Rumen Bojaxhievi, që është një prej themeluesve të grupit të shquar, tha: “Ideja e krijimit të formacionit gjatë vitit 1975 ishte muzika – jokomerciale, e sinqertë, e vërtetë.” Si kompozitor, producent dhe me kompetencë të madhe në fushën e muzikës elektronike, zoti Bojaxhiev është autor i pjesës së konsiderueshme të këngëve të FSB-së (“Formacioni studio Ballkanton”).
Gjatë 20 viteve të fundit aktiviteti i FSB- së ishte organizuar rreth daljes së tri albumeve të grupit: “Antologji”, që doli në tri kompakt disqe, “FSB-ja balada” dhe “FSB-ja - Këngë”. Sipas biografisë së grupit albumi i tij të fundit origjinal është botuar gjatë vitit 1989. Pas një pushimi të gjatë FSB- ja është përsëri në skenë dhe pas pak pritet të shfaqet projekti i tij i ri.
“Kjo ishte gjëja më e arsyeshme, të cilën arritëm ta bëjmë gjatë viteve të fundit. – thotë Rumen Bojaxhievi. - Nga 20 vjet nuk kemi pasur muzikë të re. Kur e përfunduam veprimtarinë tonë para kohe, ishte në mes të punës së një disku. Kishim incizuar vetëm këngët “Vjen erë”, “Kohë e egër”, “Njeriu i fundit”. Deri atëherë nuk kemi bërë muzikë të re. Tani puna është një ngjarje e madhe për ne. Kemi 15 këngë të reja dhe shpresojmë se ato do t’ua pëlqejnë të gjithëve. Mendoj se kjo është një prej gjërave më të mira, të cilat kemi bërë deri tani. Incizimet ishin realizuar nga muzikantët: Ivan Leçev (kitarë), Kosio Çekov (piano) dhe unë. Titulli është “FSB.”. Kjo “pikë” në titull nuk është shenjë pikësimi, kurse një simbol, me të cilin tregojmë shumë.”
Si ndihen muzikantët pas përfundimit të albumit të tyre të ri?
“Ne ishim si një album, në të cilin ruhen fotografi të vjetra. Askush prej nesh nuk e ka imagjinuar se do të arrijmë të bëjmë diçka të re nga kujtimet. Një energji e brendshme na çonte në këtë rrugë – të shohim brenda vetvetes FSB-në e vjetër. Sidomos e rëndësishme për mua është se u kthyem rreth “idesë FSB” të viteve 70 të shekullit të kaluar – diçka shumë e fortë dhe konstruktive. Në fillim deshëm të krijojmë një klub muzikor profesional, të merremi me muzikë jokomerciale, t’i prekim njerëzit me mesazhe të vërteta.” - tha Rumen Bojaxhievi:
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Po të klikoni AUDIO mund të dëgjoni disa këngë të njohura të “Formacionit studio Ballkanton” (FSB).
“Horizont” është një grup me një histori 40-vjeçare. I formuar në vitin 1984 nga shokët e klasës dhe miqtë, grupi i ka mbetur besnik rock-ut melodik për katër dekada. Në vitin 1994 nisi zyrtarisht performanca e tij e parë profesionale në skenën e..
Festivali muzikor Breeze by Exit do të mbahet në qytetin tonë të Detit të Zi, Varna nga 15 deri më 18 gusht. Forumi muzikor është bashkim i dy festivaleve - EXIT (Serbi) dhe Breeze (Bullgari), dhe edicioni pilot do të quhet "Varna Breeze by Exit"...
Pesë muzikantët e grupit vokal "Spektrum" - Spectrum Vocal Band - janë ndër ata që nuk pushojnë së na mahnitur me mundësitë e pafundme të zërave njerëzorë. Ivelina Coneva, Vesella Morova, Konstantin Bejkov, Janko Jankov dhe Daniell Nikollov kanë..
I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e..