion veta në vit. Në Bullgari ata janë 1,2 për 1 milion veta. Prandaj specialistët tanë janë të mendimit se duhet të themelohet një rrjet ballkanik për shkëmbim të organeve. Sipas tyre një bashkëpunim i tillë do të japë mundësi për reagim më të shpejt. Për shembull zemra dhe mëlçia mund të përdoren për transplantim vetëm 5 orë pas marrjes së tyre, kurse veshkat – deri në 36 orë. Është i rëndësishëm fakti se me vendet fqinja kemi një fond të ngjashëm gjenetik që pakëson riskun të hidhet poshtë organi.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD