Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një rrjet qendrash informative do të lehtësojë emigrantët në Bullgari

Emigrantët në Bullgari tashmë do të mund të marrin konsultime individuale në qendrat e reja informative në qytetet Sofje dhe Burgas, kurse në një etapë më të vonshme edhe në Plovdiv dhe Kërdzhali. Ideja është që të lehtësohet integrimi i të huajve, të cilët janë me qëndrim legal në vend. Në Bullgari niveli vjetor i emigrantëve nga të ashtuquajturat vende të treta (d.m.th. vendet jashtë BE-së) tashmë tejkaloi 7 për qind. Arsyeja është se Bullgaria si anëtare e BE-së bëhet gjithnjë e më tepër atraktive për “gastarbajterët” e huaj, që arrijnë në vend me shpresën të gjejnë punë më të mirë. Kushtet e jetesës dhe mundësitë e tregut vendës të punës jo gjithmonë u përgjigjen pritjeve të tyre paraprake.

Afro 60 mijë emigrantë jetojnë në Bullgari. Shumica prej tyre janë nga Turqia, Rusia, Ukraina, Maqedonia dhe Kina. Bashkë me ta nuk është përjashtim të ndesheni edhe me indianë, tajlandezë, brazilianë etj. Jeta e këtyre njerëzve është e vështirë, plot me mungesa dhe pikëpyetje. Shpesh herë ata kanë lënë familjet në atdheun e tyre dhe jetojnë në kushte të vështira sociale, duke kërkuar një jetë më të mirë dhe punë fitimprurëse. Çdo vit afro 3 mijë qytetarë nga të ashtuquajturat vende të treta marrin statusin e qëndrimit të përhershëm në Bullgari, i cili u siguron shanse të barabarta në tregun vendës të punës. Për konsultime dhe ndihmë emigrantët tashmë mund të drejtohen ndaj qendrave informative në Sofje dhe Burgas, të cilat janë hapur në kuadrin e projektit të Organizatës ndërkombëtare për migracionin. Projekti është realizuar me bashkëpunimin financiar të Fondit evropian për integrimin e qytetarëve nga vendet e treta. Këto qendra i njoftojnë emigrantët për procedurat administrative që janë të nevojshme për ta fituar të drejtën të jetojnë dhe të punojnë në vend.

Çfarë janë pyetjet, të cilat ata bëjnë më shpesh?

“Shumica prej emigrantëve interesohen për këto çështje, a mund pjesëtarë të familjeve të tyre të vijnë në Bullgari dhe të jetojnë bashkë me ta në mënyrë legale, çfarë janë mundësitë e tyre në tregun e punës në vend, çfarë janë kushtet për udhëtime nëpër vendet e BE-së – tregon zonja Ilijana Derilova – udhëheqëse e misionit të Organizatës ndërkombëtare për migracionin në Bullgari. – Shumë pyetje janë lidhur me sferën sociale. A kanë të drejta të marrin shtesa sociale, a mund fëmijët e tyre të mësojnë në shkollat bullgare, a njihen të drejtat e tyre të pensionimit. Me fjalë të tjera, ata interesohen më tepër për çështje që kanë të bëjnë me mundësitë e ushtrimit të veprimtarisë së punës dhe të marrjes së shërbimeve sociale dhe shëndetësore në vendin tonë.”

Muajt e ardhshëm pritet hapja e dy qendrave informative për emigrantë në qytetet Plovdiv dhe Kërdxhali. Në kuadrin e projektit të Organizatës ndërkombëtare për migracionin gjatë 6 muajve të fundit ishin zhvilluar dhe të ashtuquajturat “ditë konsultative” në qytetet Shumen, Varna, Blagoevgrad dhe Burgas, ku ka përqendrim të emigrantëve. Për lehtësinë e tyre janë hapur linja telefonike dhe faqja në internet për konsultime. Interes të madh ka edhe ndaj kurseve që janë organizuar për gjuhën bullgare. Por zotërimi i gjuhës përkatëse nuk është kushti i vetëm për të adaptuar në mënyrë të suksesshme në një vend. Është e rëndësishme të njihesh me legjislacionin vendës, me të drejtat dhe detyrat e veta.

“Një prej funksioneve të qendrave tona informative është të mbledhin sinjale për shkelje, që janë lidhur me të drejtat e emigrantëve – thotë zonja Derilova. – Deri tani nuk kemi pasur raste të intolerancës ose të diskriminimit. Arsyeja është se bullgarët janë të hapur ndaj kulturave të ndryshme dhe prandaj shumë qytetarë të huaj punojnë në vend. Në të njëjtën kohë, për shkak se nuk njohin mirë kornizën normative, disa punëdhënës bullgarë nuk preferojnë të marrin në punë shtetas të huaj. Por të huajit që janë me statusin e qëndrimit të përhershëm në Bullgari kanë të drejtën e punës, sikur të gjithë shtetasit bullgarë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD