Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Tempulli i Mrekullive në Mellnik

Снимка: arkiv

Kisha e Rilindjes “Shën Antoni i Madh” në qytetin më të vogël bullgar Mellnik është e vetmja në vendin tonë që mban emrin e shenjtorit, të cilin e nderojmë më 17 janar. “Bazilika njënefëshe është ndërtuar në vitin 1846. Ajo është djegur pjesërisht, por nuk është shkatërruar kurrë plotësisht”, tha për Radio Bullgarinë At Nikollaj nga Mellniku. Brendësia e kishës - ikonostasi, mobilimi dhe tavani i pikturuar, janë krijuar sipas karakteristikave të Shkollës Artistike të Mellnikut dhe i japin kësaj shtëpie shpirtërore një vend të denjë ndër monumentet e kulturës me rëndësi kombëtare.

Natën e 16-17 janarit, tempulli mbushet me besimtarë që luten gjithë natën për shpëtim dhe shërim. Sipas At Nikollës, "engjëjt dhe kerubinët në mure u japin shpirtrave të humbur forcën dhe sigurinë që u nevojitet".

Pse kisha në rezervatin kulturor-historik “Mellnik” ka fuqi mrekullibërëse, do ta mësoni nga botimi Tempulli i çudirave “Shën Andoni i Madh” në Mellnik", nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна