Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

2010 – viti i pagimit të projekteve evropiane

Juliana Nikollova – udhëheqëse e Sekretariatit të Këshillit për administrim të mjeteve nga BE-ja pranë Këshillit të Ministrave
Foto: arkiv
Përvetësimi i fondeve evropiane është prioriteti kryesor i qeverisë bullgare. Vendi ynë u bë i pari në BE, me para të bllokuara evropiane. Kjo ndodhi gjatë tetorit të vitit 2008 për shkak të korrupsionit dhe administratës së dobët. Vitin e kaluar ato ishin debllokuar. Në periudhën e para aderimit Bullgaria ndihmohej nga programet PHARE, ISPA dhe SAPARD. Pas aderimit të saj me BE-në gjatë vitit 2007 vendi ynë filloi të marrë mjete nga të ashtuquajturat “fonde strukturore”, të cilat janë shpërndarë midis shtatë programeve operative dhe kapin shumën afro 7 mlrd. euro. Në fund të vitit 2009 programi SAPARD, i cili luajti një rol kryesor për zhvillimin e bujqësisë bullgare, përfundoi për gjithmonë. Në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë Juliana Nikollova – udhëheqëse e Sekretariatit të Këshillit për administrim të mjeteve nga BE-ja pranë Këshillit të Ministrave, saktësoi se gjatë këtij programi përqindja e përvetësimit është relativisht e mirë. Janë paguar në mënyrë korrekte të gjitha 2 600 projektet me përmasë 876 mln. leva (438 mln. euro). Programi PHARE gjithashtu po përfundon dhe mjetet, për të cilat janë arritur marrëveshje, janë 70 për qind prej shumës së planifikuar. Sa i përket programit ISPA, projekte në kuadrin e të cilit zbatohen në të gjitha 10 vendet nga Evropa Qendrore dhe Lindore, si dhe nga Portugalia, Spanja, Greqia.

“Atje jemi në vend të fundit për nga përvetësimi i këtyre mjeteve – 36 për qind. Jemi në nivel më të ulët nga Rumania – saktëson Juliana Nikollova. – Afati i përvetësimit të projekteve skadon në fund të vitit 2010. Aktualisht ideja për zgjatje të disa prej projekteve deri në vitin 2011 – 2012 është propozuar në një debat midis Drejtorisë së përgjithshme “Buxhet” dhe Drejtorisë së përgjithshme “Politikë regjionale”. Debati është me iniciativë të Bullgarisë. Problemi është se ne kemi projekte, të cilat sipas planit duhet të përfundojnë pas datës së përfundimit. Ato janë 14, janë projekte risku dhe janë shumë të rëndësishme për vendin tonë. Ndër to për shembull është ndërtimi i urës së Danubit 2, i magjistralit “Ljulin”, i vijës hekurudhore Plovdiv – Svilengrad etj. Janë projekte risku për shkaqe të ndryshme – për disa prej tyre problemi është dhënia e lejes për ndërtim, për disa të tjera bëhet fjalë për terren, i cili duhet të tjetërsohet . Problem për disa prej projekteve janë ankimet para Komisionit për mbrojtje të konkurrencës. Shteti bullgar arriti një zgjatje pa precedent me tre muaj të afatit të arritjes së marrëveshjes dhe një zgjatje prej katër muajsh të afatit të zbatimit të projekteve, të lidhura me hyrjen tonë në hapësirën e Shengenit. Për aplikimin e legjislacionit të Shengenit kemi parashikuar 129 mln. euro. Shpresoj sinqerisht të merremi vesh madje për një shumë më të madhe, sepse për mua, si shtetase, aderimi me vendet e Shengenit është më e rëndësishme sesa hyrja në eurozonë.”

Sipas fjalëve të Juliana Nikollovës për periudhën 1 janar 2007 – 31 dhjetor 2009 Bullgaria ka arritur të merret vesh për 23 për qind prej të gjitha shumave në kuadrin e shtatë programeve operative. Del se kjo është mbi nivelin mesatar të të gjitha shteteve evropiane.

“Ku ndodhemi, sa u përket pagimeve? – vazhdon Juliana Nikollova. – Mesatarisht nga të gjitha shumat janë paguar 2,6 për qind. Desha të nënvizoj se deri më 1 korrik 2009 përqindja ishte 1.05. Deri më 30 nëntor 2009 Bullgaria ka paguar 85 për qind prej mjeteve të parashikuara për vitin 2009 dhe ky është një nivel shumë i mirë. Në këtë kuptim unë them se vitet 2010 dhe 2011 janë vitet e pagimeve. Deri tani jemi marrë vesh, kemi folur për drejtime kërkesa, këtej e tutje duhet të paguhet në mënyrë intensive.”

Pas përpjekjeve të bëra për përballimin e të metave dhe pas korrigjimeve të misionit vëzhgues nga Brukseli, Juliana Nikollova pret një vlerësim pozitiv. Çfarë janë sfidat para nesh gjatë vitit 2010?

“Sfidat janë se ky vit do të jetë viti i pagimeve, si dhe viti i krizës, megjithëse me pagimet në kuadrin e këtyre fondeve mund të ndihmojmë biznesin për të përballuar më lehtë krizën. Sfidat janë lidhur me inkurajimin e kapacitetit administrativ, me përgatitjen e projekteve mjaftë të mira, me respektimin e rregullave nga ana e bashkive dhe biznesit privat. Duhet të mësohemi nga gabimet e veta dhe të mos i bëjmë përsëri.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD