Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hotelet bullgare me dekorata prestigjioze ndërkombëtare

Veliko Tërnovo është shpallur për kryeqytetin e turizmit kulturor në Gadishullin e Ballkanit
Foto: Veneta Nikollova
Hotelet bullgare janë mes më të mirëve në Ballkan. Kjo u bë e qartë gjatë kohës së kongresit vjetër të realizuar në Beograd të Asociacionit ndërkombëtar të hotelerisë dhe restoranteve (IHRA). Pas një konkurrence mjaft të diskutuar me kolegë të tyre nga e gjithë bota, menaxherët tanë morën disa nga dekoratat më prestigjioze të asociacionit - “Globi prej diamanti” për një hotel më të mirë në Ballkan dhe “Globi i kristaltë” për restorant. Dekoratat jepen çdo vit vargjeve më elitare të hoteleve dhe restoranteve dhe janë kthyer në një markë tu ruajtur për cilësi dhe një VIP shërbim.
Menaxherët bullgarë në degë kanë bazë të krenohen me suksesin e vet. Për herë të parë një nga hotelet tona është i dekoruar me titullin “Globi diamant”, kjo dekoratë i jepet hoteleve të luksit, të cilët u përgjigjen të gjitha standardeve të mundshme në turizëm nëpër botë. Bëhet fjalë për Grand Hotelin Pomorie. Tanimë për vit të 3 të radhës hoteli pret miq nga të gjitha skajet e botës në qytezën tonë detare Pomorie, të njohur akoma me klimën e vet të shëndetshme dhe me baltën shëruese. Kurse ajo është në bazën e të gjitha procedurave shëruese të propozuara në spa-qendrat vendase. Vargu bullgar për një ushqim të shpejtë Happy Bar&Grill morri “Globin e Kristaltë” të asociacionit i cili është dekorata më prestigjioze për pronarët e restoranteve. Spa hoteli më i mirë në Ballkan për vitin 2009 po kështu është bullgar. Ky është Grand Hoteli Velingrad, i vendosur në qytezën rodopëse me të njëjtin emër, që përpara pak kohe u shpall për spa qendër të Ballkanit.

Gjejeni se ku gjendet hoteli më i mirë i qytetit në Ballkan për vitin 2009?

Përsëri në Bullgari! Kësaj radhe në qytetin detar Varna. Gjatë vjeshtës së vitit të kaluar, pavarësisht nga kriza financiare dhe të mungesës së turistëve në qytet, aty hapi dyer hoteli super luksoz “Dimjat”, i cili tani për tani është hoteli më i madh i qytetit në bregdetin tonë verior. Vlera e investimit është 10 milionë euro. Pronari Dimitër Lefterov pohon se ka marr përsipër një rrezik mjaft të madh, por shpreson të paguaj kreditë e tij gjatë 10 vjetëve të afërta. Ndërkohë hoteli i tij u radhit me qendrave më prestigjioze për një turizëm kongresesh në rajon. Dhe një lajm tjetër të mirë i gëzoi punuesit në degë. Gjatë kohës së kongresit, Aleanca ballkanike të asociacioneve të hotelerisë (BAHA) zyrtarisht shpalli qytetin Veliko Tërnovo për “një kryeqytet ballkanik të turizmit kulturor”. Qyteti bullgar është i njohur dhe me kishat e veta të lashta, me mbeturinat e mbetura nga pallatet e shkëlqyera mesjetare dhe afishet kulturore të përmbushura me ngjarje. Nga Bashkia e qytetit Veliko Tërnovo deklaruan se, aktualisht po anëtarësojnë përpara Bashkimit Evropian me projekt për larminë e atraksioneve turistike dhe përmirësimin e infrastrukturës në vend. “Njohja të cilën e morëm, është fryt i një pune 20 vjeçare” - tha për Radio Bullgarinë presidenti i Aleancës ballkanike të asociacioneve të hotelerisë Bllagoj Ragin, i cili është edhe kryetar i Asociacionit bullgar të pronarëve të hoteleve dhe të restoranteve. Sipas tij ne kemi hotele të shkëlqyera. Por, problemi është në infrastrukturën e keqe - tek rrugët e shkatërruara, mungesa e tabelave, objektet e parestauruara historike dhe prania e vështirë deri tek to, si dhe një morri të madhe të parregullsive, të cilat e pengojnë degën.

“Në pjesën më të madhe të rasteve hotelet tona me 3 yje i mbulojnë kriteret e hoteleve evropiane me 4 yje - thotë Bllagoj Ragin. Përveç kësaj ofrojmë një qëndrim të mirë midis çmimit dhe cilësisë. Aktualisht Bullgaria disponon me mbi 1 milionë shtretër nëpër hotelet, sa dhe Kroacia. Por me këtë bazë konkurrenti tonë ballkanik fiton 9 miliardë euro për vit, kurse ne - mezi 3 miliardë. Njëri nga shkaqet është se, gjatë viteve të fundit, derisa ne me vrull ndërtojmë hotele, kroatët përmirësuan infrastrukturën e vet. Tani kur ka një super ndërtim në vendpushimet bullgare, ka ardhur më në fund koha të përmirësojmë infrastrukturën, që të mund në mënyrë të plotë vlefshme të shfrytëzojmë këto hotele të bukura. Përveç kësaj kemi një prioritet serioz - hotelet tona janë fare të reja! Kush shtet tjetër në Evropë mund të krenohet me një bazë të rinuar 100% prej hotelesh? Prandaj të huajt me kënaqësi zgjedhin për të pushuar në Bullgari!”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Imazhi i këngëtarit dhe muzikantit mitik trak Orfeu në një vazo të lashtë greke.

Shitja e miteve turistike nuk është e djeshme

Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..

botuar më 24-10-23 11.24.PD
 Kisha

Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa

Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..

botuar më 24-10-20 7.45.PD

Zellnik, skrob, picë me drithëra të plota dhe bozë - fshatrat e Kjustendilit si destinacione tërheqëse gastronomike

Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..

botuar më 24-10-12 10.35.PD