Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkimi më i madh i pacientëve në Bullgari

Sipas të dhënave të anketimit me temë “Dhënia e autorizimeve të pacientëve evropianë – mundësi dhe rëndësi”, Bullgaria është në vendin e fundit në Evropë për nga mbrojtja e të drejtave të pacientëve.
Foto: BGNES
Me gjithë të jetojë mirë, njeriu dashje ose pa dashje, në një moment hyn në rolin e pacientit, fakt nga i cili për të rrjedhin probleme të shumta. Në Bullgari, ku realizohet një reformë shëndetësore, situata është edhe më e ndërlikuar. Pacientët jo rrallë hasin pengesa të ndryshme burokratike. Për më tepër – sipas të dhënave të anketimit me temë “Dhënia e autorizimeve të pacientëve evropianë – mundësi dhe rëndësi”, Bullgaria është në vendin e fundit në Evropë për nga mbrojtja e të drejtave të pacientëve. Në mënyrë negative vlerësohen edhe një sërë kriteresh shëndetësore, si legjislacioni kombëtar në këtë fushë, zgjedhja e furnizuesve të shërbimeve mjekësore, ekzistenca e programeve kombëtare të skriningut të sëmundjeve me rëndësi sociale, pagimi joformal i mjekëve dhe i infermiereve, përjashtimi i organizatave të pacientëve në miratimin e vendimeve të ndryshme politike në fushën e shëndetësisë.

Pritet e gjithë kjo të ndryshohet me krijimin e organizatës më të madhe të pacientëve në Bullgari. Aktualisht në të u përfshin 21 organizata kombëtare të pacientëve dhe 23 shoqata rajonale. Organizata disponon një telefon për mendime dhe rekomandime të pacientëve me sëmundje të ndryshme dhe me një sajt të vet. Ajo është gati të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e pacientëve në vendin tonë dhe me institucionet shtetërore të angazhuara me zgjidhjen e çështjeve të ndryshme shëndetësore dhe me politikat e ndryshme në fushën e shëndetësisë. Krijimi i organizatës kombëtare të pacientëve iu referohet domosdoshmërisë së mbrojtjes së të drejtave të pacientëve pavarësisht nga sëmundjet e tyre, seksi, mosha, etnosi, feja.

Kryetari i organizatës kombëtare të pacientëve, doktor Stanimir Hasërxhiev shpjegon: “Organizata kombëtare e pacientëve do të punojë për formimin e një politike më të mirë shëndetësore, për sigurimin shëndetësor të çdo qytetari bullgarë, për pjesëmarrjen e mbarë shoqërisë në miratimin e vendimeve për buxhetin në shëndetësi. Organizata do të punojë edhe për përfshirjen e pacientëve në politikën shëndetësore dhe në punën e institucioneve shëndetësore në Bullgari. Qëllimi është, që sistemi shëndetësor të jetë jo vetëm i arritshëm, por të jetë në dobi për çdo qytetar bullgar. Për realizimin e ideve do të organizojmë një sërë fushatash arsimore dhe projektesh publike. Kështu do të përpiqemi të bëjmë bullgarët më të arsimuar, më të shëndoshë dhe më të ditur.”

Projekti i parë i organizatës kombëtare të pacientëve është me emrin “Pranë teje”. Ai është i orientuar te organizatat rajonale të pacientëve. Nëpërmjet tyre organizata do të kërkojë përfaqësi në pikat më të largëta, kështu që çdo pacient të ndjejë veten pjesë prej një shoqërie të madhe. Për këtë projekt zëvendës kryetarja e organizatës kombëtare të pacientëve doktoresha Evgenija Adërska shpjegon: “Organizata do të disponojë shumë ekspertë. Në të bëjnë pjesë shumë profesionistë. Disponojmë një ekip juristësh – noterë dhe avokatë. Krahas kësaj në organizatën tonë punojnë ekonomistë dhe financierë. Ata janë njerëz me përvojë dhe dëshirë të punojmë për mbrojtjen e kauzës së pacientëve.”

Për herë të parë në Bullgari organizatat e pacientëve miratuan dhe nënshkruan një Kod Etik, sinkronizuar me standardet më moderne evropiane dhe botërore. Kodi rregullon marrëdhëniet me institucionet, me kompanitë farmaceutike dhe midis vet organizatave joqeveritare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Krerët e shteteve nga Evropa nderuan 70 vjet nga themelimi i CERN-it

Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të konkurrencës së ashpër dhe për zhvillimin pozitiv të shoqërive tona. Kështu deklaroi kreu i shtetit Rumen..

botuar më 24-10-02 10.45.PD

Thatësira dhe humbjet e fermerëve: KE hapi rezervën bujqësore të krizës

Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..

botuar më 24-10-01 8.21.MD

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD