Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

8 dhjetori – Festa e studentëve bullgarë

Më 8 dhjetor studentët bullgarë shënojnë Festën e studentëve. Për këtë arsye sallat universitare janë të zbrazëta.
Foto: Veneta Nikollova
Më 8 dhjetor studentët bullgarë shënojnë Festën e studentëve. Sallat universitare, laboratorët, kafenetë e zhurmshme këto ditë janë të zbrazëta. Mensat, bibliotekat dhe libraritë universitare gjithashtu janë të mbyllura. E tillë është situata edhe në konviktet bullgare. Sipas traditës studentët shfrytëzojnë rastin për t’u nisur për ndonjë vendpushim të bukur bullgar, larg atmosferës akademike të universiteteve. Atje i presin me padurim hotelierët tanë, shumë shpesh me çmime të rritura të të gjitha shërbimeve për të kompensuar humbjet nga kriza financiare. Por kjo sikur nuk i shqetëson të rinjtë bullgarë, të cilët janë të gatshëm për dëfrime, duke dëgjuar muzikë dhe duke pirë ndonjë pije të bukur. Ka dhe një variant tjetër – mbrëmje festive në ndonjë shtëpi malore, të zhytur ndër pyje shekullore. Çmimet atje janë më të ulëta, por kjo është për llogari të atmosferës jo aq komode. Por prapë së prapi askush nuk ankohet. E rëndësishmja është të argëtohesh dhe të kalosh sa më mirë. Festa është një pushim i bukur edhe për studentët, që punojnë. Kamerierë, baby sitter, ndihmës në ndonjë pikë karburanti, hamall – këto janë profesionet më të përhapura për studentët. Këto janë puna me pagim të ulët, por ka dhe të tilla, që paguhen pak më mirë – si për shembull manekine, fotomodel etj.

Thonë se vitet studentore janë më të lumtura. Mirëpo studentët e sotëm do t’ju bindin se nuk mjafton të jesh shumë i zellshëm, që t’i jetosh në mënyrë të plotë këto vite. Ka nevojë për më shumë mjete për libra, ekskursione, diskoteka dhe dëfrime më të ndryshme suplementare, nga të cilat asnjë student nuk do që të privohet. Në fakt nuk janë aq shumë studentët, të cilët janë vështirësuar financiarisht. Ka dhe të tillë, të cilët gëzojnë një jetë mjaftë të pasur, në sajë të llogarive bankare të prindërve të tyre. Këta të rinj vishen me rroba shumë të shtrenjta, udhëtojnë me vetura të klasës së parë, i kalojnë netët në lokale luksoze. Për ta nuk është problem të hipin në aeroplan dhe të festojnë 8 dhjetorin jashtë shtetit. Aktualisht 23 mijë bullgarë mësojnë në vende nga Bashkimi Evropian, duke shpresuar te bursa të ndryshme dhe ndihma financiare e prindërve, tregojnë të dhënat e Eurostatit. Ata zgjedhin universitetet elitare me shpresën, se ato do t’u japin shanse më të mëdha për t’u realizuar jashtë. Mirëpo shumica prej tyre preferojnë të kthehen në atdhe. Të gjithë thonë se u mungojnë shokët, argëtimet dhe mënyra bullgare e jetesës, sepse përveç se mund të përvetësojnë dije dhe shkenca të ndryshme, studentët tanë mund të argëtohen, duke përballuar të gjitha vështirësitë para tyre, me optimizmin dhe vetëbindjen e rinisë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Biblioteka në Jamboll me fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë"

Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..

botuar më 25-02-09 7.30.PD

Kostumet autentike nga filmi i paharrueshëm "Kapedani Petko Vojvoda" janë ekspozuar në Varna

Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..

botuar më 25-02-08 8.30.PD

Qendra e Trajnimit në Aeroportin e Sofjes do të trajnojë specialistë nga e gjithë bota

Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..

botuar më 25-02-08 7.30.PD