Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përfundoi sesioni i parë i Parlamentit të ri

Foto: BGNES
235 orë kanë punuar në sallën plenare deputetët bullgarë gjatë sesionit të parë të Legjislaturës së 41 të Kuvendit Popullor. Brenda kësaj kohe janë miratuar 55 projektligje, 95 vendime dhe 3 deklarata. Ndër ligjet e miratuara janë buxheti shtetëror për vitin 2010, buxhetet e Arkës Kombëtare të Sigurimit Shëndetësor dhe të Sigurimit Shoqëror Shtetëror. Gjatë sesionit të parë të Legjislaturës së 41 të Kuvendit Popullor janë përdorur 35 orë më shumë kohë parlamentare për realizimin e funksionit kontrollues të Parlamentit. Më shumë pyetje janë bërë ndaj zëvendëskryeministrit Simeon Djankov – gjithsej 43, ndaj ministrit të zhvillimit regjional Rosen Plevenliev – 42 dhe ndaj Trajço Trajkovit – ministër i ekonomisë – 36. Ndaj kryeministrit Bojko Borisov ka pasur 15 pyetje, kurse ndaj zëvendës kryeministrit Cvetan Cvetanov – 28. Më shumë pyetje kanë bërë deputetët nga “Koalicioni i kaltër”, të cilët i përkrahin pushtetarët, pas tyre më shumë kanë qenë pyetjet e deputetëve nga Koalicioni i majtë për Bullgarinë, i cili është në opozitë.

Gjatë inaugurimit të një ekspozite me fotografi, të cilat ilustrojnë punën gjatë sesionit të parë parlamentar, kryetarja e parlamentit Cecka Caçeva deklaroi se Kuvendi Popullor ka imponuar një shpejtësi dhe transparencë në punën e tij. Së shpejti mbledhjet plenare do të transmetohen edhe në internet, shpalli gjithashtu ajo. Praktika e keqe – votimi me karta ta huaja, është kufizuar deri në raste të veçanta, saktësoi kryetarja e parlamentit.
“Pas 10 janarit të vitit 2010 kjo do të jetë e pamundur – saktësoi Cecka Caçeva. – Atëherë do të fillojë votimi me karta, të cilat do të përfshijnë edhe të dhëna biometrike për çdo një deputet. Megjithë disa ankesa nga ana e deputetëve, se në këtë mënyrë kufizohen të drejtat e tyre, mendoj se qytetarët e pranojnë në mënyrë pozitive imponimin e kësaj mase, e cila është në zbatim të angazhimeve të ndërmarra nga partia në pushtet GERB ndaj votuesve të saj.”

Cecka Caçeva deklaroi se veprimtaria ndërkombëtare e parlamentit i ka dhënë mundësi Bullgarisë për të luajtur rolin e përshtatshëm të një vendi anëtar të BE-së. Ajo informoi paraprakisht se më 11 janar të vitit 2010 një delegacion parlamentar do të vizitojë Brukselin dhe bashkë me eurodeputetët bullgarë dhe kryetarin e Parlamentit Jerzy Buzek do të diskutohen të drejtat dhe detyrimet e Kuvendit Popullor në kontekstin e Marrëveshjes së Lisbonës, e cila hyri në fuqi gjatë dhjetorit të këtij viti. Kryetarja e parlamentit komentoi edhe uljen e besimit të qytetarëve ndaj Legjislaturës së 41 të Kuvendit Popullor. Sipas saj kjo u detyrohet masave të jashtëzakonshme, të votuara nga parlamenti për përballimin e krizës.

“Edhe në të ardhmen ne do të vazhdojmë të zbatojmë deklaratën e programit të qeverisë, duke votuar politika konkrete, të propozuara në aktet normative. Do të vazhdojmë të ndjekim këtë stil dinamik dhe transparent të punës, të cilin e imponuam gjatë sesionit të parë” – deklaroi kryetarja e Kuvendit Popullor Cecka Caçeva.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD
Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD