Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në Vitin ndërkombëtar të shumëllojshmërisë biologjike

Foto: www.cbd.int/2010
OKB-ja shpalli vitin 2010 Vit ndërkombëtar të shumëllojshmërisë biologjike dhe ai zhvillohet nën patronazhin e UNESKO-s – organizata, e cila merret me këtë problem të rëndësishëm për jetën e planetit në kuadrin e programit të saj “Njeriu dhe biosfera”. Motoja e fushatës së sivjetshme botërore është “Shumëllojshmëria biologjike është jetë, shumëllojshmëria biologjike është jeta jonë.” Qëllimi i komunitetit botëror për “ndalim të humbjes së shumëllojshmërisë biologjike deri në vitin 2010” nuk është i arritshëm. Prandaj ka domosdoshmëri për zhvillimin e një fushate më të gjerë për kuptimin e problemit dhe për përgatitjen e një strategjie të re për periudhën pas vitit 2010. Pritet që plani i ri strategjik të miratohet në sesionin e 65-të të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së gjatë shtatorit të këtij viti. Zhvillimi i tij do të koincidojë me zhvillimin e takimit të nivelit të lartë botëror të shumëllojshmërisë.

Bullgaria është ndër tri vendet e para me shumëllojshmëri më të pasur biologjike në Evropë. Le të rikujtojmë se në malet bullgare ende ka pyje të virgjëra, ku jetojnë arinj, ujq dhe dhelpra, të cilat në shumë rajone të Evropës i ka vetëm në përrallat për fëmijë. Afro një e treta e territorit të vendit është përfshirë në rrjetin e mbrojtur “Natura 2000”. Megjithatë natyra e bukur bullgare ndodhet nën rrezik për shkak të oreksit të sipërmarrësve ndërtimorë. Prandaj edhe Ministria e mjedisit rrethues dhe ujërave dhe lëvizjet për mbrojtje të natyrës përfshihen në mënyrë aktive në fushatën botërore për mbrojtje të shumëllojshmërisë biologjike.

13 për qind e bimëve të larta te ne i ka vetëm në Bullgari ose në Ballkan. Kjo mund të thuhet edhe për 19 lloje kafshësh. Zëvendësministrja e mjedisit rrethues Evdokia Maneva rikujton akoma disa të dhëna interesante:

“Bimët e larta në Bullgari janë 3 900 lloje, kërpudhat – 4 900, kafshët pa shtyllë kurrizore janë 1 606, kurse insektet janë 20 900 lloje. Te ne jetojnë 100 lloje kafshësh gjitare dhe 218 lloje peshqish. Nga të gjitha 35 llojet e lakuriqeve të natës në botë 33 janë regjistruar në Bullgari. Ndërkohë është shumë shqetësues fakti se 106 lloje bimësh të larta janë në listën e kuqe të IUNC, domethënë janë në florën e rrezikuar në botë. Tërë kjo shumëllojshmëri biologjike ka edhe vlerë ekonomike. Bullgaria është ndër eksportuesit më të mëdhenj të bimëve mjekësore në Evropë. Nga gjithsej 200 kërpudhat e ngrënshme 10 janë me rëndësi industriale. Vendi ynë është ndër eksportuesit më të mëdhenj të kërpudhave.”

Një rëndësi shumë të madhe për ruajtjen e florës dhe faunës së pasur në Bullgari ka krijimi, rregullimi dhe ruajtja e territoreve të mbrojtura natyrore. Bullgaria ka tri parqe kombëtare në malet Rilla, Pirin dhe Stara Pllanina, si dhe 11 parqe natyrore, 16 rezervate biosferike, shumë lokalitete të mbrojtura dhe monumente natyrore. Aktualisht është duke u përpunuar rregullimi i rrjetit të gjerë prej zonash të mbrojtura, të cilat janë pjesë e sistemit evropian “Natura 2000”. Pjesa bullgare përfshin gjithsej 342 zona të mbrojtura. Gjatë vitit të kaluar kishte vonim të konsiderueshëm të procesit të rinovimit të territoreve të mbrojtura të këtij rrjeti për shkak të mungesës së mjeteve të parashikuara për këtë qëllim nga qeveria e kaluar. Drejtoria e re e ministrisë e ka korrigjuar këtë të metë në buxhetin e këtij viti:

“Me këtë ndihmë financiare do të shpallen 24 zonat e mbrojtura në kuadrin e direktivës për ruajtjen e shpendëve të egër – deklaroi ministrja Nona Karaxhova. – Kështu procesi i shpalljes së të gjitha zonave për shpendët do të përfundojë. Startoi edhe procesi për shpalljen e zonave të mbrojtura në kuadrin e direktivës për ruajtje të habitateve të florës dhe faunës së egër. Deri në fund të vitit do të përgatiten urdhra për akoma 80 zona të mbrojtura. Gjatë vitit 2010 do të fillojmë edhe përgatitjen e hartave të habitateve, kurse gjatë korrikut presim edhe fillimin e procesit të grumbullimit të projekteve në kuadrin e programit operativ “Mjedis rrethues” të Komisionit Evropian për përpunim planesh për administrim të territoreve të mbrojtura për ruajtje shpendësh. Ndërkaq do të shqyrtohen shpejt edhe planet e depozituara që prej shumë kohe në ministri për administrim të parqeve natyrore Stranxha, Sinite Kamëni (Gurët e Kaltër), Persina, Zllatni Pjasëci (Rërët e arta) dhe Shumensko Pllato (Pllaja e Shumenit).”

Drejtoria e re e Ministrisë së mjedisit rrethues premton një kontroll më të rreptë mbi respektimin e legjislacionit për mbrojtje të natyrës në përgjigje të “sulmeve” të sipërmarrësve ndërtimorë për ndërtimin e gjigantëve të panevojshëm turistikë, kurse kohët e fundit edhe për ndërtimin e centraleve të vogla termike, të fushave fotovoltaike dhe të parqeve të erës. Ministria ka vënë para vetes detyrën ambicioze për ta bërë biznesin aleat të saj në ruajtjen e shumëllojshmërisë biologjike:

“Konfliktet kryesore, që duhet të zgjidhim, të lidhura me ruajtjen e natyrës dhe të shumëllojshmërisë biologjike, janë interesat e biznesit ndaj disa rajoneve tërheqëse për shkak të bukurisë dhe pasurive të tyre natyrore – thotë zonja Maneva. – Ne jemi të qartë se vetëm me ndalime dhe rregulla administrative, pa pjesëmarrjen e biznesit nuk mund ta përballojmë problemin. Prandaj në Vitin ndërkombëtar të shumëllojshmërisë biologjike njëra prej detyrave tona kryesore do të jetë puna me biznesin për tërheqjen e tij si aleat.”

Gjatë vitit 2010 do të aktualizohet dhe ribotohet harta e territoreve të mbrojtura në Bullgari në bullgarisht dhe anglisht. Ministria do të ndihmojë botimin e Librit të aktualizuar të Kuq të llojeve të kërcënuara ose të zhdukura te ne. Gjatë vitit 1984 bimët e kërcënuara nga zhdukja te ne kanë qenë 763, kurse sot janë 553. Pritet sqarim i faktit se sa prej këtyre mbi 200 llojeve, të cilat tashmë nuk janë ndër llojet e kërcënuara, janë zhdukur dhe sa prej tyre tashmë nuk janë kërcënuar dhe për këtë shkak nuk janë përfshirë në botimin e ri.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD