Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si kryeqytet ballkanik i turizmit kulturor Veliko Tërnovo do të ofrojë atraksione të reja për turistët kureshtarë

Foto: Veneta Nikollova
Gjatë një prej vizitave të tij në Veliko Tërnovo presidenti i Asociacionit botëror të hotelierëve dhe të pronarëve të restoranteve Gasan Aidi tha: “Fjalët e himnit tuaj: O, Athe i dashur, ti je parajsë tokësore!” janë fjalët më të sakta për vendin tuaj!” Sipas “mbretit të turizmit”, siç e quajnë zotin Aidi, Veliko Tërnovo është ndër dhjetë destinacionet më të preferuara në Evropën Lindore. Ky është një prej motiveve serioze, me të cilat pikërisht ky qytet u dallua me çmimin “Kryeqytet ballkanik i turizmit kulturor”, kurse zgjedhja u bë nga specialistë në fushën turistike nga 160 vende gjatë kongresit të 47-të të asociacionit në Beograd më 20 janar të këtij viti.

Shpallja e Veliko Tërnovos për “Kryeqytet ballkanik të turizmit kulturor” është krenari dhe njohje për mikpritjen e qytetit, por edhe një përgjegjësi e madhe, sipas udhëheqësit të agjencisë bashkiake turistike “Carevgrad – Tërnovo” Danaill Panov. Ai paraqiti disa prej ideve, të cilat priten të zhvillohen, që të mund Veliko Tërnovo të tërheqë dhe të mirëpresë akoma më shumë miq:

“Për disa vitet e ardhshme bashkia ka përpunuar një program afatgjatë për zhvillimin e turizmit në kryeqytetin e vjetër. Projektet janë lidhur me rinovimin e infrastrukturës rreth objekteve turistike dhe me përmirësimin e shërbimit të turistëve. Qëllimi ynë është të propozojmë atraksione të reja në kryeqytetin e vjetër, të cilat të tërheqin më shumë miq në qytetin tonë. Kemi edhe një projekt të përpunuar për qendër vizituesish, i cili të quhet “Bullgaria e Mesjetës”, vazhdon zoti Panov. – Ai do të ketë karakter arsimor për nxënësit. Në të do të vihen figura më të ndryshme, siç është në muzeun e madam Tjuso, por nuk do të jenë prej dylli, por prej një materiali tjetër të posaçëm. Figurat do të jenë të personave historikë nga koha e Mbretërisë së dytë bullgare, kur ka qenë lavdia më e madhe e Veliko Tërnovos si kryeqytet i Bullgarisë. Në “Sallën e Fronit” artistë do të luajnë skena të ndryshme historike para vizituesve. Do të ketë dhe një njeri, i cili gjatë daljes së turistëve do t’u japë një diplomë, të shkruar me shkronja speciale kaligrafike.”

Deri tani atraksioni më i njohur në Veliko Tërnovo ishte spektakli audiovizual “Tinguj dhe dritë”. Ai është krijuar gjatë vitit 1983 dhe tashmë 27 vjet i gëzon miqtë e qytetit me gërshetimin origjinal të tingujve me dritën. Në qendrën e re të vizituesve turistët do të mund të njihen me hollësi me historinë e këtij spektakli. Një prej shkaqeve që ekspertë të mëdhenj turistikë ta vlerësojnë lart Veliko Tërnovon si kryeqytet ballkanik të turizmit kulturor është ekspozita ndërkombëtare “Turizëm kulturor”, e cila zhvillohet nga 7 vjet në qytet. Ky forum tashmë tradicional dha një impuls të fortë për shndërrimin e vendeve historike dhe kulturore në Bullgari më të preferuara për turizëm. Deri tani shumë shpesh ato nuk vlerësoheshin në nivelin e domosdoshëm, për shkak të vendpushimeve tona detare dhe malore, të cilat gëzojnë një popullaritet të madh që prej vitesh. Që tani Veliko Tërnovo është duke u përgatitur për edicionin me radhë të shtatë të ekspozitës “Turizëm kulturor” gjatë muajit prill. Atëherë në një ceremoni zyrtare do të festohet shpalla e qytetit si kryeqytet ballkanik i turizmit kulturor, këtë herë në vetë qytetin. Daniell Panov pret ndryshim të tërë pamjes së qytetit:

“Do të punojmë vërtetë shumë, që të duket ai si një kryeqytet ballkanik i turizmit kulturor. Aktualisht jemi duke përgatitur projekte për ndërrim të vizionit të të gjitha broshurave turistike. Deri në një muaj do të përpunohet edhe logoja e re, e cila do të përhapet. Këto janë vetëm disa prej hapave të ardhshëm, shton zoti Panov. – Për të gjitha hotelet janë porositur kopje të diplomës, me të cilën vërtetohet se Veliko Tërnovoja është kryeqytet i turizmit ballkanik. Ato do të vihen në një vend qendror të çdo një hoteli, që të shihen nga të gjithë turistët.”

Për tërheqjen e më shumë miqve në Veliko Tërnovo do të mirëmbahen dhe rinovohen dhe shumë prej atraksioneve të deritanishme vendore. Në lokalitetet e afërta ka dhe kushte për çiklizëm malor, hipizëm, si dhe shumë shtigje ekologjike. Një prej përjetimeve më të bukura është shikimi i qytetit përmes dritareve të aeroplanit. I shikuar nga lart kryeqyteti ballkanik i turizmit kulturor lë një kujtim të paharrueshëm dhe një dëshirë për t’u vizituar përsëri.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD

Vendpushimi Albena festoi 55 vjetorin e tij

Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..

botuar më 24-08-26 11.56.PD

Insistojnë që Bazilika Episkopale e Filipopolit të hyjë në listën e UNESCO-s

Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..

botuar më 24-08-22 10.19.PD