Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët për shërbimin shëndetësor

“Në vend që të ankohemi nga cilësia e kujdeseve shëndetësore në vendin tonë, duhet të kërkojmë një shëndetësi e cila të jetë në nivelin e asaj evropiane”, theksoi drejtori i agjencisë MBMD zonja Mira Radeva.
Foto: BGNES
Secili prej nesh për një apo tjetër rast kërkon shërbime mjekësore, ka nevojë të konsultohet me specialist ose të shtrihet në spital për mjekim. Çfarë është cilësia e shërbimeve mjekësore në Bullgari? Sipas të dhënave të studimit sociologjik të agjencisë MBMD të zhvilluar në fund të javës së kaluar, 900 bullgarë të anketuar, e kanë vlerësuar cilësinë e shërbimit mjekësor me notën - “mirë”. “Vështirë dikush mund të presë se bullgarët janë shumë të kënaqur nga shëndetësia në vendin tonë aktualisht. Konsumatorët e sotëm të shërbimeve shëndetësore në asnjë rast nuk kanë mendim të njëjtë. Ka konsumatorë me nevoja specifike, me qëndrime të ndryshme për këtë si duhet të jenë shërbyer në sferën e shëndetësisë. Unë mendoj, se në vend që të ankohemi nga cilësia e kujdeseve shëndetësore në vendin tonë, duhet të kërkojmë një shëndetësi e cila të jetë në nivelin e asaj evropiane”, theksoi drejtori i agjencisë MBMD zonja Mira Radeva dhe shtoi:

“Më lartë vlerësohen konsultimet me mjekun familjar. Këto janë kontaktet më intensive të bullgarëve me sistemin e kujdeseve shëndetësore tek ne. Për mjekët familjar dhe punën e tyre bullgarët japin notën “shumë mirë”. Gjithashtu shumë të mira janë përshtypjet e të anketuarve për specialistët shëndetësore në fushën e ndihmës para spitalore. Në vendin e fundit të klasifikimit me notën më të ulët për cilësinë e shërbimit janë ndihma urgjente dhe mjekimi në spital.”

Gjatë vitit të kaluar një e treta prej të anketuarve vetëm një herë kanë përdorur shërbime shëndetësore. Këta janë kryesisht të rijnë në moshë 20-25 vjeç. Rreth 43 % prej të anketuarve kanë deklaruar, se mesatarisht 5 herë në vit përdorin shërbime shëndetësore – vizita te mjeku familjar ose specialisti, ose shikojnë për analiza laboratorike. Ndër konsumatorët më intensivë të shërbimeve shëndetësore në Bullgari janë pensionistët.

“Njerëzit e këtij grupi kanë mendim të tillë se tek mjeku njeriu shkon për të mjekuar, nuk i kushtojnë rëndësi profilaksisë – shpjegon Mira Radeva. Për mënyrën e shëndetshme të jetesës filloi të flitet shumë gjatë viteve të fundit. Vite me radhë sporti konsiderohej si një privilegji dhe detyrim i të rinjve, për shtesat ushqimore nuk bëhej fjalë fare, si edhe për ushqimet e favorshme për shëndetin e njeriut”.

Sipas zonjës Radeva një fakt interesant nga studimi është diferenca në vlerësimin e përgjithshëm të shëndetësisë bullgare, qe është vlerësuar me notën – “mirë”, dhe vlerësimi për punën e mjekëve familjar. Shumica prej të anketuarve e vlerësojnë me notën “shkëlqyeshme” punën e mjekëve bullgarë nga ndihma para spitalore, me gjithë se ata ankohen se humbasin shumë kohë për të pritur para kabinetit të mjekut. Por e harrojnë shpejtë këtë problem, kur i shërbejnë në mënyrë korrekte, kur i presin me buzëqeshje dhe kuptim.

Përgatiti në shqip. Sofia Popova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD