Me këngët e Vasil Najdenovit
Vasil Najdenov është nga brezi kantautorësh, që kanë një kontribut të veçantë për zhvillimin e muzikës bullgare pop gjatë 30 vjetëve të fundit. Shumë prej këngëve të interpretuara prej tij edhe sot e kësaj dite janë të dashura të adhuruesve të muzikës në Bullgari dhe pa tjetër do të dëgjohen edhe në të ardhmen.
“Adaptimi” është një prej këngëve emblemë e muzikës bullgare “pop”. Është krijuar nga kompozitori Mitko Shterev dhe në vitin 1979 u shpall “Kënga e vitit”. Në të njëjtën kohë me këngën “Para agimit” Vasil Najdenov fitoi dhe çmimin e Festivalit ndërkombëtar të këngës zbavitëse bullgare “Orfeu i artë”. Gjashtë vjet më parë ai mbaroi Degën e muzikës pop të Konservatorit muzikor me specialitetin “piano”. Shpejt fitoi popullaritet shumë të gjerë dhe çdo prej këngëve të interpretuara prej tij bëhej hit prej këtyre këngëve.
Në fund të viteve 60 më se 10 vjet Vasil Najdenovit ishte pianist dhe solist i grupeve të ndryshme bullgare të muzikës pop. Në fillim të viteve 70 për një periudhë të shkurtër u përfshi në formacionin “Diana-Ekspres”, kurse kënga “Kalatërsia” e bëri shumë të njohur.
Në vitin 1980 Vasil Najdenov fitoi çmimin e dytë të Festivalit “Orfeu i art” me këngën “Këndesat që sjellin mëngjeset”, kurse në vitin 1986 çmimin e tretë me këngën“Faji”. Në radio-konkursin “Pranvera 83” për këngën “Mbetu” të kompozitorit Tonço Rusev atij iu dha Çmimi i parë. Akoma dy këngë në interpretim të Vasil Najdenovit janë shpallur “melodia e vitit” – “Dashuria telefonike” dhe “Ta them lamtumirë!”.
Përveç shfaqjeve të tij të shumta në Bullgari Vasil Najdenov ka dhënë koncerte dhe në shumë vende evropiane, në Kubë dhe Kanada. Ai është nga pak këngëtarët e këtij brezi të cilët vazhdojnë të japin koncerte dhe bëjnë incizime të reja. Përveç kësaj punon dhe me interpretues të rinj. Një provë e kësaj është dueti i tij më i ri me Mariana Popovën i këngës “Ma puth gjatë”.
Po të klikoni mbi AUDIO mund të dëgjoni disa prej këngëve më të bukura të Vasil Najdenovit. Ju urojmë dëgjim të këndshëm!
Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të dashura që i ngrohin ditët e saj deri në Krishtlindjet e ardhshme. Këngëtarja e estradës këtë vit i dha..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev, i njohur me pseudonimin STOYCHOS. Përderisa Stefani ka dy këngë origjinale, për STOYCHOS dueti i..
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..