Vartësia e Bashkimit Evropian nga importi i energjisë elektrike tek viti 2030 do të shtohet nga 50% deri në 65%. Në të njëjtën kohë nevoja e importit të gazit për BE do të shtohet nga 84% deri në 93%. Ky fakt imponon një politikë të re në sektorin energjetik..
Bullgaria duhet të zhvillojë prodhimin e energjisë nga burime ripërtëritëse energjetike, pjesë prej të cilëve janë dielli dhe era. Angazhime për prodhimin e energjisë së pastër, e cila nuk ndot ambientin rrethues, vendi ynë mori përsipër me hyrjen në BE-në...