Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi pagimi i subvencioneve evropiane për blegtorët dhe prodhuesit bujqësorë

“Pagimi i mjeteve filloi jo vetëm për blegtorët, por edhe për prodhuesit e tjerë bujqësorë. Gjatë muajit dhjetor për ta janë siguruar 250 mln euro” – saktësoi ministri i bujqësisë Mirosllav Najdenov.
Foto: BGNES
Filloi pagimi i subvencioneve evropiane për blegtorët dhe prodhuesit bujqësorë në Bullgari. Këto janë mjete evropiane, të cilat vendi ynë i merr si anëtar i BE-së. Sipas politikës së përgjithshme bujqësore fermerët marrin subvencionim evropian, bashkë me financim kombëtar.

Shuma e përgjithshme për vitin 2009, domethënë mjetet evropiane bashkë me financimin nga buxheti kombëtar është 771 mln. leva (rreth 400 mln. euro). Prej tyre 221 mln. leva (rreth 110 mln. euro) është financimi kombëtar, kurse gjithçka tjetër është subvencion evropian. Gjatë dhjetorit blegtorëve dhe prodhuesve të drithërave do t’u paguhen dy të treta prej shumave. Politika e përgjithshme bujqësore parashikon që blegtorët të marrin subvencion në përputhje me numrin e kafshëve të rritura prej tyre. Më në fund në Bullgari filloi punë i ashtuquajturi sistem identifikimi, në të cilin janë përfshirë të gjitha kafshët bujqësore të rritura nga fermerët. Sipas ministrit të bujqësisë Mirosllav Najdenov në sistemin në fjalë janë regjistruar 30 mijë fermerë. Në llogaritë e tyre bankare brenda disa ditëve do të paguhen mjetet për rritjen e kafshëve. Këto mjete duhej të paguheshin që gjatë muajit tetor, por për shkak të krizës dhe tensionit të madh rreth buxhetit, fermerët i morën tani. Me to ata do t’u sigurojnë kafshëve ushqim. Më e madhe është shuma për rritjen e kafshëve të trasha. Për rritjen e një kafshe të tillë paguhen 132 leva (rreth 70 euro). Ministri i bujqësisë shtoi:

“Pagimi i mjeteve filloi jo vetëm për blegtorët, por edhe për prodhuesit e tjerë bujqësorë. Gjatë muajit dhjetor për ta janë siguruar 503 mln. leva (250 mln. euro) – saktësoi ministri i bujqësisë Mirosllav Najdenov. – Çdo prodhues do të marrë tërë subvencionin evropian për një dynym, bashkë me pagimin kombëtar për përpunimin e tokës. Pjesa tjetër e subvencioneve do të paguhet gjatë janarit dhe shkurtit të vitit 2010. Sipas rregullave, të cilat u përkasin të gjitha shteteve nga BE-ja, mjetet do të paguhen nga 1 dhjetori deri më qershor të vitit tjetër.”

Gjatë vitit 2010 blegtorët do të marrin më shumë mjete nga ato të kërkuara në protestat e tyre të shumta, shënoi gjithashtu Mirosllav Najdenov. Ata kërkuan 90 mln. leva (rreth 45 mln. euro), por do të marrin 135 mln. leva (rreth 70 mln. euro), saktësoi ministri. “I vetmi sektor, i cili vitin tjetër do të marrë më shumë mjete është ai agrar. Kjo u përket jo vetëm blegtorëve, por edhe prodhuesve të tjerë bujqësorë” – shënoi ministri Najdenov.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD