Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompozitori Stefan Diomov mbush 65 vjeç

Foto: BGNES
Në qytetin Burgas pranë Detit të Zi banon dhe punon Stefan Diomov, një nga autorët më të njohur të muzikës pop tek ne. Këngët e tij janë melodike dhe i pëlqejnë shumë publikut. Tashmë 42 vjet Stefan Diomovi punon në fushën e muzikës – është themelues i disa grupeve, kompozitor, autor i vjershave, interpretues, zbulues i talenteve të reja, iniciator i konkurseve. Ka 350 këngë origjinale dhe mbi 3000 koncerte me grupet e tij. Këtë muaj festojmë përvjetorin e tij të 65-të dhe me këtë rast do t’ju prezantojmë një pjesë të krijimtarisë së tij.

Po të doni të dëgjoni disa prej veprave më të njohura të kompozitorit Stefan Diomov, klikoni AUDIO. Ju urojmë minuta të këndshme!
По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Unë kam gjithçka"

Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..

botuar më 24-08-30 7.20.PD

“O-oooh!"

Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike. Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas”..

botuar më 24-08-28 6.40.PD

"Ore"

Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..

botuar më 24-08-26 6.05.PD