Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Operacioni “Oktapod” shthur rrjetin mafioz

Mbi 10 persona u arrestuan në operacionin policor “Oktapod”.
Foto: BGNES
Pas arrestimeve për vrasjen brutale në fillim të vitit të gazetarit me kontakte të dyshimta Bobi Cankov dhe operacionit të kapjes së grupit të “Brutalëve”, të cilët realizuan një sërë rrëmbimesh, Ministria Bullgare e Punëve të Brendshme zhvilloi akoma një operacion të suksesshëm me emrin “Oktapod” Këtë herë ka të ngjarë në arrest të gjendet një figurë me ndikim të madh në Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, të krijuar nga ish qeveria e majtë pikërisht për të luftuar kriminalitetin e organizuar dhe korrupsionin në etazhet e larta të pushtetit.

Biografia e kësaj figure, Aleksej Petrov, është tipike për shumë prej njerëzve të suksesshëm në erën e postkomunizmit. Si shumica prej tyre ai është marrë me sporte luftarake – ka qenë prej sportistëve më të mirë të karatesë në Bullgari, ka zënë një post kryesor në shërbimet e tanishme sekrete, është lidhur me shumë firma me biznes më të ndryshëm, përfshi dhe të tilla që merren me sigurime. Ka media të veta, si dhe miq politikë me ndikim të madh. Pas largimit të tij me detyrim nga posti strategjik në Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, Aleksej Petrov filloi të tërhiqet nga pjesëmarrja në firmat e veta dhe filloi punë si konsulent i kërkuar në fushën e problemeve të sigurisë, me honorarë, për të cilat supozohet se kapin një shumë prej milionë eurosh, ka punuar madje si pedagog në Universitetin për Ekonomi Kombëtare dhe Botërore. Ka dyshime se ka qenë shef i një grupazhi kriminal me hierarki të rreptë, i cili kontrollon biznesin me prostituta në Sofje dhe merret me shantazh, me grumbullim me forcë borxhesh, me fshehje të ardhurash, mospagim tatimesh dhe vjedhje të TVSH-së. Ka dyshime gjithashtu se është përzier në vjedhjen e mjeteve nga ndërmarrja më e madhe metalurgjike “Kremikovci”.

Sipas disa mediave kompleksi i notimit “Spartak”, selia e Aleksej Petrovit, është shndërruar në një Ministri private të Punëve të Brendshme, e cila ka grumbulluar informacion komprometues për politikanë dhe afaristë me qëllim shantazh. Thuhet gjithashtu se që të hakmerret për largimin e vet nga Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare, Aleksej Petrov i ka bërë kurth ish shefit të tij Petko Sertov dhe ish kryeministrit Sergej Stanishev duke i dorëzuar personalisht kryeministrit të ri Bojko Borisov një informatë sekrete, të zhdukur nga Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare. Aleksej Petrov është dyshuar se ka porositur konfliktin me sajtin “Të rrezikshmit”, ku burime anonime rrëfenin për dallaveret e pushtetit në etazhet e larta, përfshi dhe për ta, të lidhur me Aleksej Petrovin.

Në qoftë se e gjithë kjo vërtetohet lufta do të jetë e ashpër dhe flet për një vendosmëri dhe guxim të madh të qeverisë së re bullgare të Bojko Borisovit. Ndoshta më në fund dikush do të përpiqet ta pastrojë emrin e Bullgarisë si një shtet, ku politika, paratë dhe kriminaliteti janë lidhur ngushtë, në rast se nuk bëhet fjalë përsëri për hakmarrje të një qendre të korruptuar kundër një qendre tjetër të tillë, një film, të cilin e kemi parë jo një herë në të kaluarën.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sërish në zgjedhje

Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..

botuar më 24-10-27 7.10.PD

Një ditë për reflektim para zgjedhjeve të parakohshme për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor

Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..

botuar më 24-10-26 5.20.PD
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Qendrat e kthimit të emigrantëve - një zgjidhje e qëndrueshme ose një model i dënuar pan-evropian për trajtimin e migracionit të paligjshëm

Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..

botuar më 24-10-23 6.45.MD