Grupi Mary Boys Band u krijua 26 vjet më parë në qytetin Burgas. Muzikantët kanë dhënë koncerte të shumta në vendin tonë dhe jashtë, së bashku me kolegët e tyre me famë botërore nga No Mercy, Boney M, Eruption, Gibson Brothers, Racey dhe të tjerë. Liderja e formacionit është Maria Mutafçieva - Mary, autore e të gjitha këngëve nga repertori i "Mary Boys Band".
"Rrugët e panjohura" është nga albumi debutues i grupit me emrin e njëjtë. Albumi u përhap në tregun muzikor në vitin 2001.
"Rrugët e panjohura" është një këngë e bukur, por edhe pak nostalgjike, një këngë për vjeshtën, e cila po hyn në jetën e njeriut, një këngë për kërkimin e përjetshëm të njeriut.
"Askush nuk e kuptoi - vera ka ikur, vjeshta po vjen ...
Po shkoj diku dhe do t’i kaloj rrugët e panjohura, dua që ta kuptoj veten. "
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva