10 160 janë të sapoinfektuarit me Covid në vend gjatë 24 orëve të fundit, ose 1021 raste më pak se një ditë më parë. 77.5% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 24,5% e 41 433 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg...
Në muajin e fundit, numri i testeve pozitive për koronavirus në shkollat është i rritur gati dhjetëfish, tha Ministri i Arsimit Nikollaj Denkov për Nova TV. Aktualisht, 3.6 për qind e mësuesve janë në karantinë, ndërsa përqindja e nxënësve është 2.6...
Fëmijët e moshës 12 deri në 18 vjeç që vijnë nga ndonjë vendi në zonën e kuqe nga sot do të duhet të paraqesin një dokument për testin negativ PCR, të bërë deri në 72 orë përpara hyrjes në vendin tonë, sipas urdhrit të Ministres së Shëndetësisë..
Për herë të dytë këtë javë në Bullgari u regjistrua një numër rekord i të infektuarve të rinj me koronavirus – 11 181. Kjo është me 1185 të infektuar më shumë se një ditë më parë. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit...
Ajo që po ndodhte 2-3 javë më parë në Evropën Perëndimore tashmë po vërshon pjesën lindore, tha për BNT Doc. Angell Kunçev, kryeinspektor shtetëror shëndetësor. Ai pret që numri i të infektuarve me Covid të vazhdojë të rritet. “Një nga..
9996 janë rastet e reja të koronavirusit në vend në 24 orët e fundit. Për shkak të barazimit të statistikave nga fundi i javës së kaluar, rritja krahasuar me një ditë më parë është 7617 pacientë. 79 për qind e të infektuarve nuk janë të vaksinuar...
Numri i shtretërve për trajtimin e pacientëve me Covid-19 në Sofje do të rritet me rreth 10 për qind këtë javë. Kështu shkroi në profilin e saj në Facebook Kryetarja e Bashkisë së Sofjes, Jordanka Fandëkova. Nga 1878 shtretërit Covid të zbuluar..
Vendpushimet tona dimërore paralajmërojnë për pasoja të rënda nga urdhri i fundit të Ministres së Shëndetësisë Asena Serbezova nga e premtja, 14 janar. Sipas urdhrit, qytetarët e vendeve në zonën e kuqe nuk mund të hyjnë në Bullgari. Përjashtim..
Nga fillimi i pandemisë deri më 11.01.2022 në Bullgari janë diagnostikuar 787 178 persona me Covid-19, ndërsa rastet e regjistruara të riinfektimit deri më 22.12.2021 janë 4 692 veta. Këtë e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë Asena Serbezova nga..
Mund të thuhet se varianti i koronavirusit “Omikron” dominon në vend. 40 për qind është kuota e mostrave me “Omikron”, njoftoi para bTV Drejtoresha e Qendrës së Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare Prof. Iva Hristova. “Ky variant i virusit..