Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Masa për uljen e papunësisë dhe për rritjen e kualifikimit të krahut të punës

Pasojat negative të krizës financiare mbi ekonominë e vënë tregun e punës në vendin tonë para sfidave serioze. Bullgaria ka një Plan të saj kombëtar veprimi mbi çështjet e punësimit, ku janë shënuar masa për dhënie ndihme të papunëve, për moslejimin e papunësisë së vazhdueshme si edhe mundësi për rritjen e kualifikimit të krahut të punës. Në buxhet janë ndarë mjete për këtë dhe do të shfrytëzohen edhe mundësitë e programeve evropiane, si p.sh. është programi operativ “Zhvillimi i resurseve njerëzore”.

Sipas të dhënave të statistikës për 9 muajit e vitit të kaluar niveli mestar mujor i papunësisë në vend tejkalon 7%. Të dhënat tregojnë gjithashtu, se ndër të regjistruarit në zyrat e të papunëve dominojnë gratë. Për po këtë periudhë është konstatuar rritje e shpejtë e papunësisë ndër të rinjtë deri në 29 vjeç, si edhe ndër njerëzit në moshë mbi 50 vjeç. Është shtuar edhe numri i të papunëve pa kualifikim – gjatë 9 muajve të vitit 2009 ato ishin rreth 160 mijë. Problemet kryesore para tregut të punës gjatë vitit 2010 për shkak të krizës ekonomike që po vazhdon, do të jenë rritja e papunësisë si rezultat i falimentimeve të firmave dhe pushimit nga puna të punëtorëve dhe nëpunësve dhe dalja e gjithnjë e më shumë kuadrove të kualifikuar në tregun e punës – pohojnë ekspertët. Për t’i zbutur këto tendenca negative, politika e re e shtetit do të orientohet me prioritet tek të rinjtë të papunë deri në moshën 29 vjeç dhe si tek të papunët e pushuar nga puna dhe ata që janë pa punë për një kohë të gjatë. Do të vazhdojë zbatimi i vendimit të Këshillit të Ministrave për dhënien e kompensimeve punëtorëve që punojnë me orar jo të plotë pune. Një mundësi tjetër për zbutjen e problemit me papunësinë vjen nga programi operativ “Zhvillimi i resurseve njerëzore”. Nga 1 shkurti Agjencia e punësimit startoi operacionin “Adaptimi” që është pjesë e masave kundër krizës të qeverisë në fushën e tregut të punës. Pjesëmarrësit në të do të kenë mundësi të fitojnë kualifikim të ri. Rosica Stelijanova, shefe e drejtorisë në Agjencinë e punësimit, shpjegon:

“Parashikohet që 42 mijë veta të kalojnë në punë me orar jo të plotë dhe për periudhën gjatë së cilës nuk janë të angazhuar do të mund të përfshihen në kurse të kualifikimit profesional. Në këtë rast është i madh roli i punëdhënësit, sepse që të mund të përfshihen në programe punëtorët e tij, ai gjithashtu duhet t’u përgjigjet kërkesave të caktuara. Ai nuk duhet të ketë detyrime ndaj shtetit, ndaj Sigurimit shtetëror shoqëror dhe të mos ketë bërë largime masive nga puna pas datës 1 korrik të vitit 2008. Ai nuk ka të drejtë të përfshihet në zgjedhjen e kualifikimit të punëtorëve të tij, sepse kjo varet plotësisht nga dëshira dhe vullneti i tyre.”

Nga 1 shkurti Agjencia e punësimit startoi dhe programin “Përsëri në punë”, lidhur me kujdesin për fëmijët e vegjël. Ai do të vazhdojë deri në vitin 2012 dhe në kuadrin e tij do të sigurohet punë për 8000 burra dhe gra të papunë që u përgjigjen kërkesave për punë si kujdestar fëmijësh. Nga fillimi i vitit 2010 startoi programi për mësimdhënie gjuhësh të huaja dhe teknologjish informative për ndihmë të të rinjve të papunë në moshën deri në 29 vjeç.

“Deri në momentin e tanishëm të rinjtë, të cilët kanë parashtruar kërkesë për mësim gjuhësh të huaja dhe teknologjish kompjuterike, janë 8353 – saktëson Rosica Stelijanova. – Të anketuar janë mbi 4000 punëdhënës, të cilët janë të gatshëm të hapin 5000 vende pune në rast përfundimi të suksesshëm të trajnimit të të rinjve. Për një pjesë të vendeve të punës punëdhënësit kanë shënuar si një kërkesë shumë të rëndësishme kualifikimin shumë të mirë kompjuterik, kurse për të tjerat – zotërimin e gjuhëve të huaja.”

Aktualisht në vend ka 210 qendra për kualifikim profesional me specialitete të veçanta, si dhe 205 qendra për marrjen e kompetencave kryesore. Më shumë ato janë për mësimet në gjuhë të huaja dhe marrjen e kualifikimit kompjuterik.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD