Më 25 dhjetor nga ora 20, orë bullgare, Radioja Kombëtare Bullgare sipas traditës do të transmetojë në mënyrë të drejtpërdrejtë spektaklin “Krishtlindjet Bullgare”.
Në shfaqjen në skenën e Teatrit Popullor “Ivan Vazov” marrin pjesë muzikantë të njohur bullgarë, gazetarë, sportistë, mjekë të njohur. Qëllimi i edicionit të sivjetshëm të 19-të të nismës “Krishtlindjet Bullgare” është të ndihmojë mjekimin e qindra fëmijëve bullgarë dhe të sigurojë aparaturë të teknologjisë së lartë për repartet dhe klinikat e fëmijëve.
“Fushata do të mbahet gjatë gjithë vitit 2022 dhe do të titullohet “Jepini shpresë një fëmije në nevojë”, tha Presidenti Rumen Radev.