Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Drejtorët e shkollave duan që fëmijët të testohen për Covid në shtëpi

Снимка: arkiv

545 drejtorë në të gjithë vendin nënshkruan dhe dërguan një letër drejtuar ministrave të arsimit dhe të shëndetësisë duke kërkuar ndryshimin e urdhrit për testimin për Covid-19 në shkolla.

Drejtorët nuk e konsiderojnë të drejtë që punonjësit në sistemin arsimor të ngarkohen me një detyrë kaq të rëndësishme, siç është testimi, dhe vënë në dukje se nuk mund të detyrohet asnjëri nga stafi në shkollë të kryejë detyra që nuk janë në kualifikimin e tij profesional.

Drejtorët këmbëngulin që prindërve t'u jepet mundësia të testojnë fëmijët e tyre në shtëpi dhe pas rezultateve të testimit, fëmijët të dërgohen në shkollë, duke paraqitur testin si provë.

БНР подкасти:

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна