Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fushata informative për të drejtat e bullgarëve si konsumatorë dhe si qytetarë evropianë

Foto: BGNES
Bullgarët pak nga pak mësohen të mbrojnë të drejtat e veta si konsumatorë, por sfidat në sferat e shumta mbeten. Në përfaqësinë e Bashkimit Evropian në Sofje filloj fushata informative, orientuar ndaj konsumatorëve bullgar nën moton “Ju keni të drejta, i mbroni!”

Fushata, e cila do të zhvillohet gjithë vitit 2010 është një pjesë nga përpjekjet evropiane t’u ndihmohet qytetarëve nga vendet e reja në Bashkimin Evropian të shfrytëzohen realisht nga të drejtat e veta të konsumatorëve evropian. Qëllimi i saj bazë është t’i bëjë bullgarët më të informuar dhe më të bindur, që të mbrojnë më mirë të drejtat e veta në këtë fushë. Hapin e parë Bullgaria e bëri përpara viteve - legjislacioni bullgar në këtë fushë ka ndërmarr krejtësisht rregullat evropiane. Por kjo nuk është e mjaftueshme, thotë Zhivka Petkova, zëvendëskryetare e kabinetit të komisarit evropian për mbrojtje të konsumatorëve Meglena Kuneva. Sipas saj përveç se të dijë dhe të njoh të drejtat e veta, bullgari duhet dhe ti mbrojë. Dhe prandaj duhet të dijë se ku të gjejë informatën, kur të drejtat e tij si konsumator janë shkelur. Ajo citon shifra nga një studim të Evrobarometrit.

“Del se, ve në dukje Petkova se më shumë se 2/3 e bullgarëve në moshë nga 21 deri më 45 vjeç duan të dinë më shumë për të drejtat e veta, kur kanë blerë ndonjë mall dhe ai del se është me defekte. Për shembull frigorifer, televizor ose MP3 pajisje. 6 nga çdo 10 të pyeturit duan të dinë më tepër për të drejtat e veta, kur marrin kredi të blejnë makinë ose kompjuterë. Studimi tregon se nganjëherë ndihemi të mashtruar ose të pa fuqishëm kur nuk i dimë të drejtat tona. Prandaj fushata i vuri vetes për qëllim ti informojë qytetarët për të drejtat e tyre si konsumatorë jo vetëm në kuadrin e Bullgarisë, por dhe në kuadrin e të gjithë Bashkimit Evropian. Për shembull, kur vendosni se, malli të cilin sapo e keni blerë, nuk punon mirë, ai duhet të zëvendësohet ose të ndreqet në kuadrin e 30 ditëve ose ju të merrni paratë nga tregtari. Kur merrni kredi, keni të drejtë të dini vlerën e përgjithshme të kredisë me të gjitha taksat e përfshira dhe paratë e mbajtura. Kur keni blerë shërbime në paket për pushimet, keni të drejtë të merrni pikërisht atë e cila është e shkruar në broshurë.”

Përveç ndaj konsumatorëve, fushata është e drejtuar dhe ndaj biznesit. “Firmat bullgare po kështu duhet të njihen me të drejtat konsumatore”, ve në dukje akoma Zhivka Petkova. Sipas saj prodhuesit duhet të prodhojnë mallra me cilësi të lartë, dhe jo të tilla, të cilët respektojnë vetëm kërkesat minimale ligjore. Kjo është një nga prioritetet konkurrente tek ekonomia e lirë dhe e hapur. Fushata informative realizohet me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian, që del në 1 milionë e 300 mijë leva (rreth 560 mijë euro). Në internet faqen e asociacionit “Konsumator aktiv” (Asociacioni i deritanishëm kombëtar bullgar i konsumatorëve) bullgarët mund të gjejnë informacion dhe rregullat bazë, të cilët i mbrojnë nga lojtarët jokorrekt të tregut. Si një pjesë nga fushata është dhe shfaqja e numrit të parë nga revista e re “Konsumator” të botuar nga asociacioni. Ajo informon për praktikat jo luajale tregtare, për studimin e cilësive të mallrave ushqimore e të tjera. Kurse gjatë stinës së verës fushata do të jetë “udhëtuese” përmes qyteteve të ndryshme në vend.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD