Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teatrot e Sofjes

Me skenën e tij të madhe dhe me sallat e vogla, Teatri Popullor “Ivan Vazov” gjithmonë ka ofruar mundësi për realizimin e një repertori klasik shumë të gjerë, si dhe për provokime moderne ndaj publikut të Sofjes.
Foto: Veneta Pavllova
Gjatë 20 vjetëve të fundit dashuria e publikut bullgar ndaj teatrit përjetoi disa etapa që në një fare mënyrë ishin të lidhura me ndryshimet sociale dhe ekonomike në Bullgari. Sidomos fortë kjo u ndje në kryeqytetin tonë, në skenat teatrale të të cilit jepnin shfaqje talentet e reja, që porsa kishin përfunduar arsimin e tyre artistik, ndërsa aktorët e dashur për disa breza luanin në mënyrë të devotshme.
Kishte një periudhë, kur sallat teatrale në Sofje ishin zbrazur dhe shikuesit sikur e preferonin spektaklin politik, që zhvillohej nëpër shëtitoret, në vend të vetmisë në errësirën e salloneve teatrale. Për ta kthyer publikun e tyre besnik, udhëheqjet e teatrove iu drejtuan spektakleve komerciale të cilat në shikim të parë jepnin rezultat. Mezi gjatë viteve të fundit, por për fat të keq – në pragun e krizës botërore financiare, publiku filloi përsëri t’i mbushë sallat dhe të kërkojë lidhje shpirtërore me skenën. Sipas Krasimira Filipovës, kryetare e Drejtorisë “Arte dhe brez artistik” pranë Ministrisë së kulturës, më e mira është se gjithnjë e më shumë të rinj frekuentojnë sallat teatrale.

Sipas zonjës Filipova interesi më i qëndrueshëm është për Teatrin Popullor “Ivan Vazov”. Me skenën e tij të madhe dhe me sallat e vogla, ai gjithmonë ka ofruar mundësi për realizimin e një repertori klasik shumë të gjerë, si dhe për provokime moderne ndaj publikut të Sofjes. Për aktorët dalja në këtë skenë gjithnjë ka qenë një njohje për autoritetin e tyre. Ja se çfarë tregon zonja Filipova për teatrot e tjerë të njohur në Sofje:

“Struktura e teatrit “Sëlza i smjah” (“Lot dhe buzëqeshje”) është interesante. Teatri nuk ka trupë të vet. Në të ftohen artistë dhe trupa, që nuk kanë skena të përhershme dhe në këtë mënyrë atyre u jepet mundësia të punojnë. Nuk ka trupë të vet dhe teatri “199”, por njerëzit që luajnë në skenën e tij janë artistë elitarë. Prandaj mund të thuhet se interesi i shikuesve për këtë teatër është lidhur më tepër me emrat e aktorëve. Disa prej aktorëve nuk kanë kontratë pune me asnjë teatër, disa të tjerë marrin pjesë në trupa të ndryshme. Për punishten teatrale “Sfumato” - vazhdon Krasimira Filipova, mund të thuhet se është skena eksperimentale e kryeqytetit, e cila shënon suksese të mëdha. Ky teatër ka edhe popullaritet të madh jashtë vendit. Vitin e kaluar “Sfumato”-ja ishte për një turne në Francë. Shkaktoi interes të madh në Paris dhe Nansi. Në Seul fitoi një çmim prestigjioz. Ky teatër, i cili udhëhiqet nga dy regjisorë – profesorët Margarita Mlladenova dhe Ivan Dobçev, ofron një këndvështrim interesant. Duke frekuentuar spektaklet e tyre, shikuesit paraprakisht dinë se do të shohin një interpretim të ndryshëm të teksteve letrare dhe një repertor të shumëllojshëm në krahasim me teatrot e tjerë.”
Pamje nga “Teatri satirik” në Sofje

Teatri i kukullave i kryeqytetit gjithashtu spikat ndër skenat e tjera të Sofjes. Mund të themi, se shumë prej fëmijëve të kryeqytetit janë rritur me spektaklet e tij.

“Kohën e fundit atje vihen në skenë edhe spektakle interesante për të moshuarit – shënon zonja Filipova. – Bile një prej tyre fitoi çmimin e parë në festivalin ndërkombëtar prestigjioz “Delfini i artë” që zhvillohet në kryeqytetin bregdetar të Bullgarisë - Varna. Deri tani kishte pak vështirësi, sepse në psikikën e publikut sikur ishte rrënjosur kuptimi, se teatri i kukullave është vetëm për fëmijët. Por ky teatër ka një instrumentarium shumë serioz dhe me mjetet e jashtëzakonshme të shprehjes mund të inspirojë atë, që teatri dramatik nuk mund ta bëjë.”

Sipas Krasimira Filipovës, me përjashtim të teatrove, që kanë një profil të vet specifik, trupat e tjera në Sofje sikur janë të afërta në zgjedhjen e repertorit të tyre. Zakonisht afishet e tyre për stinën teatrale përfshijnë vepra dramaturgjike, që kanë kombësi dhe stilistikë të ndryshme. Si kryeqytet evropian me tradita të vjetra teatrale Sofja ende nuk mund të lavdërohet me pjesëmarrjen e aktorëve të saj në skenat e njohura evropiane. Zonja Krasimira Filipova është e bindur se aktorët bullgarë mund te konkurrohen pa problem me krijuesit nga vendet e tjera dhe prandaj arti teatral bullgar duhet të prezantohet më aktivisht jashtë vendit. Por për këtë qëllim nevojiten mjete, që kohën e fundit sigurohen vështirë bile nga sponsorët e deritanishëm tradicional. Ndërsa interesi i publikut për teatrin në kohën e krizës mund të ruhet me mënyra të reja dhe origjinale të popullarizimit të spektakleve.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD