Në një video fjalim, Kryeministri Kirill Petkov e cilësoi seancën e djeshme të Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare si një diskutim me kohë dhe të dobishëm, bëri të ditur shërbimi për shtyp i qeverisë. Sipas Kryeministrit, ajo ka treguar se të gjithë pjesëmarrësit ndajnë një qëllim të përbashkët - heqjen e pezullimit në marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe dhënien e një fillimi të ri në ndjekjen e synimit për fqinjësi të mirë.
Qeveria do të fillojë punën për zbatimin e programit në fusha të ndryshme dhe të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut do të jenë në qendër të përpjekjeve të saj, tha Kryeministri Kirill Petkov.
Partitë parlamentare vendosën se pajtimi për fillimin e negociatave ndërmjet Shkupit dhe BE-së nuk është lidhur me afate, por me arritje reale, përfshirë edhe për të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.
Pushteti ekzekutiv ngarkohet që të ndërmarrë hapa për të përshpejtuar ndërtimin e Korridorit №8 së bashku me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.