Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bullgaria nuk e vë në dyshim identitetin dhe gjuhën e Maqedonisë së Veriut

Снимка: BGNES

Filloi vizita zyrtare e delegacionit bullgar të kryesuar nga Kryeministri Kirill Petkov në Shkup.

I pyetur nga TV “Sitel” për qëndrimin e tij për gjuhën dhe popullin maqedonas, ai theksoi se Bullgaria është vendi i parë që e njohu Maqedoninë e Veriut si shtet të pavarur dhe është krenare për këtë. Kur je shtet i pavarur, ne nuk e vëmë në dyshim identitetin dhe gjuhën e Maqedonisë Veriore. Kjo është e drejta juaj për identitet dhe askush nuk e konteston, tha Petkov, cituar nga BTA.

Ne duhet të ndërtojmë lidhje që nuk do të varen nga kush është në pushtet në Shkup dhe Sofje. Të krijojmë rregulla të qarta se gjuha e urrejtjes nuk lejohet për një fqinj me të cilin duam të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore, shtoi Petkov.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна