Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Vaj arre, vaj susami” – sekrete dietike prej kuzhinës tradicionale bullgare

Qëllimi i njeriut modern për ushqim të shëndetshëm ringjalli kohët e fundit interesin ndaj sekreteve dietike të kuzhinës tradicionale bullgare.

Në regjimin tradicional të ushqimit periudhat e kreshmëve mbizotërojnë. Vetëm gjatë festave të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri dhe në festën e Shën Gjergjit tryezat i kanë mbuluar me mish derri, mish qengji, ose me gjellë të tjera mishi. Vetëm në raste të posaçme, në meny ka pasur pulë, ose gjel të pjekur. Madje gjellët më dietike me peshk i kanë ofruar vetëm në ditët e përcaktuara nga kisha. Gjatë ditëve të tjera gratë kanë përdorur vaj bimor, me emrin “sharllan”, ose “sharllagan”, që t’i bëjnë gjellët pa mish më të yndyrshme. Këtë vaj e kanë prodhuar në punishte të posaçme. Sot këto punishte mund të shihen si një eksponat muzeor për shembull në kompleksin etnografik “Etëra” në qytetin Gabrovo. Për këtë zeje tradicionale sot rikujtojnë disa mbiemra, të trashëguara nga mjeshtërit e dikurshëm – për shembull Sharllanxhievi dhe variante të tjera të ngjashme.

Në shikim të parë teknologjia popullore tradicionale për prodhimin e sharllanit duket e thjeshtë, por në fakt nuk është kështu. Lënda e papërpunuar e vajit bimor është pastruar nga thelpinjtë e arrës. Thelpinjtë piqen në një furrë të posaçme, të ndarë në dy pjesa me diagonal. Një e treta e furrës është për zjarrin, kurse vendi tjetër – për thelpinjtë. Gjersa piqen, thelpinjtë përzihen vazhdimisht me lopatë prej druri, por jo në mënyrë kaotike, por gjithmonë në një anë. Kështu piqen nga të gjitha anët. Kur të marrin një ngjyrë të bukur të verdhë, tashmë janë gati për t’u bluar. Dikur i kanë bluar midis dy gurëve të rrumbullakët, të rrotulluara nga një kalë. Pastaj thelpinjtë e bluar i kanë përzier me ujë dhe me tharm prej një sharllani tashmë të përgatitur, kurse sharllanin e ri (vajin e arrës) e kanë vënë në enë të posaçme për të qëndruar për një kohë nën dhe, që të mirëmbahet në këtë mënyrë një temperaturë. Tërë procesi ka vazhduar 10 – 12 orë. Për një dozë ka pasur nevojë për 60 – 70 kg. thelpinj, prej të cilave kanë marrë rreth tri herë më pak sasi sharllan të pastër. Kështu është shkruar teknologjia në fund të shekullit të XIX-të, e njoftuar nga pronari i një punishteje për sharllan në fshatin Shipka, të dislokuar në malin Stara Pllanina. Në fillim të shekullit të XX-të sipërmarrësi e ka zëvendësuar kalin për bluarjen e thelpinjve me një motor dizel.

Përveç prej arrash dikur e kanë prodhuar sharllanin edhe nëpërmjet presimit të ftohtë të farave të lulediellit. Ky sharllan ka aromë luledielli të lulëzuar. Një bashkëkohës yni rrëfen një kujtim nga fshati i tij se si është filluar prodhimi i sharllanit në fillim të shekullit të XX-të. Luledielli është përhapur në Bullgari që pas Luftës së parë botërore. Në fillim e kanë rritur si një lule dekorative, por duke kuptuar pas pak kohe se është një lule vajdhënëse, bullgarët kanë filluar ta mbjellin në arat e tyre. Gjatë vjeshtës, pasi i kanë mbledhur pitet e lulediellit, punonjësit i kanë shpuar në punishtet për sharllan në qytetin e afërt Pazarxhik. Nga atje u kanë kthyer pronarëve sharllanin e prodhuar prej luledielli në kuti teneqeje. Dhe tërë vitin bullgari e ka përdorur këtë vaj për raste më të veçanta. Sot janë pak njerëzit, të cilët e kujtojnë sharllanin. Por kohët e fundit adhuruesit e ushqimit tradicional filluan ta zbulojnë përsëri si një vaj më shëndetësor nga vaji i rafinuar i lulediellit, që përdoret sot. Një gjellë tjetër tradicionale bullgare, e prodhuar nga farat e susamit dhe të lulediellit është hallva. Ky delikates i ëmbël nuk ka humbur popullaritetin e tij edhe sot e kësaj dite. Prodhuesi i tij i parë në Bullgari në fund të shekullit të XIX-të - Avram Çaljovski – bëhet një personalitet legjendar. Ai e fillon jetën e tij si çoban i varfër. Në moshën 30 vjeç shpërngulet në Sofje dhe bëhet shitës boze. Ndërkohë arrin të mbledhë para dhe të blejë një kalë dhe një mulli të vogël. Atje bashkë me një ndihmës fillon të prodhojë hallvë gjatë vitit 1898. Me vitet zgjeron dhe modernizon punishten në fabrikë, kurse produktet e tij fitojnë medalje në ekspozitat ndërkombëtare në Milano, Londër, Selanik, Athinë dhe Plovdiv. Kështu sipërmarrësi bullgar arrin ta imponojë produktin e tij në treg, duke fituar nofkën “Fordi Bullgar”. Në sajë të tij hallva bëhet pjesë e pandarë e menysë së bullgarit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Panajotova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Biblioteka Probuda – 1928, në fshatin Kralevo

Konkursi i fotografive i bibliotekës në fshatin Kralevo solli në jetë Pizhon dhe Pendën

Biblioteka në fshatin Kralevo të Tëgovishtes (Bullgaria Verilindore) rikrijon çdo vit zakonet tradicionale bullgare dhe organizon gara si "Mjeshtri i hajvarit" dhe "Nga sënduku i gjyshes". Për të tretin vit radhazi, ajo arriti të bashkojë patriotë nga..

botuar më 25-03-19 7.00.PD

Projekti “Traditat” hap punëtori për dashamirët e qeramikës së Busincit

Në muajt e ardhshëm në kryeqytetin e Sofjes, Burgas (Bullgari Jugore) dhe Ihtiman (Bullgari Jugore) do të mbahen tre cikle punëtorish për qeramikë dhe leksione edukative për shkollën e qeramikëssë Busincit. Në kuadër të projektit “Traditat”,..

botuar më 25-03-11 6.20.PD
Foto: Muzeu Kombëtar Etnografik – Akademia Bullgare e Shkencave

E kuqe dhe e bardhë - amuleti bullgar i pranverës për shëndet është i mbështjellë me legjenda dhe besime

Sipas besimeve popullore, ngjyra e kuqe zotëron fuqinë e diellit dhe i jep vitalitet çdo qenieje të gjallë, ndërsa e bardha simbolizon pastërtinë, pafajësinë dhe gëzimin. Shfaqja e fijeve të përdredhura të bardha dhe të kuqe të njohura si..

botuar më 25-03-01 8.30.PD