Më 18 dhjetor zyrtarisht do të hapet sezoni dimëror i skive 2021/2022 në vendpushimin Bansko në malin Pirin. Nga pushimorja u kujtojnë mysafirëve se sivjet qendra e skijimit do të punojë me masa të rrepta sigurie për shkak të situatës së pandemisë.
Të gjithë adhuruesit e sporteve dimërore mund të blejnë edhe bileta sezonale për teleferiqet me çmime më të ulëta, të cilat do të jenë të vlefshme vetëm nga data 22.11.2021 deri më 18.12.2021.
Bansko - një nga vendpushimet më të mëdha dimërore në Bullgari, ndodhet 925 metra mbi nivelin e detit. Me bazën e vet të rregulluar mirë ai tërheq turistë të shumtë bullgarë dhe të huaj.