Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stabiliteti i bankave bullgare dhe i interesit të depozitave tërheqin depozitues të huaj

Sistemi bankar bullgar ruan stabilitetin e tij edhe në kohën e krizës globale financiare dhe ekonomike. Edhe pse me kushte restriktive, bankat vazhdojnë të kreditojnë popullsinë dhe biznesin. Kamatat më të larta të kredive ngjallin mos kënaqësi ndër kredimarrësit, por depozituesit janë të kënaqur nga nivelet e larta të interesit. Pra, pikërisht interesi i lartë tërheq në vend kapitalin e huaj, i cili preferon të përdorë shërbimet e sistemit bankar bullgar.

Deri tani interesi i depozitave në Bullgari ishte rreth 9-10% për depozitat tremujore në bazë vjetore. Aktualisht janë afro 7%. Ky është një nivel shumë i lartë, duke pasur parasysh, se në fillim të vitit 2008 interesi i depozitave ishte afro 3,5-4% - rikujtojnë ekspertët. Më të larta në nivele 10-12% janë kamatat e kredive dhe me këtë bankat kompensojnë shpenzimet e rritura për sigurimin e resurseve të freskëta financiare. Në kushtet e stagnacionit global, këto resurse nuk mund të vijnë nga bankat-mëmë dhe prandaj bankat tregtare i grumbullojnë nga depozitat e popullsisë.

Afro 52% prej kapitalit të bankave bullgare është pronë e pesë institucioneve të huaja financiare. Në kushtet e niveleve të tanishme të larta të interesit të depozitave bankat e huaja preferojnë të mbajnë mjetet e depozituara në to në degët e tyre në Bullgari, e cila është vendi më i leverdishëm aktualisht në Evropë.

Garabed Minasjan nga Instituti ekonomik i Akademisë Bullgare të Shkencave njoftoi shifra konkrete për rritjen e depozitave të huaja në bankat bullgare: “Në fillim të vitit 2008 në sistemin bankar bullgar depozitat e huaja ishin afro 2 e gjysmë miliardë euro. Për afro 2 vjet këto depozita u rritën deri në afro 9 e gjysmë miliardë euro. Këto ishin dhe janë depozita para se gjithash të aksionarëve të huaj të bankave tregtare bullgare këtu. Aksionarët e huaj kanë vlerësuar se sistemi bankar punon mirë dhe grumbullon fitime të mira dhe prandaj preferojnë të mbajnë resurset e tyre financiare në sistemin tonë bankar. Por duhet të nënvizohet se nga tetori i vitit të kaluar kjo tendencë u ndryshua pak dhe tani depozitat e huaja janë afro 8 miliardë euro.”

Në periudhën e tronditjeve ekonomike dhe në mungesën e besimit te institucionet bankare nëpër botë, në Bulgari asnjë bankë nuk ishte kapitalizuar detyrimisht nga shteti, siç është situata në shumë prej ekonomive të zhvilluara të tregut – rikujtoi kohët e fundit guvernatori i Bankës Popullore Bullgare Ivan Iskrov. Sot sistemi financiar i Bullgarisë është sinonim i stabilitetit, i veprimeve të parashikueshme, dhe i qetësisë – theksoi ai. Në bazën e këtij stabiliteti është regjimi i bordit monetar, i aplikuar në vend në vitin 1999, si dhe politika e rregullimeve të rrepta nga ana e Bankës qendrore të Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Familjet po marrin më shumë kredi të shpejta për të mbuluar shpenzimet e konsumit

Për gjysmën e parë të vitit 2024, paratë për kreditë e shpejta janë mbi 3 miliardë euro (6.017 miliardë leva), sipas Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Për krahasim, në fund të qershorit 2023, kreditë e shpejta të dhëna ishin 2.5 miliardë euro (4.926..

botuar më 24-08-19 9.57.PD

Eksportojmë më së shumti djathëra dhe gjizë në Greqi, Britani të Madhe dhe SHBA

Në periudhën janar-prill 2024 eksporti ynë kryesor i djathit dhe gjizës ishte në Greqi (882 ton, ose një rënie prej -48.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023), Mbretëria e Bashkuar (871 ton, ose një rritje prej 22.1%) dhe SHBA (844 ton,..

botuar më 24-08-14 4.49.MD

Paga mesatare bruto në Bullgari arriti 2296 leva (1174 euro)

Në tremujorin e dytë të vitit 2024, paga mesatare mujore bruto në Bullgari u rrit me 4.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe arriti në 2296 leva ose 1174 euro, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Aktivitetet..

botuar më 24-08-12 3.59.MD