Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kursimet e bullgarëve janë rritur me mbi 10%

Foto: Tanja Harizanova
Shuma rekorde kanë kursyer bullgarët gjatë vitit të krizës 2009. Sipas të dhënave të Bankës Popullore Bullgare, për 12 muajt e fundit shtimi i kursimeve është me 2.3 miliardë leva, që bën një vëllim vjetor prej 10.63%. Në fund të muajit nëntor depozitat e popullsisë arritën më shumë se 24 miliardë leva (12 miliardë euro). Sipas të dhënave të ekspertëve ekonomik, 60-70% nga kursimet e veta bullgarët i mbajnë në bankë. Kërkuam për koment analizatorin ekonomik Llëçezar Bogdanov, drejtor drejtues i agjencisë së pavarur konsultative Industry Watch që të mund të mësojmë se cilat janë shkaqet për këto kursime rekorde nga ana e ekonomive shtëpiake bullgare.

“Ka disa shpjegime. Nga njëra anë ekonomitë familjare reaguan mbi krizën financiare në një mënyrë mjaft konservative, duke besuar se bankat bullgare janë mjaft më stabile nga bankat e ekonomive më të zhvilluara ekonomike - saktëson Llëçezar Bogdanov. Me fjalë të tjera nuk kishte një ikje nga sistemi bankar, nuk kishte sikur edhe për një moment një tërheqje paniku të depozitave dhe kthimin e parave në numër ose në ndonjë farë vlerash të tjera. Nga ana tjetër, kriza në Bullgari nuk preku në një përpjesëtim masiv të ardhurat e ekonomive familjare. Statistika po vazhdon të llogarisë bile një vëllim të rrogave mesatare dhe të të ardhurave të mesme, pavarësisht dhe me ritme akoma më të ulëta. Duke e gërshetuar këtë me një farë maturie lidhur me blerjen e mallrave më të shtrenjta me një përdorim të gjatë si pajisje shtëpiake, mobilje ose automobila, e gjithë kjo i ndihmon ekonomitë familjare të mbajnë pak më shumë një resurs financiar në sistemin bankar. Nuk duhet të bëjmë iluzione duke llogaritur një rritje të depozitave, sepse ritmet me të cilat rriteshin gjatë këtij viti janë mjaft më të ngadalta nga ato, të cilat i vinim re gjatë viteve të mëparshme.”

Dihet, se pjesa dërmuese e rezervave financiare të popullsisë, akoma nuk është në bankat. Këtë fenomen analizuesi ekonomik Lëçezar Bogdanov e shpjegon ashtu:

“Gjithnjë njerëzit disponojnë para xhepi. Me nivelin tërheqës të interesit, vitet e fundit bankat krijuan stimuj, që paratë të rikthehen në to me qëllim sjelljen e fitimeve. Mirëpo si në vendet e tjera, ashtu edhe në Bullgari, ekonomi gri gjithnjë ka pasur dhe ndoshta do të ketë, kështu që bankat nuk mund të përfshijnë tërë rezervën financiare.”

Si mund të shpjegohet fakti, se bullgari kursen para, e pyetëm zotin Bogdanov:

“Në Bullgari kursimet akoma nuk kanë karakter afatgjatë, dhe ky është një nga problemet e ekonomisë, sepse nuk disponon “mjete afatgjata”. Pjesa dërmuese e familjeve, të cilat kanë kursyer disa mijë leva, mezi planifikojnë të mbajnë ato në bankat deri në pensionim. Ato më tepër grumbullojnë para për meremetimin e shtëpisë, ose për blerjen e banesës në të ardhmen. Kështu që bullgari kursen më tepër për “ditë të zeza”, por jo para. Ai është më i prirë të blejë pronë të patundshme, sepse kjo është një garanci se do të mbrohet nga inflacioni.”

Analizuesi ekonomik Lëçezar Bogdanov shpjegon, cilat janë tendencat e kursimeve për vitin 2010?

“Niveli i kursimeve do të vazhdojë të rritet brenda muajve të ardhshëm, sepse njerëzit do të përmbahen të blejnë mallra më të shtrenjta dhe aktive. Mirëpo, nuk është me aq rëndësi sa do të kursejnë familjet, me më shumë rëndësi është çfarë të ardhura do të kenë. Dhe ky është faktori më i rëndësishëm afatgjatë. Më parë duhet të shihet zhvillimi i ekonomisë dhe sektorit real brenda viteve të ardhshme, çfarë do të jetë niveli i zënies së krahut të punës, çfarë të ardhura do të kenë njerëzit, çfarë fitime do të ketë biznesi, dhe mezi pas kësaj mund të bëhen konkluzione për atë çfarë kursime do të bëhen.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD